Dyqanet në Mbretërinë e Bashkuar kanë filluar të dezinfektojnë klientët në mesin e frikës së koronavirusit. Pamje filmike që po bëjnë xhiron e rrjetit tregojnë sesi mbi njerëzit lëshohet spraj përpara se të hyjnë në dyqanet Costco, ku një anëtar i stafit i shpërndan pastrues për duart. Filmimet tregojnë se askush nuk ankohet për atë që po ndodh, dhe të gjithë presin të bindur në radhë. Kjo në mesin e panikut që ka përfshirë edhe britanikët, të cilët vërshuan të blejnë produkte dezinfektimi e detergjentë, megjithëse qeveria ka bërë vazhdimisht thirrje që të mos blihen produkte me shumicë, sepse nuk është e nevojshme.
Sekretari i shëndetësisë Matt Hancock u zotua se në supermarkete nuk ka për të mbaruar ushqimi, ndërsa kryeministri Boris Johnson insistoi që njerëzit të vazhdojnë jetën si normalisht, edhe pas vdekjes së parë të konfirmuar në vend. Qeveria britanike tha se ka një plan prej katër fazash kundër epidemisë. Mes masave të diskutuara është mbyllja e shkollave, ndalimi i eventeve të mëdha publike si dhe mbyllja e parlamentit për 5 muaj.



















