Britanikët mbushën mbrëmë rrugët e vendit për të festuar Krishtlindjet. Mirëpo, duket se festa ishte vetëm preteksti, pasi ata u harbuan në lokalet e natës.
Shumë prej tyre i mbajtën Krishtlindjet thjesht në zemër, sepse argëtimi i tyre nuk kishte të bënte aspak me festën.
Një pjesë ishin veshur si babagjysh, të tjerë thjesht me një kapele në kokë, ata mezi qëndronin në këmbë nga pija.
Një grua u rrëzua dhe policia e shoqëroi në shtëpinë e saj, ndërsa të tjerët u nxorën me forcë nga disa klube nate.
























