• Latest
  • Trending
  • All

“Ti je përçarësi i historisë!”

05/12/2019

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 8 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Ti je përçarësi i historisë!”

05/12/2019
in Aktualitet

Genc Drini

Ti Uran Butka je “përçarës i historisë”! Me këto fjalë studiuesi Marenglen Kasmi e akuzon rëndë studiuesin e mirënjohur të historisë Uran Butka në emisionin “Top Story”  të S. Ballës në fillim të këtij nëntori. Siç duket përçarja në historishkruarje, e trondit thellë, ndryshe nuk do shpërthente aq ashpër.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Studiuesi Kasmi që të keqen gjatë luftës e sheh tek Balli Kombëtar, mes tjerash paraqet në atë emision një fotokopje të një dokumenti nga arshivat gjermane. Spjegon se aty jepet lista e 70 çetave balliste që kishin bashkëpunuar me gjermanët dhe fillon t’i lexojë një pas një emrat e çetave. Butkës, diçka i vret veshin, sigurisht dhe mjaft dëgjuesve, e ndërpret dhe i bën me dije se çetat që po numëronte nuk kishin fare lidhje me Ballin Kombëtar, qenë formacione të tjera. Kasmi u bë konfuz e ndërpreu leximin, nuk kërkoj më tej për ndonjë “çetë tjetër të Ballit..” Megjithëse e ka parë në arshiva, e ka lexuar, fotografuar, rilexuar, e shtrydhur aq sa “ia ka nxjerrë ujin asaj flete” që e solli të fotokopjuar nuk po e paraqiste saktë dokumentin. Kasmi ka bërë studime të larta ushtarake si edhe për histori, etj. ka përgatitjen, eksperiencën e duhur. Mundet që kishte informacione të gabuara për çetat, apo dije të cunguara. Më keq, ajo mungesë saktësie duket se qe ngutje nga zelli akuzues, ves nga i cili çdo historian i vërtetë duhet të jetë i imunizuar dhe nëse është nga kjo duhet të shpëtojë sa më parë prej tij.

Butka nuk u tregua po aq i pa sjellshëm që t’i kthehej dhe thoshte, ja shëmbulli sesi nga zelli i njëansisë keqlexohen dokumentet madje haptas në një emison televiziv, dhe kështu mund të themi se nis e përçahet historishkruarja.

Edhe nëse në atë listë më poshtë paraqitej vërtetë ndonjë grup nga Balli, i veçuar si bashkëpunues me gjermanët, ashtu si akuzohen komunistët si bashkëpunues me serbët, kjo nuk e mbulon përciptësinë e shfaqur të shqyrtimit të dokumentit dhe nuk mund të mos lindë dyshimi për trajtimin që ai u bën dokumenteve dhe përfundimet që nxjerr prej tyre. Megjithëse ke dëshirë ta kalosh lehtë leximin e gabuar të dokumentit si një lajthitje momenti është akuza që lëshoi: “je përçarës i historisë, që nuk lejon të jesh indulgjent. Më tepër se gjithçka është një fenomen i plotë shpërfilljeje që ia shpërqëndron vëmendjen dhe ndodh ngaqë duket Kasmi mendon se i ka përcaktuar tashmë mirëfilli të vërtetat e luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, “ua ka gjetur fundin” e kryesisht nga dokumentat e shumta gjermane që ka prekur.

“Palës tjetër”, në këtë rast studjuesit Uran Butka, që është thelluar në kërkime të po asaj periudhe të Luftës së Dytë, i ka mbetë psikologjikisht sahati tek “avazi i Mukjes”, (siç është parodizuar për dhjetra vite nga propaganda e shitur për histori, dhe që nuk po shterr ende) dhe shohim se mbart  të njëjtën mendësi të asaj kohe. Kërkon për të gjetur shkakun e vërtetë të përçarjes së dhimbëshme dhe të tmerrëshme që u farësua në mes shqiptarëve dhe të faktojë luftën civile. Është përçarja reale që e rrënqeth deri në palc në radhë të parë, është plaga e pa shërim që i shkatërroi shqiptarët dhe vazhdon edhe sot t’i përçajë e mbajë larg njëri tjetrit. Shkrimi i historisë “përçarja e historisë” që shqetëson Kasmin, nuk vret njerëz dhe mund të korigjohet e rishkruhet, ajo tjetra, gjakatarja nuk mund të zhbëhet. Këtë diferencë duhet ta ndjejë çdo shqiptar, çdo historian.

Kasmi është vu në kërkim të së vërtetës historike, megjithatë me qëndrimin e tij na vë para një paradoksi. Pa shmangur aspak opozicionin dituror, përkundrazi duke e shtuar atë, ai duhet të ishte i lumtur që ka studjues që argumentojnë ndryshe prej tij, të bëhej bashkë me ta në kërkim të të vërtetave, dhe jo të lëshonte anatema pa argumente mbi Butkën.

Përçarja? 

