• Latest
  • Trending
  • All

KUJDES NGA DORA TINËZARE QË VRET NJERËZ

05/12/2019

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 7 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

KUJDES NGA DORA TINËZARE QË VRET NJERËZ

05/12/2019
in Aktualitet

Daut Demaku / Qendra e Mendimit Pozitiv

Dua të jem i pari që t’ua uroj Vitin e Ri të gjitha medieve dhe, sidomos, redaktorëve që ndërtojnë politikat redaktuese. “Dua të jem i pari”, sepse jam shqiptar, e shqiptarët janë aq ego sa ndihen mirë vetëm kur janë të parët.
Një miku im shkrimtar e ka pasur zakon të thoshte: “Unë i pari në Kosovë, unë më i pari…”, sepse ishte shkrimtar dhe ishte shqiptar. Një ditë e pyeta, qysh je më shëndet? Më tha: Jam lodhur, po vdes. I thashë: Zot shyqyr, të paktën këtu nuk mund të thuash, Jam i pari që po vdes në Kosovë, sepse, për fatin tënd të keq, kanë vdekur edhe të tjerë – para teje. I thartoi pak turinjtë, por punë e madhe, sepse: e vërteta gjithnjë t’i tharton turinjtë.
Kisha dashur që, medieve dhe, sidomos, redaktorëve që ndërtojnë politika redaktuese (nëse ka medie të tilla), t’ua thartoj pak turinjtë, por nuk po mundem, sepse e njoh punën e tyre të vështirë, e di shumë mirë vuajtjen e tyre dhe kjo më pengon. Por, prapë: për fat të keq, e njoh shumë mirë edhe hilenë e tyre dhe – kjo më DETYRON të flas.
Prandaj, do t’i them vetëm disa argumente, e përfundimet le t’i nxjerrë secili për vete, në mënyrën e vet.
Këto thyerjet e mëdha në politikën shqiptare kanë krijuar një mjegullnajë të madhe. Të gjitha kanë ndryshuar në jetën e shqiptarëve: politika, sistemi ekonomik, sistemi arsimor, organizimi familjar… të gjitha, të gjitha.
Këto thyerje e këto ndryshime u kanë dhënë mundësi të madhe të gjithëve që të prodhojnë tym e mjegull.
Në këto thyerje, që është e pritshme, sulen dhe gjejnë fushë veprimi të gjithë faktorët e interesit.
Në këto ndërhyrje dallohen fort e qartë politikat e mëdha shtetërore, që janë të lexueshme dhe të qarta, por më të rrezikshmet janë politikat e vogla, politikat e fondacioneve të ndryshme, që prodhojnë dëmtime të vogla, në dukje, e substanciale, në përmbajtje.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Të gjitha këto veprime e kanë për qëllim mjegullnajën, sepse, si thotë populli: Ujku mjegull do!
Të ndalemi te arsimi, te e ardhmja e kombit dhe të shohim, për së afërmi, të vërtetën tonë TRAGJIKE.
Në këtë vjeshtë, me disa bashkëpunëtorë të Qendrës së Mendimit Pozitiv, i vizituam nja pesë-gjashtë qendra të shkollave të mesme.
U tmerrova. U tmerruam, sepse u takuam me tmerrin!
Për sa kohë që kam qenë gazetar dhe redaktor i gazetës së arsimit “Shkëndija”, nuk kam lënë shkollë në Kosovë pa e vizituar.
Dhe, kjo vizita e fundit, që ua bëra këtyre shkollave – më rrëzoi përtokë! Këto shkolla mund t’i quaje gjithçka tjetër, vetëm shkolla – jo!

