• Latest
  • Trending
  • All

Shqiptari i famshëm i arratisjeve nga burgu me helikopter, Alket Rizai së shpejti në film

07/03/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 6 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Shqiptari i famshëm i arratisjeve nga burgu me helikopter, Alket Rizai së shpejti në film

07/03/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Historia e shqiptarit Alket Rizai, shqiptarit më të famshëm që është arratisur dy herë me helikopter nga burgjet greke, edhe ndër ata të sigurisë më të lartë do të përfundojë në skenar filmi.

Së shpejti një regjisor francez, do të nisë xhirimet pikërisht me skenarin e shkruar po prej atij vetë, dhe përjashtim nuk bën as Ballshi, vendlindja e shqiptarit Rizai.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

I njohur për arratisjet e tij spektakolare me helikopter dy herë nga burgjet e sigurisë së lartë, madje një herë nga Koridhalosi, Alket Rizai ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave, si në Greqi, ashtu edhe në Shqipëri.

Alket Rizai konsiderohet si një nga personat më të rrezikshëm në Greqi. Në vitin 2006 dhe 2009, ai, në bashkëpunim me kriminelë të njohur grekë, arriti të arratisej nga burgu më i sigurt i Greqisë, ai i Koridhalosit, duke përdorur helikopter. Arratisja e parë e stilit hollivudian u krye më 4 qershor të vitit 2006, e ideuar nga Nikos Paleokostas, vëllai i një krimineli me famë, Vasilis Paleokostas. Ai akuzohet për krijim të organizatës kriminale, vrasje me dashje, plagosje, pengmarrje dhe tentativë vrasjeje.

Alket Rizai ka lindur në Ballsh të Mallakastrës, ku ka jetuar deri në fund të viteve ’90 dhe më pas emigroi në Greqi. Në shtetin fqinj ai u dënua për vrasjen e një qytetari grek, sipërmarrësin Thanasi Koropiotis, për të cilin dyshonte se kishte lidhje me të dashurën e tij ruse, Oksana. Ngjarja ka ndodhur më 3 maj 2003. Autorët e rrëmbyen të riun Koropiotis, në Marusi, dhe më tej me një makinë e dërguan në pyjet e zonës së Atikës, ku edhe e ekzekutuan e më pas zhdukën kufomën.

Kush është Alket Rizai

Alket Rizai ka lindur me 24 maj 1978 ne Ballsh. Në moshën 16 vjeçare u largua për në Greqi për të punuar. Është bërë i njohur si shqiptari që është arratisur dy herë nga burgjet greke me helikopter. Ai ishte më i vogli i tre djemve dhe ka qenë një fëmijë i bindur. Kishte një pasion të veçantë, të cilin ndoshta mund ta shndërronte në profesion nëse e ardhmja e tij do të ishte ndryshe: elektronikën.

I zbërthente pajisjet elektronike dhe i montonte sërish që në moshën 10-vjeçare. Vitet e para të fëmijërisë Alketi i kaloi në fshatin Kalenjë, te dajat e tij. Gjashtë vjeç është kthyer në qytetin e lindjes për të nisur klasën e parë. Shkollën e mesme nuk e ka përfunduar, është larguar për në Greqi. Alketi përveç gjuhës shqipe flet 5 gjuhë të huaja.

Pas arratisjes nga burgu në vitin 2006, Alket Rizai dhe Nikos Palekostas u kapën shpejt, por Vassilis u zotua që do e vazhdonte historinë e tij të krimeve. Më 9 qershor 2008, ai rrëmbeu George Mylonas, një miliarder- manjat alumini, që kishte zemëruar të varfrit në vend duke deklaruar se “punëtorët duhet të shtrëngojnë rripat”. Por Mylonas tha për rrëmbyesit e tij: “Ishin të sjellshëm dhe më trajtuan mirë”, ndërsa shuma që kërkohej për lirimin e tij ishte 12 milionë euro.

Në fakt autoritetet greke arritën që ta gjurmojnë Paleokostas në shtëpinë ku mbahej Mylonas. Atje, më 2 gusht 2008, ndërkohë që i arratisuri po pinte një gotë me alkool dhe po bëhej gati që të shihte diçka në DVD, një skuadër e forcave speciale hyri me forcë duke shkatërruar derën.

Policia gjeti një kopje të filmit të Al Pacino, “Heat”, që tregon historinë e dy veteranëve në vjedhjen e bankave, që shmangin policinë. Ai kishte qenë 791 ditë në arrati kur u kap dhe policët ishin të lumtur.

“Kapja e shpejtë e Vassilis Paleokostas, një nga kriminelët më famëkeq në vend, është një shtysë e nevojshme për moralin dhe imazhin publik të policisë greke,” thuhej në një kabllo të konsullatës amerikane në Selanik për Sekretarin e Shtetit në Uashington, publikuar më vonë nga Wikileaks.

Nuk dihet se si i shpenzonte Paleokostas paratë e marra, por në një seancë gjyqësore ndaj tij në vitin 2009 në Athinë, ku u ngritën akuza të reja për rrëmbim dhe grabitje, një turmë u mblodh jashtë gjykatës.

Një grup me vajza të reja pushtuan sallën e gjyqit, duke u sjellë si një klub fansash të një idhulli të muzikës pop, siç do shkruante më vonë një gazetë tabloide. Në këtë kohë, e dashura magjepsëse e Alket Rizait, Soula Mitropia, bëri bujë në sallën e gjyqit.

Ndërkohë që Rizai kthehej në gjykatë për t’u dënuar me 25 vite, ajo në mënyrë teatrale nisi të dëneste dhe i hodhi krahët rreth tij. Kur askush nuk po shihte, ajo i futi një orë misterioze në xhep.

Arratisja e dytë po me helikopter

Për rojet që po shihnin kamerat e sigurisë, ai mëngjes ishte si çdo mëngjes tjetër. Paleokostas po bënte palestër dhe Rizai po përzgjidhte fituesit në një lojë me baste. Rizai kujton: “Jam një njeri që ka intuitë. I ndjej gjërat, kur diçka e mirë do të ndodhë, e ndjej”.

Në orën 15:00, Mitropia i telefonoi në orën- celular që i kishte futur në xhep kur ishin në gjykatë. Ishte momenti. Sirena e urgjencës në burgun Korydallos nisi të vajtonte si një violinë, ndërkohë që rojet urdhëruan të burgosurit të futeshin brenda. Ishte ora 15:45, një ditë përpara se të niste gjyqi ndaj Paleokostas.

Sipër në qiell, një rojë nga kulla po ndjente zhurmën e helikave. Kur helikopteri u ul në krahun e djathtë të brugut, roja kapi automatikun dhe i ra alarmit. Nuk ishte një stërvitje, këtë herë ata duhet të qëllonin për të vrarë. Helikopteri ishte rrëmbyer nga një kompani e quajtur Interjet, që ofronte helikopterë me qira, arratisje që rezultoi e suksesshme.

Previous Post

Udhëtarët në frikë pasi dy bartës të valixheve në aeroportin e Londrës u diagnostikuan me coronavirus

Next Post

Koronavirusi/ Veriu i Italisë në karantinë, qeveria shqiptare merr një vendim me rëndësi

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Koronavirusi/ Veriu i Italisë në karantinë, qeveria shqiptare merr një vendim me rëndësi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.