Protesta dy vjeçare për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka sensibilizuar jo vetëm qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, por edhe komunitetin ndërkombëtar.
Zëvendësambasadori i OSBE, Zoti Robert Wilton, është një mik i vjetër i shqiptarëve dhe i teatrit.
Në një intervistë me gazetaren Anila Denaj, për gazetën Panorama, ai është shprehur kështu: Realiteti shqiptar në sytë e perkthyesit të Migjenit, rrëfimi i rrallë i Willton.
Godinat historike, britaniku “Shqipëria s’ka shumë objekte me vlerë, këto pasuri duhet të mbrohen edhe jo të shkaterrohen“.
Z.Willton është koshient që me këto dy hallka kryesore jofuksionale shteti çalon, drejtesia po ashtu, si dhe menaxhimi i pasurive të një vendi. Duke qenë në Tiranë prej më shumë se 6 vitesh, ai e ka parë dhe jetuar transformimin e vendit në të gjithë sektorët, perfshirë edhe atë arkitektonik. Nuk janë të panjohura debatet e forta për objektet historike si ai i Teatrit Kombëtar dhe shembjen e tyre në një vend si i yni e quan të gabuar.
“Shqipëria nuk ka shumë objekte me vlerë, ndaj këto pasuri duhet të mbrohen edhe jo të shkatrrohen“, thotë ai. E pershkruan nismën si një padrejtësi, që do t’i kushtojë turizmit, vendit, brezave e që me siguri, kur pendesa të ngrejë krye, s’do të ketë kthim pas. Një vendim i padrejtë, si të tjerët që mund të jenë marrë në mënyrë legjitime apo jo nga politikanët tanë dhe që sipas tij, Reforma në Drejtësi do të bëjë që të pergjigjet.
“Ende nuk kemi parë rezultatet e reformës, por unë jam optimist dhe shpresoj që “peshqit e mëdhenj” të kapen. Mendoj se politikanët e korruptuar, falë kësaj reforme do të shkojnë në burg“, thotë ai.
Si Migjeni, shpresën më të madhe për ardhmërine e kombit tonë duken se e mbështet te rinia, ajo e moralshjma që nuk rend pas politikave të vjetra për interesat e ngushta personale, por që bën betejën e përditshme për një shoqëri të drejtë, duke e nisur katharsisin më parë nga vetja.
Do të kisha dashur shumë që Shqipëria t’i shmangë gabimet e Britanisë për dy arsye: Së pari, sepse ka pasuri shumë të bukura natyrore dhe kulturore. Unë udhetoj shpesh, ndaj mund të konstatoj pa frikë se terreni malor dhe ai bregdetar në Shqipëri jane resurse sa shpirtërore, aq dhe të domosdoshme për turizmin. Mirepo, për të qenë të sinqerë deri në fund, Shqipëria nuk ka fuqi të mëdha ekonomike për ta zhvilluar turizmin, ndaj potencial kryesor mbeten këto pasuri natyrore e kulturore. Këto pasuri duhet të mbrohen e jo të shkaterrohen. Kjo vlen edhe për objektet historike në qytete. Së dyti, për shkak të historisë që i paraprin me diktaturen dhe potencialin e ulët ekonomik, Shqipëria nuk ka shumë objekte me vlere. Nese në vitin 1970 Britanisë iu hoqën disa objekte përsëri historia, kultura mbijetonte te të tjerat, në Tiranë objektet e vjetra me vlera të veçanta janë të pakta. Pra, nëse vërtet dëshirojmë të tërheqim turistët, apo thjesht nëse dëshirojmë që femijët tanë të rriten në një ambient stimulues, le t’i mbrojmë ato objekte historike që janë të bukura, që flasin për historinë tonë. Le të mendojmë më gjatë per profilin e qytetit. Tirana nuk është Parisi me shumë objekte të bukura, por ka një stil elegant, ku përgjithësisht objektet janë të ulta. Kjo perkon me stilin e jetesës këtu dhe sipas meje është një profil që duhet të mbrohet.
– Zoti Willton, në këtë intervistë ne po cekim problematika shqetësuese për vendin, varfërinë, padrejtësinë, arsimin jo të denjë etj, gati të ngrira në kohë 1 shekull pasi Migjeni i përshkroi në veprën e tij.
Mentalitetin se të rinjtë s’duhet të bëjnë tjetër veçse të pajtohen me mendimin e profesorit, unë e quaj skandaloz. Kështu që, në këtë pikë ne duhet të themi se kemi të bëjmë me një sistem primitiv në secilin nivel të arsimit. Fatkeqësisht, shqiptarët janë të tradhëtuar nga sistemi i tyre edhe në këtë pikë. Këtë të rinjtë e kuptojnë menjëherë sapo dalin jashtë vendit dhe shikojnë mundësitë që iu ofrohen. Sapo ata krahasohen me homologet e tyre, binden edhe se kane qenë të tradhëtuar nga pedagogët e tyre dhe ky është një tjetër problem që kërkon një reformë rigoroze.
Nëse përmirësimi i vendit do të nisë me hidrocentralet apo me zbukurimin e qyteteve, do të dështojë që në fillim ky është një proces që kërkon shumë përkushtim dhe si pikënisje duhet të kete arsim.
– Ne po flasim për 100 vjet pas veprës së Migjenit, por dëshmitë historike apo arkitektonike që na çojnë pas në kohë në vendin tonë janë të pakta. Ju vini nga një vend ku mund të krenoheni nga ndërtesat mijëvjeçare, ndërsa sot në Shqipëri vihen në diskutim edhe ato që ende s’e kanë mbushur 1 shekull. A mendoni se edhe shteti ynë, sikundër Anglia, duhet t’i konservojë objekte të tilla?
Si historian, por mbi të gjitha si dikush që beson se kulturat, civilizimet e shëndetshme janë ato që na çmojnë vlerat e trashëgimisë së vendit, që nuk përjashton historinë, të kaluarën. Në Angli pati një periudhë vërtet të shëmtuar, ku mbizotëroi tendeca për të shkatërruar. Ishin vitet ’60-’70, kur objekte të lashta u shkatërruan dhe u zëvendësuan me objekte të tjera banale, ku mbizotëronte betoni.




















