• Latest
  • Trending
  • All

Reagim tropojan ndaj Mamaqit dhe tutorëve të tij.

29/01/2020

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 28 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Reagim tropojan ndaj Mamaqit dhe tutorëve të tij.

29/01/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Histori, Kosova, Kulture, Lajme, SHQIPERIA

Nga Azgan Haklaj

Që në fillim të këtij reagimi desha të theksoj se Mamaqi as mamaqët, as ata që i kanë nxitur, tutori apo producenti politikë i mamaqëve, e ata që kanë bashkëpunuar me të nuk mund të fyejnë e turpërojnë Tropojën e tropojanët.
Tropoja është djepi i qytetrimit.
Aty janë rrënjët dhe pikëprerja iliro- dardane 2000 vjet para Krishtit.
Ajo shtrihet në prehër të Alpeve ku ngrihet Shkelzeni madhështor, qendra e Shqipërisë Etnike.
Studiuesja Edit Durham thotë “Nëse doni të takoheni me perenditë e Eskilit shkoni ku takohet Drini me Valbonën”.
E Drini me Valbonën takohen në Tropojë.
Tropoja- Malësia e Gjakovës është djepi i Eposit të Kreshnikëve.
Aty Ajkuna vajtoj Omerin.
Eposi i Kreshnikëve duhet të ishte pranuar në Unesko përkrah Vedave Indiane, Eposit të Gilgameshit, Dioskurëve të Greqisë, Nibelungëve të Gjermanisë, Këngës së Rolandit të Francës, Këngës së Sidit në Spanjë, por u sabotua qellimisht nga Ministria e Kulturës. Reagimi i zbehtë për aktin e shëmtuar, rrembimin e Lahutës nga serbët e deshmoj mësëmiri këtë.
Tropoja është djepi i historisë kombëtare, kallzuesi më autentik i betejave për liri, çlirim kombëtar e demokraci.
Nga aty e nisën turravrapin për në Besëlidhjen e Lezhës, të Moisiut tonë Gjergj Kastrioti ( Skënderbeu), Pal- Nikoll- Lek Dukagjini, Pjetër Shpani me të bijtë, në vitin 1444.
Tropoja ishte mbështetësja kryesore e kryengritjes popullore kundër Perandorisë Osmane, të udhëhequr nga Rilindasi Europian Pjetër Bogdani në vitin 1689.
Aty shpërthyen kryengritjet kundër Perandorisë Turke e reformave të Tanzimatit, kryengritje të udhëhequra nga Binak Alija e Sokol Rama në vitet 1444-1445, të cilat i shkaktuan pushtuesëve osmanë 1500 të vrarë duke i thyer keq në brigjet e Valbonës.
Nga aty fluturuan si shqiponjë drejt Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Mic Sokoli, Zmajl Hyseni, Haxhi Zeka, Ali Ibra, Col Delia dhe mijëra luftëtarë drejt Gjakovës në aksionin për vrasjen e Ali Pashë Maxharrit dhe drejt Betejës së Nokshiqit në mbështetje të Jakup Ferrit, Ali Pashë Gucisë, Bajram Bali Nokshiqit, Kadri Bajrit, Kajë Selmanit për mbrojtjen e Plavë Gucisë.
Nga Tropoja e nisën turravrapin Haxhi Zeka e Bajram Curri drejt Lidhjes së Pejës “Besa- Besë”.
Tropoja u ba vatër e betejave kundër xhonturqëve në vitet 1908-1909-1910.
Nga Tropoja u nisën si era maratonomakët e lirisë Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini drejt kuvendeve të Deçiçit të Ded Gjon Lulit, kuvendeve të Junikut e Shkupit, në Kryengritjen e Përgjithshme që do të kurorëzohej me shpalljen e Pavarësisë në Nëntorin e Dytë dhe ngritjen e Flamurit Kombëtar në Vlorën historike nga Plaku i Urtë, Ati i Kombit Ismail Bej Vlora me 28 nëntor 1912.
Nga Tropoja fluturoi dragoi i Alpeve Bajram Curri në vitin 1920 drejt Kongresit të Lushnjes që sot kremton 100 vjetorin, ku u emërua ministër pa porofol i Qeverisë së Sylejman Delvinës.
