Numri i personave të prekur nga koronavirusi është rritur frikshëm. Raportohet se deri më tani 106 persona kanë humbur jetën, ndërsa numri i të prekurve ka arritur në 4515.
E ndërsa shqetësimet shtohen rreth impaktit që do të ketë në ekonominë e dytë më të madhe në botë, autoritetet shëndetësore nxjerrin një detaj të ri rreth koronavirusit duke shtuar se të gjithë viktimat përveç 6 prej tyre janë nga qendra e Wuhanit, ndërkohë që ditën e sotme u regjistrua dhe i pari në Pekin.
Wuhan, një qytet me 11 milionë banorë në provincën Hubei, nga dyshohet se e ka origjinën dhe virusi i ri vdekjeprurës është vendosur nën karantinë. Shërbimet publike, transporti mbi të gjitha janë ndërprerë.
Aksionet globale ranë përsëri ndërsa çmimet e naftës pësuan uljen më të madhe në tre muaj, dhe monedha juan e Kinës u zhyt në nivelin e saj më të dobët që nga viti 2020, ndërsa investitorët shqetësohen për dëmet në ekonomi nga ndalimi i udhëtimeve gjatë periudhës së pushimeve të Vitit të Ri Hënor, të cilin autoritetet e zgjatën me një përpjekje për të mbajtur njerëzit e izoluar në shtëpi.





















