janar 2020, gjyqtarët e Shkallës së Parë dhe të Apelit nuk do mundin më t’i përdorin pasaportat e shërbimit. Në një vendim të shpallur nga gjykata e Apelit Administrativ, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve humbi betejën me qeverinë. Kjo e fundit në muajin qershor nxori një VKM për heqjen e pasaportave të shërbimit. Por ndërsa në vendim thuhet që rrëzohet kërkesë-padia e gjyqtarëve, nga ana tjetër apeli shton se kjo çështje është nën kompetencë të gjykatës Kushtetuese për t’u gjykuar.
Florian Kalaja, gjyqtari i autorizuar për të ndjekur çështjen e pasaportave diplomatike tha se do presim Gjykatën e Lartë, ku do të bëjmë rekurs, por edhe Gjykatën Kushtetuese. Por si fillim do na duhet vendimi i zbardhur dhe argumentet e Apelit”.
Më herët, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve kundërshtoi gjyqësisht vendimin e qeverisë për heqjen e pasaportave diplomatike me pretendimin se po cënohej statusi i gjyqtarëve dhe se VKM-ja e datës 12 qershor 2019, sipas gjyqtarëve është e paligjshshme.
Vendimi për pasaportat diplomatike u shpall nga pesë gjyqarët Amarildo Laçi, Arjan Qafa, Alkelina Gazidede, Lindita Sinanaj dhe Bari Shyti. Për shkak se ai është i formës së prerë do të thotë se gjyqtarët kanë të drejtë t’i përdorin pasaportat e shërbimit deri ditën e fundit të këtij viti.



















