• Latest
  • Trending
  • All

Femër apo Grua?

09/03/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 9 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Femër apo Grua?

09/03/2020
in Aktualitet

Nezir Kraki

E di që sot është në modë ndalimi apo përqeshja e fjalës “femër” dhe kjo nuk bëhet me qëllim të keq por më shumë nga mosnjohja semantike dhe etimologjike e shumë fjalëve me origjinë sidomos greke e latine të cilat gjatë shekujve kanë shetitur nga gjuha në gjuhë dhe nga kuptimi në kuptim. Në gjuhësi ky fenomen quhet “rreshqitje e kuptimit” derisa një fjalë rehatohet në përodrim dhe në kuptim.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Kështu, gjithnjë pa të keq, në vend të fjalës “femër” këshillohet me insistim të përdoret fjala “grua” me arsyetimin se fjala “femër” është term nënçmus i lidhur me ‘aftësinë biologjike për të lindur’ por veç në anën e kafshëve.

Sipas meje (pas shumë verifikimeve) ky dallim është i gabuar dhe më duket se ky gabim vjen nga bindja e disave se anglishtja si gjuha kryesore sot në botë është bazë etimologjike e gjuhëve tjera. Në fakt është vet anglishtja që vjen nga të gjitha gjuhët. Me siguri ky deformim vjen edhe nga anglicizimi i shqipes këto 20 vitet e fundit përmes seminareve dhe vakive tjera sidomos OJQ-iste, Unmik-iste dhe Eulex-iste. Në realitet, kuptimi semantik i fjalës angleze “female” nuk ka shumë lidhje me kuptimin që gjuha shqipe ia ka dhënë si në fjalor ashtu edhe në përdorim fjalës “femër” edhe pse si femër ashtu edhe female kanë origjinë të njejtë, dmth origjinë latine nga FEMINA. Kjo ndodhe sepse secila gjuhë i ka adoptuar termat me origjinë greke dhe latine në mënyren e vet. Por, sipas fjalorit të Oxfordit, edhe anglezët e përdorin fjalën ‘female’ për dallim gjinor tek njerëzit (shembull i Oxfordit: Two of the candidates must be female).**

Po ndalem pak të frengjishtja sepse gjuhësisht jemi më afër me të se me anglishten e Unmikut.

Në frengjisht (gjuhë neolatine) ekziston fjala “femele” dhe përdoret ekskluzivisht për kafshët që lindin dhe fjala “femme” që përdoret për gratë në kuptimin e gjinisë (të dyjat nga e njejta origjinë latine). Fjala franceze ‘femme’ në shqip përkthehet edhe ‘grua’ në kuptim status civil edhe ‘femër’ në kuptim gjinor.
Vlen të përmendet se në frengjisht fjalët që i identifikojnë gratë kanë edhe kuptim social e historik, sikur në shqip. Kuptimi social i fjalës ‘femme’ (grua) përveç se tregon gjininë karshi fjalës ‘homme’ (burrë), në frengjisht lidhet sidomos me statusin martesor karshi fjalës ‘fille’ apo ‘jeune fille’ (vajzë, në kuptimin e pamartuar), dhe kjo është identike me shqipen (grua/vajzë). Këto fjalë pastaj kthehen në Madame/Mademoiselle dhe Zonjë/Zonjushë, me kuptim semantik 100% të njejjtë si në shqip ashtu edhe në frengjisht.

Fjalët shqipe grua dhe burrë janë etimologjikisht shqipe ndersa fjalët femër dhe mashkull janë latine. Mund të përdoren edhe si sinonime por në disa kontekste sikur ky që u përshkrua këtu sipër, është mirë të përdoret fjala kuptimisht më adekuate.

Përndryshe, fjala tash shqipe ‘femër’ vjen nga fjala latine ‘femina’ e cila vjen nga fjala greke ‘fuomai’ që do të thotë “çfarë lind” (jo si pyetje por ne kuptimin e “ajo çka vjen në jetë”). Në latinisht ‘femina’ merr kuptim dallues gjinor si “ajo që jep frymën, jetën” sepse rrënja indoevropiane ‘FE’ ka kuptimim “me ushqye”, “me dhënë qumësht apo gji”, prandaj FEmina është ajo që jep gji, që ushqen.***

Nga kjo del se fjala femër nuk ka asgjë negative brenda saj as në shqip as në anglisht as në frengjisht. Në të trija gjuhët ka pak a shumë kuptim të njejtë dhe në asnjë rast nuk mund të transpozohen apo të të krahasohen ballë për ballë kuptimisht. Prandaj argumenti se fjala femër është në fakt fjala female në kuptimin kafshëror nuk qëndron.

Edhe fjalët Feminizem dhe Feminist janë të njejta në shqip, frengjisht dhe anglisht, me origjinë dhe rrënjë të njejjtë latine nga FEMINA në kuptim gjinor karshi gjinisë mashkullore. Ateherë a ka kuptim që një feministe apo një feminist që në emeërtimin e saj/tij ka rrënejn Femina ta konisderojë fjalën “femër (femina” si të joadekuate për identifikimin e gjinisë?
Pastaj dallimet në kuptimin social grua/vajzë nuk ia vlen të preken sepse do të ishte shumë delikate t’i themi grua një vajze 16 vjeçare. Shqipja megjithatë eshtë më e pasur se anglishtja në ketë temë.

Sidoqoftë, kauza për të drejtat e grave mbetet kauzë fisnike dhe shumë serioze që të rëndohet me pretendime gjuhësore të paqena dhe pa asnjë bazë shkencore apo sociale.
Tekefundit, u quajt grua apo femer, përpjekja për barazi gjinore dhe të drejta të dinjitetshme mbetet e njejtë dhe shkelësit e të drejtave mbeten poashtu të njejtë.

Urime 8 marsi!

Previous Post

Situatë dramatike/ Emigrantja shqiptare në Itali: Jemi të mbyllur në shtëpi nga koronavirusi

Next Post

Njerëzit me mjekër më të rrezikuar nga Koronavirusi

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Njerëzit me mjekër më të rrezikuar nga Koronavirusi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.