Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri mbajti paraditen e së enjtes konferencë për mediat përpara hyrjes së hotel Rogner ku denoncoi ardhjen ditën e nesërme të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç në Tiranë në kuadër të takimit të të ashtuquajturit Shengen Ballkanik. Kryetari i bordit të Vetëvendosjes në Shqipëri Enis Sulstarova tha para mediave se qeveria shqiptare po përpiqet ta paraqesë presidentin serb, në fakt një kriminel lufte që së fundmi ka mohuar masakrën e Reçakut, si bamirës të popullit shqiptar. Vetëvendosje ka paralajmëruar ditën e premte në orën 17:00, kur edhe nis takimi Rama-Vuçiç, një protestë përpara hotel Rogner.
Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën
Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...





















