Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me të shtëna armësh. Policia ka nisur kërkimin për një të dyshuar, i cili qëlloi një berber me 3 plumba pasi nuk i pëlqente mënyra se si e kishin qethur djalin e tij. Ngjarja ka ndodhur në Teksas. Adoleshenti u kthye në shtëpi pasi kishte prerë flokët, por babai nuk i pëlqeu modeli i flokëve.
I ati i 13-vjeçarit, shkoi bashkë me djalin tek salloni dhe e qëlloi atë tre herë, në stomak, këmbë dhe në krah shkruajnë mediat e huaja.
E gjithë skena ka ndodhur në sy të djalit, i cili qëndroi në makinë dhe pa të atin tek qëllon 3 herë berberin me armë.


shqip



