Shkaqet e asaj të keqeje të pa fund që iu përplas shqiptarëve gjatë periudhës së luftës së Dytë, dhe vazhdoi pa u ndalë, duhen kërkuar shumë përpara në kohë. Bashkimi Sovjetik për interesa të tija ideologjike, për shtrirjen e komunizmit në të gjithë botën, ku fshihej ekspansioni rusosllav, ngriti Internacionalen e tretë Komuniste, Kominternin (që funksionoi në vitet 1919-1943). Ishte fryma e këtij Kominterni që inicioi dhe organizoi Frontet, me synimin që komunistët të merrnin pushtetin kudo në shtetet e Europës. Anglezët e të tjerët, për pragmatizëm, gjatë luftës i pranuan këto struktura të gatshme dhe i ndihmuan që të luftonin forcat e Boshtit, kështu edhe ndër ne.

Nëpërmes dy jugosllavëve, Kominterni në nëntor 1941 kishte krijuar PKSH. Në rezolucionin e mbledhjes formuese të partisë shprehet qartë synimi për të marrë pushtetin me luftë dhe nisur luftën e klasave në mes shqiptarëve. Si mund të ishte parti komuniste pa luftë klasash? Fronti që u krijua në shtator të vitit 1942 në Konferencën e Pezës, nëpërmes komunistëve që rrinin si në hije, përcillte nën rogoz të njëjtën synim, marrjen e pushtetit me çdo kusht, dhe kjo mund të bëhej vetëm me një luftë civile, periudha e luftës qe rasti i rrallë që kishin në dorë. Qenë dy jugosllavët që menjëherë e ndërsynë krijesën e tyre të bëjë çfarë ata deshën, ndezën zjarrin e përçarjes shkatërruese në mes shqiptarëve. Nuk kishin ç’të bënin më tepër se kaq për interesat serbe.

Luftëtarët e lirisë, partizanët kishin marrë malet, luftonin pushtuesin dhe mjaft dhanë jetën për lirinë, të gjithë shqiptarët i nderojnë për sakrificën e tyre. Megjithatë drejtuesit komunistë mjaft prej tyre i manipuluan dhe i shtynë të luftonin kundër shqiptarëve nacionalistë që edhe ata kishin marrë malet dhe po luftonin për liri, dhanë jetën, dhe të gjithë shqiptarët i nderojnë për sakrificën e tyre. Mukja e 1-2 gushtit 1943 qe momenti i madh i shqiptarisë, u tradhëtua pas tre ditësh nga komunistët që u vunë zjarrin nacionalistëve të cilët qenë bërë gati, madje me atë frymë bënë dhe një luftë të fuqishme kundër italianëve, por u gjendën pa pritmas midis dy zjarreve, të gjermanëve dhe partizanëve. Një qarkore e mëvonëshme e Ballit ku thuhej se duhej ndërprerë përkohësisht lufta kundër gjermanëve, është një akuzë e rëndë jo kundër Ballit të frenuar përkohësisht, siç përpiqen ta interpretojnë trajtojnë, po kundër komunistëve, se pezullimi i përkohshëm qe pasojë e luftës së egër civile që nisën komunistët kundër tyre për t’i eliminuar si rivalë politikë, dhe nuk qe shkak.

Mos e prekni luftën

Krejt më kot përpiqen të spastrojnë realitetin e egër të krimeve të luftës nga drejtuesit komunistë, duke thirrur mos e prekni luftën. Askush nuk prek luftën po përçarjen dhe krimet e luftës civile të bërë nga drejtuesit komunistë kundër atyre që po luftonin kundër pushtuesve, dhe që pas lufte i ndëshkon çdo tribunal.

Mjafton të lexohet vëllimi Historia e Luftës Civile në Shqipëri, 1943-1945  i U. Butkës plotësisht  i dokumentuar dhe argumentuar korrekt dhe i paanshëm për të ndjekur bëmat e luftës civile dhe vrasjet që bënë komunistët. Butka “nuk zë mend”, vijon me frymën e pajtimit të asaj mbledhjeje të Mukjes dhe përpiqet të vlerësojë fort si luftën e forcave të N.Çl dhe të forcave nacionaliste dhe t’i bashkojë, t’i hedhë së bashku të paktën në shkrimin e historisë, që kështu të fillojë të  ngjitet ajo përçarja e tmerrëshme që u fut në mes shqiptarëve. Është disi utopike shpresa e tij se mund t’u mbushë mëndjen studiuesve me bindje të mumifikuara në versionin komunist të luftës së Dytë në Shqipëri. Më kot ngulmon të shpalosë dhe tundë atë më thelbësoren, idealin politik të forcave nacionaliste që kishin si synim themelor të pa tjetërsueshëm dhe të njëkohshëm, luftën për liri, dhe zgjidhjen e çështjes kombëtare, arritjen e Shqipërisë Etnike, e  kërkuar kjo krejtësisht në përshtatje me thirrjen e Kartës së Atlantikut të v. 1941 për luftë të kombeve të shtypur dhe të drejtën e tyre për vetëvendosje pas lufte. Platformë kombëtare e nënshkruar në Mukje dhe nga të deleguarit e Frontit. Qe një arritje kulmore kombëtare, po komunistëve ua shqeu në sy dokumentin e marrëveshjes i dërguari jugosllav, iu bindën, e tradhëtuan marëveshjen dhe pas tre ditësh lëshuan thirrjen e luftës kundër Ballit Kombëtar, nacionalistëve. Këtu filloj vëllavrasjea, rrënimin ndërshqiptar që nuk u ndal dhe nuk është ndalur. Për qejfin e serbëve nisi dje, për të njëjtin qejf përçarja vijon edhe sot.

