Apeli ndryshon masën nga arrest në burg në detyrim paraqitjeje për Nevjana Isufin e akuzuar për falsifikim dokumentesh. Bashkë me të gjykata dha të njëjtën masë sigurie dhe për specialistin e ALUIZNI-itAlbrend Qetka i akuzuar për ”shpërdorim detyre”.
Ndërkohë la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë Durrës për 6 të tjerët, të arrestuar për cilësinë e ndërtesave, që u shkatërruan nga tërmeti.
Pak ditë më parë Gjykata e rrethit gjyqësor në Durrësit zëvendësoi dhe masën “arrest në burg” me “detyrim paraqitjeje” për ish-drejtorin e konvaleshencës së Ministrisë së Brendshme, Ahmet Doda.
Apeli gjithashtu vendosi se arrestimi i Avdulla Osmanit, pronari i ish Tropikalit, që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e traumës, ishte i paligjshëm po nuk e ndryshoi masën e sigurisë për të.
Masat e dhëna nga gjykata:
Arben Isaku, ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. – “arrest me burg”
Klajdi Lame, inspektor i INUV në Durrës, në pallatin 6-katësh ku vdiqën dy vetë, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” – “Arrest me burg”
Albrend Qetka, specialisti i ALUIZNI-t që verifikoi pallatin 6 katësh në Durrës, i akuzuar për shpërdorim detyre – “Detyrim paraqitje”
Kujtim Hasa, shefi i shërbimeve të Kavalishencës, i akuzuar për “vrasje me dashje”, – “arrest me burg”
Rruzhdi Xheka, ndërtues informal i ‘Hotel Mira-Mare’, ku vdiqën 2 vetë, i akuzuar për vrasje në rrethana të tjera cilësuese”- “arrest me burg”
Avdulla Osmani, ndërtues informal i “Hotel Tropikal”, ku vdiqën dy kosovarë, i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese. Arrestimi i ligjshëm dhe “arrest me burg”
Defrim Celami, specialisti që përpiloi akti-ekspertimin e pallatit 6 katësh, i akuzuar për shpërdorim detyre- “arrest me burg”
Nevjana Isufi, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshuar si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, – “detyrim paraqitje”
Vazhdojnë të mbeten në kërkim:
Arben Qato, pronar i Vila Palma
Dëshira Qato, shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)
Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit
Artemis Malko, punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit
Artur Cela, ish-drejtori i INUV
Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës
Ndërtuesi i banesës së familjes Lala në Kënetë



















