• Latest
  • Trending
  • All

Policët e vrarë në Kosovë/ Në dy dekada, ja sa janë ekzekutuar në krye të detyrës

29/01/2020

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 28 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Policët e vrarë në Kosovë/ Në dy dekada, ja sa janë ekzekutuar në krye të detyrës

29/01/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Histori, Kosova, Lajme

Sami Thaqi është zyrtari i 21-të policor i Kosovës që ka humbur jetën në krye të detyrës, që nga themelimi i Policisë së Kosovës, 20 vjet më parë. Ky pjesëtar i Policisë së Kosovës ka humbur jetën gjatë një aksioni bastisjeje në fshatin Zhur të Prizrenit, kurse dy zyrtarë të tjerë policor ishin lënduar, prej të cilëve njëri kishte marrë plagë të rënda.

Që nga rasti i parë i vrasjes së një zyrtari policor, që është regjistruar në shtator të vitit 2001 në vazhdimësi është ngritur edhe shqetësimi për mungesën e sigurimit shëndetësor e jetësor për të gjithë ata zyrtarë, që përkujdesen për rendin dhe ligjin. Krahas numrit prej 21 policëve që humbën jetën në detyrë, numri i policëve të lënduar në kryerje të detyrës, konsiderohet të jetë shumë më i madh.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Kërkesa për sigurim shëndetësor dhe aksidental për Policinë e Kosovës është e hershme, por që deri më tani, asnjë nga qeveritë e deritanishme të Kosovës, nuk ka arritur ta përmbushë, thotë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli. Ai thotë se rasti i fundit i vrasjes së policit, ngritë nevojën urgjente të krijimit të sigurimeve shëndetësore e jetësore për policët. Tasholli tregon se e vetmja ndihmë që familjarët e policëve që humbin jetën në detyrë, është një përqindje e pagës mujore.

“Policia e Kosovës nuk ka as sigurim jetësor dhe as shëndetësor. Mirëpo në rastet specifike për të lënduarit në detyrë, ekziston mundësia që shpenzimet të realizohen nga Drejtoria e Policisë”, tha Tasholli.

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës që i ka bërë policit Artur Mrasori, në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, që mbeti i lënduar të martën i pasojë e një shpërthimi gjatë aksionit të 28 janarit në Zhur të Prizrenit, tha se Ligji për sigurimet shëndetësore për policinë dhe Ligji për pensionim të parakohshëm, janë të domosdoshëm dhe do të miratohen.

“Është një kërkesë e drejtë e policisë për Ligjin për sigurime shëndetësore dhe Ligjin për pensionim të parakohshëm. Jemi në pritje të formimit të qeverisë së re për t’i dërguar këto ligje për miratim dhe kjo do të ndodhë”, tha Haradinaj. “Gjatë këtyre dy vjetëve, është e vërtetë që kemi qenë më afër policisë edhe me buxhet edhe me përkrahje që nuk ka ndodhur ndonjëherë, mirëpo ato dy ligje janë të domosdoshme dhe duhet të realizohen”, tha Haradinaj.

Qeveria në largim e Kosovës, gjatë mbledhjes të mbajtur të mërkurën, vendosi që të ndajë 15 mijë euro për familjen e policit të vrarë, Sami Thaqit, kurse nga 10 mijë euro për dy policët e lënduar gjatë aksionit në Zhur të Prizrenit.

Po në këtë mbledhje u vendos që familjeve të policëve të rënë në detyrë t’u jepet një shumë prej 300 eurosh çdo muaj, përveç pensionit që e marrin tashmë. Në anën tjetër, Shaban Tasholli tregon se sindikata në disa raste ka ndihmuar familjarët e policëve që kanë humbur jetën në detyrë.

Sindikata në tri raste ka grumbulluar mjete financiare, në një rast janë ndarë 13 mijë euro, në dy raste tjera nga 2500 euro. Jemi interesuar për fëmijët e tyre, për shkollimin e tyre. Në çdo universitet dhe Kolegj privat, fëmijët e policëve të vratë mund të regjistrohen dhe vazhdojnë studimet pa pagesë. Këto kanë qenë mundësitë tona në vijën sindikale që të ndihmojmë fëmijët e policëve të vrarë në detyrë”.

Përveç mungesës së sigurimeve shëndetësore dhe jetësore, pjesëtarët e policisë pagën bazë e kanë 330 euro në muaj, kurse me Ligjin e ri, i cili është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese Kosovës, pritet që paga bazë për Policinë e Kosovës të jetë 520 euro në muaj.

Ardita Demaj, është bashkëshortja e policit të vrarë, Izet Demaj nga Komuna e Istogut, i cili u vra gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në fund të vitit 2018. Ai ishte vrarë gjatë një shkëmbimi të shtënash me armë zjarri ndërmjet një personi të dyshuar për plaçkitje të një banke dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Aktualisht, Ardia Demaj është e papunë dhe jeton me dy vajzat e saj. Ajo tregon se pas vrasjes së bashkëshortit në detyrë, si kompensim merr 80 për qind të pagës bruto apo mbi 300 euro muaj. Menjëherë pas vrasjes së bashkëshortit, tregon ajo, ka pasur ndihma të ndryshme, kurse aktualisht merr vetëm pensionin.

“Kjo shumë mjafton deri diku. Kërkesat familjare janë të mëdha. Në fillim pas vdekjes, janë përgjigjur edhe institucionet, edhe persona privat në forma të ndryshme”, tha Demaj për Radion Evropa e Lirë. Në bazë të Ligjit për Policinë e Kosovës, në rast të vdekjes në detyrë të zyrtarit policor, policia paguan shpenzimet e ceremonisë se varrimit, po ashtu paguan bashkëshorten/in apo fëmijët nën moshën 18-vjeçare me një ndihmë financiare të menjëhershme në një shumë që është e barabartë me pagën mujore bruto të shumëzuar me gjashtë.

Në raste të caktuara sipas vlerësimit, thuhet në ligj, qeveria mund të ndajë shumë më të lartë financiare të menjëhershme për zyrtarin policor i cili ka vdekur në kryerje të detyrës.

Bashkëshorti/ja dhe fëmijët nën moshën 18-vjeçare, kanë të drejtë në pension familjar deri në vlerën prej 60 deri në 80 për qind të pagës bruto.

Policia e Kosovës vazhdon të jetë një nga institucionet më të besueshme në sytë e qytetarëve, thuhet në raporte të ndryshme të organizatave joqeveritare, të cilat pasqyrojnë perceptimet rreth funksionimit dhe besueshmërisë në institucione./REL

Post Views: 130
Previous Post

FOTO/ Gjendet pas 100 vjetësh anija e zhdukur në trekëndëshin e ‘Bermudeve’

Next Post

Shqiptarët e “çmendur” pas metaleve të çmuara, arrestohen nga Policia

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Një vlerësim i veçantë vjen për Shqipërinë nga mediumi prestigjioz amerikan CNN, i cili në një artikull të publikuar të premten...

Next Post

Shqiptarët e “çmendur” pas metaleve të çmuara, arrestohen nga Policia

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.