 “Secili lufton për pushtet”

Për t’u mbrojtur nga kjo akuzë e pashmangëshme që u ngarkohet komunistëve se nxitën luftën civile për të marrë pushtetin, mund të përplasesh shpesh në shkrime të disa pjesmarrësve të djeshëm të luftës dhe të tjerë mbrojtës të sotëm të luftës civile me përgjigjen më kriminale dhe më cinike që mund të imagjinohet: secili lufton për pushtet! Si? Me vëllavrasje e rrënim të shqiptarëve, dhe braktisje të shqiptarëve të Kosovës e trevave tjera? Një kainizëm i tmerrshëm, një pushtet i mallkuar. Pushtet? Pas lufte aty ishin zgjedhjet demokratike për të cilat qenë shprehur nacionalistët, nuk kishte nevojë për ta rrëmbyer me luftë vëllavrasëse pushtetin.

Në anën e drejtë të historisë.

Pa e prishë fare terezinë, historianët me brum majtist nxjerrin përpara si “argument” “asin” që e kanë lënë për në fund dhe nuk mund të kundërshtohet: “Lufta Nac. Çlir. na vuri “në anën e drejtë” të historisë”. Thellësisht mashtruese sepse paraqitet në një sofizëm flagrant. Si nacional-çlirimtarët, edhe forcat nacionaliste luftuan armikun, kjo qe ana e drejtë parë ngusht nga pikëpamja e përkohësisë, si periudhë kalimtare në historinë e një populli.  As lufta civile, as lufta për pushtet, nuk qenë në anën e drejtë të historisë, po në anën tmerrësisht të gabuar të historisë shqiptare. Ana e drejtë e historisë ka një përkufizim të qartë dhe të vetëm, pozicionohesh vetëm kur i shërben synimit kryesor në përherësi, bashkimit të kombit dhe jo përçarjes  shkërmoqëse anihiluese të  tij.

Teza e humbur

Nëse në një histori alternative do supozonim të pa mundurën që komunistët nuk do ta kishin shkyer marrëveshjen e Mukjes, atëherë synimi kryesor, bashkim i shqiptarëve, uniteti kombëtar në të gjitha trevat do ishte realizuar, atëherë edhe lufta e përbashkët kundër gjermanëve, një detyrë imediate, ishte e siguruar. Kjo lëvizje imediate dhe kalimtare, pa tjetër duhet të çonte në synimin kryesor të përhershëm të shqiptarëve, në ruajtjen e unitetit dhe në bashkimin kombëtar. Ndoshta kështu nuk do ishte nevoja të pritej plot 65 vjet pas v. 1944 për luftën e fundit për liri në Kosovë të përkrahur nga bombardimet e NATO-s më 1999.

Pasojat?  

Lufta solli përçarje të thella që nuk ishin parë kurr në mes shqiptarëve, me pasoja të rënda tragjike kundër interesave kombëtare, një komb i përgjakur dhe i coptuar, një Kosovë e braktisur dhe e masakruar nën thundrën e serbo-sllave, Shqipëria e tërhequr zharg pas qerres së interesave serbosllave dhe siç po shihet nuk ka gjë që po e ndal… Jo më kot na përsëritet sot i njëjti skenar me Jugosllavi,“minishengeniane”, me Kosovën të lanun “mënjanë ” nga Shqipëria. Nuk qemë në anën e drejtë të historisë, nuk qemë në anën e drejtë të interesave të mirfillta kombëtare dhe prandaj prap nuk po jemi.

Është kjo përçarja e madhe fatale reale e kombit shqiptar me pasoja negative kolosale që u ka krijuar aq shumë fatkeqësi shqiptarëve që duhet të merrte vëmëndjen kryesore hulumtuese të Kasmit dhe të çdo shqiptari, dhe t’a rënqethë, dhe jo shkrimi skloastik i historisë. Kasmi që ka mundësi të japë shumë, e çdo historian, para se të japin gjykime, duhet të përcaktojnë se çfarë është primarja e pa tjetërsueshme që përcakton rrugën e drejtë të histories.

 

Previous Post

“Nga ditët e Fishtës në New York-SHBA, në vendorigjinën e Gjergj Fishtës, në Domgjon të Mirditës”

Next Post

Zgjidhet Kryeprokurori i ri/ Kush është Olsian Çela, prokurori i “dosjeve të forta”

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Zgjidhet Kryeprokurori i ri/ Kush është Olsian Çela, prokurori i “dosjeve të forta”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.