Secili prej drejtorëve e kishte të njëjtin tregim: unë këtu jam vetëm figurë. Partitë m’i dërgojnë profesorët, partitë m’i dërgojnë punëtorët ndihmës dhe unë, drejtori, jam vetëm ZBATUES I URDHËRESAVE.
Pse kundërmojnë shkollat si WC-të publike, pse nuk sheh nxënës me libër, pse nuk sheh disiplinë, pse nuk sheh asgjë që i përngjet shkollës – jo, të dashurit e mi, për njeriun që i ka dy kokrra mend – kjo është më e rëndë se vdekja!
Shkollat tona qenkan vende që prodhojnë vota për partitë politike, shkollat tona qenkan vende për punësime të militantëve partiakë, shkollat tona qenkan vende për shitjen e notave e të provimeve, për shitjen dhe blerjen e diplomave… Por – shkollat tona NUK QENKAN VENDE ku ndërtohet edukata, ku fitohet dija, ku përgatiten brezat e së ardhmes së këtij vendi.
I vizitova, pastaj, edhe disa kolegje dhe universitete. E NJËJTA GJË, por në nivel pak më të lartë, sepse këtu provimet dhe diplomat po shiteshin shumë më shtrenjtë.
O mjerim, o mjerim! Pikë për pikë qysh ka dashur FUNDAMENTALIZMI ORTODOKS SERB, që ka pas thënë: “Shqiptarëve shkollën – po, por DIJEN – jo!” Sa shërbëtorë të mirë që jemi…
Pse e bëri këtë gjendje politika, kjo nuk diskutohet, por, aman, O NJERËZ, ku është ndërgjegjja e punëtorëve të arsimit, a kanë mend në kokë, a kanë sy në ballë, a kanë ndjenjë njerëzore?! E, pastaj, paskan edhe fytyrë të bëjnë greva e të kërkojnë rritjen e pagave!
A ekziston dhe PSE ekziston (qe njëzet vjet) fytyrënxira, e quajtur ministri e arsimit?! Në testin PISA, në mesin e 70 vendeve të botës, arsimi i Kosovës e “fitoi” vendin e fundit në botë! Dhe –punë e madhe. Pazarxhinjtë në shkollat tona vazhdojnë shitblerjen e provimeve dhe të diplomave. Askush, asnjëherë – asnjë përgjegjësi!
Po është edhe një diçka tjetër, që njeriu normal nuk mund ta kuptojë kurrë: ata fëmijë, a kanë prindër? Ato para për blerjen e notave, të provimeve e të diplomave, kush po ua siguron atyre fëmijëve?
Mos po dalin prindërit VRASËSIT E FËMIJËVE TË VET!
Zotërinj redaktorë, ju ndërtues të politikave redaktuese të medieve, a ekziston mundësia ta keni një pikë NDËRGJEGJE dhe të mendoni pak me kokën tuaj: kur nuk i ndizni ju zilet e alarmit, kur nuk e inicioni ju zhveshjen e plotë të kësaj gjendjeje tmerruese – kur nuk e krijoni ju klimën që të dridhen shteti e populli para kësaj shëmtie katastrofike, kur t’ju pyesin fëmijët tuaj: pse keni bërë jetë amorfe, çfarë do t’u thoni?
Ju kërkoj falje, juve, redaktorë, sidomos juve që ndërtoni politika redaktuese, sepse ju jeni të fundit që duhet të fajësoheni.

Fola për ju, sepse e di fuqinë tuaj. Fola për ju, sepse shumicën prej jush – ju njoh edhe personalisht dhe e di me saktësi që bashkëndieni me mua. Fola për ju, sepse ju jeni luanë të fuqishëm dhe, po u zgjuat ju nga gjumi hipnotik – të gjithë krijuesit e kësaj gjendjeje tmerri – do t’i bëni të dridhen edhe në gjumë.
Ju e keni në dorë zhdavaritjen e kësaj mjegullnaje, ju e keni në dorë krijimin e klimës për ndryshim të këtij vendi.
Me vendosmërinë tuaj profesionale, me atdhedashurinë tuaj njerëzore, me fuqinë e ndikimit të fjalës suaj – e ardhmja e këtij vendi mund të ndryshojë!
Pse i thashë të gjitha këto llafe?
Sepse: populli i edukuar nuk mund të robërohet, nuk mund të varfërohet, nuk mund të poshtërohet dhe nuk mund të asimilohet!
Kryearkitekt i edukatës kombëtare shqiptare është Gjergj Kastrioti. Ai tha: LIRINË NUK JUA SOLLA UNË, ATË E GJETA NË MESIN TUAJ! Krejt shkenca botërore i bie vulë kësaj thënieje, sepse: liria, dituria, shëndeti, pasuria – të gjitha janë në ty!
E kjo do të thotë gjithçka. Sepse popullin shërbëtor e shndërron në popull zotëri. Vetë Gjergji ishte oficer i Perandorisë Osmane, në shërbim të mbretit, por nuk deshi të jetonte si shërbëtor. U shndërrua në zot të tokave arbërore.

