Një sevis automjetesh është përfshirë nga flakët në aksin Durrës- Shijak, afër Xhafzotajt dhe sipas informacioneve të para mësohet se janë djegur disa makina.
Ngjarja ka ndodhur pak më parë dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Pas njoftimit për ngjarjen, zjarrëfikëset dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.
Mësohet se servisi ndodhet në vendin e quajtur “Mulliri i Bullgarit.



















