Pas shumë e shumë bisedimesh, Albin Kurti i Vetëvendosjes dhe Isa Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës firmosën marrëveshjen mes tyre për të qeverisur bashkarisht, në prag të skadimit të afatit kushtetues.

Paraditen e kësaj të diele, të dy liderët janë ulur dhe firmosur dakordësinë mes tyre, duke e lënë detajimet finale nesër në seancë, ku palët do të bien dakord edhe për programin qeverisës.
“Jemi marre vesh edhe për ndarjen e përgjegjësive përveç programit” – tha Kurti, teksa shtoi se procesi për këtë marrëveshje nuk ka qenë i thjeshtë. Ndërsa Musfafa tha se është një marrëveshje e mirë dhe në dobi të Kosovës.