Kjo është baza e edukatës gjithënjerëzore.
I vetmi njeri, në hapësirat shqiptare, që arriti ta zbërthente këtë POROSI EPOKALE – doli të jetë Albin Kurti, me vetë faktin e thjeshtë që e formoi lëvizjen VETËVENDOSJE.
Këtu qëndron thelbi i edukatës, që nuk duan ta kuptojnë SHËRBËTORËT e pushtuesve.
(Tash, më duket, sikur po ju dëgjoj të thoni: paske nisur t’i vardisesh Albinit. E di, kështu mendon mendja e shërbëtorit).
Por, po ju them: Projekti im i edukimit i ka 50 vjet. Ka filluar në Simpoziumin e 500-vjetorit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Prishtinë. D.m.th., është hiç më pak se 7 vjet para lindjes së Albin Kurtit.
Dëshmi: merreni librin tim “Plisat e kuq”, botuar nga Rilindja në vitin 1969 dhe lexojeni tregimin NËNA E USHTARIT TË SKENDERBEUT dhe do të bindeni.
Kjo nuk ka kurrfarë rëndësie. E rëndësishme është SE: Projekti im nuk është imi. Është i Gjergj Kastriotit dhe Albin Kurtit. Unë jam vetëm një mësues, që i di ligjet e jetës dhe i qartëson ato ligje për t’u realizuar konventat e OKB-së për të drejtën themelore të njeriut, që quhet: e drejta për VETËVENDOSJE.
…dhe tjetra: jam në moshë, i kam mbushur 75 vjet, as nuk kam nevojë për para, as për famë, as për pushtet – për asgjë! Dua që ideali i jetës sime, për të cilin kam punuar 50 vjet – të shndërrohet në vepër dhe ta ndihmojë këtë popull, që nga shërbëtorë të shndërrohen në zotër, zotërues të vetvetes dhe të vendit të vet.

Edhe një moment tjetër:
Kanë qenë dy njerëz në arsimin shqiptar: Aleksandër Xhuvani, në dy mandate (1922- 1929 dhe1933-1938), ishte drejtor i Normales së Elbasanit. Puna e jashtëzakonshme e këtij njeriu, sidomos me tekstet e tij autoriale didaktike dhe metodike, bëri që Normalja e famshme e Elbasanit të jetë qendra më e fuqishme e edukimit kombëtar.
Dhe, ishte Ernest Koliqi, që dha urdhrin të dërgoheshin në Kosovën (gati) qind për qind analfabete, dy-tre autobusë me nxënësit e diplomuar në këtë Normale – që të fillohej arsimi shqip.
Të mos ishin këta dy NJERËZ, Kosova – që para pesëdhjetë vjetësh – do të kishte folur serbisht, sikur Sanxhaku i sotëm, me qytetin e tyre Novi Pazari…
Në atë rajon jeton populli më tragjik në botë: e la gjuhën e nënës (shqipen) dhe e mori gjuhën e çetnikëve (serbishten), që ua kanë prerë fëmijët në bark të nënave.
Kjo është edukata me hile (që vret) dhe shiheni – të kundërtën – çka është vlera e edukatës së vërtetë kombëtare!
Kaq desha t’ju them. Ju dua shumë! Urime festat!

Previous Post

Vuçiq: Masakra e Reçakut është një trillim, e ka sajuar Walker

Next Post

Rama dhe Cakaj drejt Bratislavës, Shqipëria merr presidencën e OSBE-së

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Rama dhe Cakaj drejt Bratislavës, Shqipëria merr presidencën e OSBE-së

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.