Donalda Tana
lEGAL Associate
Ashton Ross Law
Problemi i ndalesave në port prek shumë individë që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe shpesh bëhet në mënyrë të paligjshme ose pa dhënë ndonjë shpjegim të duhur për vendimin e marrë. Prandaj, dikush ka të drejtë të sfidojë atë vendim dhe të ndalojë çdo udhëzim për kthimin e tyre mbas.
Zakonisht kur sfidohen udhëzimet e kthimit, do të jetë për arsye të tilla si:
1) Moslëshimi i transkripteve të intervistave dhe vendimi për të refuzuar hyrjen – moslëshimi i transkriptit të intervistës në raste të tilla është jashtë kufijve të drejtësisë proçedurale siç konfirmohet në rastin e Mushtaq [2015].
Shpesh, intervistat nuk bëhen siç duhet, intervistuesi nuk i regjistron të gjitha përgjigjet dhe se termat janë marrë jashtë kontekstit. Edhe kur kërkohen transkriptet e intervistës, ato kryesisht nuk lëshohen. Pasoja e një gjëje të tillë është se individi i ndaluar nuk do të ketë alternativë tjetër përveç se të procedojë në proçedurat për shqyrtimin gjyqësor. Derisa të lëshohen transkriptet e intervistës së bashku me vendimin për të refuzuar hyrjen, vendimi mbetet i paligjshëm dhe kështu është dhe ndalimi i vazhdueshëm.
2) Ndalimi i paligjshëm – zakonisht konsiderohet se Ministria e Brendshme nuk ka vepruar në mënyrë korrekte dhe me qëllimin për të cilin fuqia e ndalimit është dhënë në bazë të Ligjit të Emigracionit 1971.
Kjo është gjithashtu në kundërshtim me udhëzimet e vetë Sekretarit të Shtetit sipas Paragrafit 55 te Udhëzimeve te Përforcimit, dhe Udhëzimet për Ndalimin dhe Lirimin e Përkohshëm.
Moslëshimi i transkripteve të intervistës nga Ministria e Brendeshme si dhe mbajtja e paligjshme nga emigracioni do të çojë që individi të kërkojë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara.
Nëse një vizitor, anëtar i familjes EU / EEA ose ndonjë kategori tjetër përpiqet të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar, por i refuzohet hyrja për arsye të ndryshme dhe mbahet në aeroport ose qëndra emigracioni më vonë, ne mund të veprojmë menjëherë. Refuzimi i hyrjes dhe ndalimi i dikujt që ka vizë të vlefshme është sigurisht i paligjshëm dhe mund të kundërshtohet sipas ligjit.
Nëse ju, një anëtar i familjes ose dikush që mund ta dini është prekur nga ndalimi dhe refuzimi i hyrjes në Britani të Madhe, ju lutemi na kontaktoni dhe ne do të jemi në gjendje t’ju ndihmojmë në ndalimin e çdo udhëzimi të kthimit mbas dhe gjithashtu duke siguruar që ato nuk janë të ndaluar në mënyrë të paligjshme.
Ne ofrojmë shërbime jashtë orarit të zyrës dhe mund të vazhdojmë me urdhra dhe rishikim gjyqësor nëse është e nevojshme.
Per me shume info ju lutem na kontaktoni (Ne gjuhen shqipe)
Dona:
shqip: 07856 233878
english: 07535784248
Tel: 020 3815 8440
FAx: 020 3815 8441
zjamali@ashtonrosslaw.com
Address: No 16,
St Martin’s
Le Grand, St Paul’s,
London, EC1A 4EN





















