Dhjetëra viktima shkaktoi tërmeti i 26 Nëntorit në Shqipëri. 23 të tillë janë shënuar vetëm në Thumanë, e cila është një prej zonave më të prekura nga lëkundjet. Tashmë në Thumanë ka vetëm dhimbje. Gazetari Spartak Koka gjatë emisionit “Rudina” në Tv Klan bëri të ditur se sot është zhvilluar edhe ceremonia mortore për 9 prej viktimave nën rrenoja
50 viktima dhe mbi 900 të lënduar është bilanci që shkaktoi tërmeti i fuqishëm që lëkundi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit. Tashmë në dy zonat më të prekura nga lëkundje, Durrës dhe Thumanë, ka vetëm dhimbje.
E mes dhimbjes dhe lotëve janë përcjellë dje për në banesën e fundit në Thumanë anëtarët e familjes Cara dhe ata të familjes Greku. Ndërkohë e fejuara e 29-vjeçarit Almir Cara, Diastela Steneci, është varrosur në Korçë, atje ku kishte familjen.
Gazetari Spartak Koka solli për emisionin “Rudina” detaje prekëse për familjen e Sajmir Grekut. I riu, arriti të dilte nga rrënojat, por vetëm disa orë më vonë humbi jetën në spital. Ai ka lënë pas një vajzë të vogël dhe bashkëshorten, të cilat i kanë shpëtuar tragjedisë. Ato kishin shkuar në shtëpinë e prindërve të bashkëshortes së Sajmirit vetë një ditë përpara tërmetit.
shqip



















