• Latest
  • Trending
  • All

Vendet e grupit G7, takim për masat kundër virusit COVID 19

03/03/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 6 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Vendet e grupit G7, takim për masat kundër virusit COVID 19

03/03/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Bota, Dhe të tjerat, Lajme

Ministrat e financave nga Grupi i Shtatë ekonomive më të fuqishme në botë janë mbledhur për të diskutuar mbi masat ndaj shpërthimi të koronavirusit (COVID 19) që ka sjellë raste të infektimit në të paktën 70 vende.

Bisedimet e grupit G-7 vijnë në një kohë kur Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in kërkoi fonde në vendin e tij për furnizime mjekësore dhe për të ndihmuar bizneset e vogla që janë goditur rëndë për shkak se njerëzit po qëndrojnë në shtëpi nga frika e infektimit me virusin COVID 19.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Koreja e Jugut është një nga vendet më të goditura pas Kinës. Të martën Koreja e Jugut njoftoi se sipas të dhënave më të fundit në vend janë shënuar gati 5,000 raste infektimi.

“I gjithë vendi ka hyrë në luftë kundër kësaj sëmundjeje infektive,” tha Presidenti Moon.

Irani është një tjetër vend nga ku virusi është përhapur në vendet e tjera përmes udhëtimit të të infektuarve. Ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë shkuar atje për të ndihmuar punonjësit lokalë të shëndetit për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Britania, Franca dhe Gjermania gjithashtu premtuan të dërgojnë furnizime mjekësore në Iran.

Kina ka parë një ulje të numrit të rasteve të reja, duke raportuar vetëm 125 raste të martën. Kjo është nga shifrat e saj më të ulëta të rasteve të reja në dy muajt e fundit.

Ngadalësimi i përhapjes së virusit COVID 19 në Kinë vjen në një kohë kur rastet e infektimit janë rritur në vende të tjera.

Shtetet e Bashkuara njoftuan katër vdekje të tjera nga virusi COVID 19 të hënën, duke e rritur numrin e përgjithshëm të vjekjeve në gjashtë dhe atë të infektuarve në rreth 100.

Në të gjithë botën, virusi ka infektuar 90,000 njerëz dhe ka shkaktuar vdekjen e 3,100 të tjerëve.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha se fokusi i të gjitha vendeve duhet të jetë në përpjekjet për të vënë nën kontroll virusin.

“Jemi në një territor të paeksploruar,” tha Tedros. “Asnjëherë nuk kemi parë një patogjen respirator që është i aftë të transmetohet në komunitete, por që gjithashtu mund të vihet nën kontroll me masat e duhura”.

Përhapja e koronavirusit ka prekur njerëzit në të gjithë botën. Miliona nxënës japonezë nuk shkojnë në shkollë prej katër javësh; Izraelitët e infektuar u detyruan të votonin në zgjedhjet kombëtare të së hënës në vendvotime të posaçme; dhe mijëra turistë nuk mund të vizitojnë Luvrin në Paris, muzeu më i njohur i artit në botë.

Në Gjermani është e zakonshme që njerëzit të përshëndesin njëri-tjetrin me shtrëngime duarsh. Por kur kancelarja gjermane Angela Merkel u paraqit për një takim me grupet e imigrantëve, Ministri i Brendshëm Horst Seehofer nuk e shtrëngoi dorën e saj të shtrirë.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në Paris (OECD) paralajmëroi se ekonomia globale mund të tkurret në tre muajt e parë të vitit për herë të parë që nga recesioni i vitit 2008.

“Parashikimet globale ekonomike mbeten të ulta dhe shumë të pasigurta,” tha kjo organizatë.

OECD uli parashikimin e saj të rritjes globale për vitin 2020 me gjysmë përqind, në 2.4%, që do të ishte rritja më e dobët që nga kulmi i krizës ekonomike të vitit 2008.

Industria amerikane e prodhimit u ngadalësua përsëri në shkurt, tha Instituti për Menaxhimin e Furnizimit, pasi zinxhiri global i furnizimit u ndikua nga shpërthimi i koronavirusit.

Në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Donald Trump dhe ekipi i tij i punës për koronavirusin u takuan në Shtëpinë e Bardhë me drejtuesit e kompanive të mëdha të ilaçeve në lidhje me mundësinë e përparimit të punës për zhvillimin e një vaksine për koronavirusin. Industria e ilaçeve ka thënë që një kurë e tillë është deri 18 muaj larg.

Trump tha se përpjekjet e administratës së tij kanë kufizuar efektet e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.

“Unë u kritikova nga demokratët kur mbylla vendin nga Kina shumë javë përpara se kjo të rekamandohej pothuajse nga të gjithë,” tha ai. “Shpëtuam shumë jetë. Demokratët po punonin në procesin mashtrues të shkarkimit (të Presidentit). Ata nuk e kishin idenë se çka po ndodhte! Tani ata mbjellin frikë në mesin e njerëzve. Qetësohuni dhe tregohuni syhapur!” 

Të mërkurën, zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara do të takohen me drejtuesit e kompanive ajrore dhe atyre të anijeve turistike për gjendjen e

vështirë të tyre të shkaktuara nga pakësimi i udhëtimeve për shkak të përhapjes së koronavirusit.

E hëna solli dy rastet e para të raportuara në Indonezi. Zyrtarët shëndetësorë atje thanë se të infektuarit kishin lidhje me një shtetas të infektuar japonez.

Italia ka qenë vendi më i goditur në Evropë dhe ka parë numrin e rasteve të saj të rritet në rreth 1.700 të Dielën. Zyrtarët atje thanë se ata prisnin që numri rasteve të rritet më tej.

OBSH thotë se shumica e pacientëve me koronavirus janë të rritur me simptoma që përfshijnë ethe, kollë të thatë dhe gulçim.

Organizata thotë se 80% e viktimave përjetojnë një nivel më të lehtë të sëmundjes; 14% përjetojnë sëmundje të rënda; dhe 5% e të infektuarve sëmuren në mënyrë kritike. OBSH thotë se ata që përjetojnë raste më të rënda janë njerëz të moshës mbi 60 vjeç dhe që kanë probleme të tjera shëndetësore.

Previous Post

Shkon në 51 numri i të infektuarve në Britani, mes tyre edhe një mësues, shkolla mbyllet për dy javë

Next Post

Mbrojtësi kuqezi që po “çmend” botën e futbollit, tani vlera e kartonit 25 milionë euro

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Mbrojtësi kuqezi që po “çmend” botën e futbollit, tani vlera e kartonit 25 milionë euro

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.