Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç konfirmoi se një nga marrëveshjet që pritet të nënshkruhet në Beograd në fund të janarit është liria e lëvizjes përmes aeroporteve respektive, që do të thotë se shërbimet sigurisë dhe policisë të tre vendeve, do të shkëmbejnë të dhënat, do kenë databazat e përbashkëta dhe në çdo kohë do kenë informacion për çdokënd që ka shkelur në Aeroportet në Tiranës apo Beogradit.
Vuçiç tha se samiti i Beogradit do të jetë historik në kuptimin e marrëveshjeve konkrete që do të nënshkruhen. Ai konfirmoi se janë marrë vesh me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev për një numër çështjesh, përfshi integrimin më të madh të organeve përkatëse në situata të jashtëzakonshme.
Vuçiç konfirmoi se takimi i radhës do të mbahet në Beograd në fund të janarit dhe tha se ai do të jetë një samit historik.
“Mendoj se ky do të jetë një takim historik në çdo kuptim për ato qe do përfundojmë deri atëherë. Kemi arritur marrëveshje konkrete për shume gjëra. Para vitit të ri në do kemi një vendim që njerëzit tanë të hyjnë në Shqipëri vetëm me kartë identiteti dhe njerëzit nga Shqipëria mund të hyjnë në Serbi vetëm me kartë identiteti, nënkuptohet edhe hyrja në Maqedoninë e Veriut dhe nga Maqedonia e Veriut ne Serbi.”
Abc News



