Në Bujan të Malësisë Gjakovës është organizuar Konferenca e Bujanit me dt 31 dhjetor 1943 – 2 janar 1944 dhe u vendos bashkimi i Kosovës me Shqipërinë pas Luftës së Dytë Botërore por u tradhëtua
nga mamaqët bolshevikë shqiptaro- jugosllavë.
Nga Tropoja e nisi fluturimin Shqipja Dardane Tahir Sinani, ( Komandanti i Njësitit Arbëri) drejt Kosovës, Preshevës, Shkupit, Kumanovës e Tetovës
Ajo ka qenë barrikadë e Invadorëve të shumtë, ka qenë historikisht fushëmejdani e përcaktimit të fateve kombëtare, qysh nga kreshnikët e Jutbinës Muaji e Halili e Gjergj Elez Alia kundër krajlive të Serbisë dhe bajlozëve të detit, deri tek luftrat gjakatare me demat e terbuar të Kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviçi.
Shumë heronjë të Tropojës e dhanë jetën për çlirimin e Kosovës.
E tutori i Mamaqit kuislingu, sivëllau i Petenit mytesarifi i Erdoganit Edi Rama u përpoq të ndajë trojet iliro-dardano arbërore për ti bërë sherbimin e fundit Gebëlsit të Millosheviçit Aleksandër Vuçiçit.
Ky skenar ogurzi, kjo ëndërr djallëzore shterroj në Samitin e Berlinit.
Kalorësi i Lirisë, dalëzotësi i Atdheut, dorëzani i Pavarësisë së Kosovës, Pashaporta Europiane e saj Ramush Haradinaj ia doli ndonëse i vetëm të ndalë këtë plan djallëzor të pagëzuar si korrigjim kufijësh.
Esat Pasha i Dytë, Bimbashi Rama nuk u ndal, shenoj aktin tjetër të tradhëtisë, sëbashku me sivëllaun Vuçiç krijuan miniShengenin Ballkanik, me qellim aneksimin e Kosovës, dhe krijimin e bajpaseve të Serbinë për daljen e saj në Adriatik e jetësimin e Jugosllavisë së re apo Serbisë së madhe.
Despot Rama pasi uzurpoj të gjitha pushtetet, invadoj të gjitha institucionet kushtetuese ashtu siç bënë mamaqët bolshevikë në Kongresin e Permetit 24 – 28 maj 1944 ku ideuan shkatërrimin e Shtetit Modern Shqiptar.
Slloganin bolshevik “Të gjithë pushtetin sovjetëve” e adaptuan “Të gjithë pushtetin komunisëve”.
Kmerët e kuq me dhunë e terror pak muaj me vonë, menjëherë, sapo u çlirua Shqipëria instaluan diktaturën komuniste të Polpotit Enver Hoxha, atit shpirtëror të Mamaqit dhe tutorit të tij Edi Rama.
Kuislingu Rama me panternalizmin e tij që buron nga delirët satanikë pushkatoi Kauzën Çame, u përpoq të ndante Kosovën, e të shkëmbente trojet e shqiptarëve, shiti asetet kombëtare, dhuroj pasuritë strategjike për interesat e tij utilitare me qëllim mbajtën e pushtetit me çdo kusht.
Tani Mamaqi po i shërben Padrinos në platëformën e tij denigruese si hakmarrje ndaj atyre që ia rrëzuan baballarët nga pushteti në vitet 90 e sot ju kanë bërë barrikadë në skenarët e tij për shkatërrimin e demokracisë në Shqipëri e projektet djallëzore kundër Kosovës e Çështjes Kombëtare.
Ata po hakmerren ndaj Tropojës sepse nga aty nisi fluturimi i korifejëve të demokracisë Sali Berisha, Azem Hajdari, Besnik Mustafaj dhe qindra djemëve dhe vajzave, dallandysheve pranëverore të dhjetorit të vitit 1990 që sëbashku me uraganin popullor përmbysën diktaturën komuniste të mamaqëve, formuan Partinë Demokratike dhe institucionalizuan pluralizmin, demokracinë e shtetin e së drejtës.
