Rita Ora është një nga të ftuarat për të performuar në festivalin “Estéreo Picnic 2020”, në Kolumbi.
Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për median e njohur amerikano-jugore, “SHOCK’.
Ajo ka rrëfyer shumë nga jeta dhe karriera e saj, ndërsa nuk ka hezituar të flasë me krenari edhe për Kosovën, duke e cituar si krenarinë më të madhe të saj, transmeton KultPlus.
Kjo gazetë i ka dedikuar një shkrim të gjatë historisë së Kosovës, një vend që njihet shumë pak në Amerikën e Jugut.
“Rita Ora njihet si interpretuese e shumë hiteve, që e kanë ngjitur atë në majat e top listave të Mbretërisë së Bashkuar dhe jo vetëm.
Kur Rita ishte fëmijë, në vitin 1991, familja e saj la Kosovën e tyre amtare në kuadër të Luftës Ballkanike.



















