Kryeministri Edi Rama mblodhi sot kabinetin qeveritar për të analizuar vitin 2019 dhe masat e marra për pasojat e tërmetit, ku është kërkuar rindërtimi sa më i shpejtë i shtëpive.
Kreu i qeverisë ka kritikuar ministrat, ndërsa u ka lënë edhe disa porosi me fokus te rindërtimi pas tërmetit tragjik.
Më një prononcim për mediat, Rama deklaroi se në janar do të kalojë akti normativ kundër KÇK-së
“Ne në fund të çdo sesioni parlamentar në prag të pushimeve të verës dhe në prag të vitit të ri bëjmë një mbledhje të gjatë ku kalojmë të gjithë aktivitetin e ministrive duke u përqendruar te problemet dhe prioritetet. Kemi pasur një pjesë të rëndësishme për rindërtimin, kemi një plan shumë solid për të nisur procesin. Objektivi është që brenda pranverës të jetë e nisur dhe brenda 6 mujorit të parë një pjesë e madhe e atyre që janë sot në banesa individuale të jenë sistemuar në një shtëpi të re. Për ata që do të hyjnë në lagjet e reja do të vijojnë të qëndrojnë me qira, deri kur të jenë gati pastaj kemi diskutuar ato që ju i keni parë, si 7 prioritetet e qeverisjes.
Në fillim të janarit do të kalojmë aktin që u pengua për shkak të gjendjes së emergjencës kundër krimit të organizuar dhe KCK dhe njëkohësisht do të vijojmë punën për Paktin për Universitetin, në pranverë fillon puna për Kampusin e madh, por edhe laboratori i ri shkencor, që do të jetë një risi për policinë e shtetit.
Te Akademia e Arteve do të rindërtojmë nga e para pjesën e ndërtuar pas periudhës italiane. Energjinë dhe infrastrukturën kemi nisur procedurën për aeroportin e Vlorës, shumë shpejt procedura për portin e fotovoltaikëve.
Shumë shpejt procedura për rrugën e re, Thumanë-Kashar-Rrogozhinë. Po punohet dhe besoj se shpejt do të shpallet edhe për tunelin e Llogarasë dhe pastaj një sërë veprash të tjera, Shëngjin-Velipojë dhe të tjera. Shumë shpejt kalojmë ligjin e ri për tokën në parlament, do u japim zgjidhje aty ku nuk ka funksionuar 7501”, tha ai.



