Nga Tropoja janë martirët Bashkim Mella, Halit Haxhia, Sabaudin Isufi, Krishti i demokracisë Shqiptare Lek Çokaj që dhanë jetën heroikisht për mbrojtjen e shtetit të së drejtës, demokracisë, rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Shqipërisë në vitin 1997 nga dhuna, krimi e terrori i bandave të Partisë të vetëpagëzuar si Rilindje të mbështetura nga armiqtë e Shqipërisë, me qëllim të realizimit të ëndrrës shoviniste të mbetur përgjysmë, ndarjen e Shqipërisë.
Mamaq, shkrimtari i madh Tolstoi na ka lanë një maksimë:
“Nga malet e larta zbresin mendje të kthjellta.
Në metropole lindin talente, në qytete lindin gjeni.”
E nga Jezerca, Shkelzeni, Maja e Hekurave, nga Alpet e Tropojës zbritën hyjnitë Nderi i Kombit Dervish Luzha e Rexhep Beli.
Dua ti kujtoj Mamaqit dhe mamaqëve se Tropoja është vend i dijes, ajo zën vendin e parë në Republikë të numrit të arsimuarve me shkollë të lartë në proporcion me numërin e popullsisë.
Ajo krenohet me poetët, shkrimtarët dhe artistët e përkryer të skenës dhe ekranit, kengëtarët brilantë e baletmaestrat e shkëlqyer, akademikët, doktorrët e shkencave, gjeneralët e zotë, biznesmenët e suksesshëm, sportistët e talentuar, ku në të gjitha ballafaqimet kombëtare e ndërkombëtare janë vlerësuar me vende nderi.
Qindra libra janë shkruar nga tropojanët e më to mund të bëhet një biblotekë mjaft e pasur.
Prej dy dekadash në Tropojë shtrohet Sofra Dardane, Festivali Kombëtar më i madh i trojeve shqiptare.
Kjo sofër ka për meny këngët dhe vallet më të bukura shqipe.
Ky Kuvend panshqiptar i artit tradicional për tre net ngjet në skenë rreth 1000 artistë, evokon historinë tonë të lavdishme dhe kthen Tropojën në kryeqytet të kulturës shqiptare, i dhuron publikut artëdashës tre net magjike.
Sapo erdhën në pushtet tutorët e Mamaqit e hoqën nga projektet shtetërore të ministrisë së kulturës dhe u përpoqën me të gjitha mjetet e mënyrat për ta penguar organizimin e këtij referendumi artistiko- qytetar, por në fakt kanë deshtuar me turp.
Sofrën Dardane nuk ka termet që mund ta rrëzojë, cunam që mund ta shkulë, vullkan që mund ta mbulojë, tajfun që mund ta fshijë sepse ka mbështetjen e qytetarëve artëdashës tropojanë, të Rrafshit të Dukagjinit dhe më gjerë, ka bekimin e vetë Zotit.
z Mamaqi Kanuni i Lek Dukagjinit është monument kulture.
Kur nuk ekzistonte Tirana që sot feston 100 vjetorin e shpalljes kryeqytet Tropoja kishte një korpus ligjor që sherbente si e drejtë zakonore.
Kanuni i anatemuar nga mamaqët e soji i
juaj nuk inkurajonte e frymëzonte krimin, përkundrazi e parandalonte atë.
Ai ishte Kushtetuta e Malësisë, kur nuk qeveriseshin shumë shtete përendimore, madje vetë Amerika.
Na gjej Mamaq ku shkruhet trillimi juaj denigrues e përbaltës.
Turp për ty, për ata që të kanë sponsorizuar në marrzinë tënde dhe për ata që kanë rënë në kurthin tend.
Tropojën nuk e kanë përbaltur dot krajla e zhupana, perandor bizantinë e sulltanë otomanë e po e baltos ti Mamaqi i Sulltan Ramës.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025
Post Views: 131
Previous Post

Tërmeti i Kubës në foto, gropa të mëdha në tokë dhe ushtria në terren

Next Post

Një shqiptar dyshohet se është infektuar nga koronavirusi

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Një shqiptar dyshohet se është infektuar nga koronavirusi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.