Qyteti i Korçës është tronditur këtë të martë nga një vrasje makabre.
Dashnor Osmani, i cili shiste banane pranë pazarit është gjetur i pajetë nga qytetarët, teksa ishte goditur me një sëpatë.
Dhjetëra banorë janë shokuar nga pamjet që kanë parë.
Vetëm pak momente pas ngjarjes, policia arriti të kapte autorin e ngjarjes, i cili është gjetur me sëpatë në dorë, me të cilën dyshohet se ka kryer edhe vrajës makabre.
Hetimet janë në vijim dhe policia e Korçës pritet të jap më tepër detaje.





















