Presidenti i klubit të basketbollit Mornar nga Tivari i Malit të Zi, Djordje Pavicevic, thuhet se ka dhuruar një shifër të majme për viktimat e tërmetit në Shqipëri. Nga Mali i Zi raportohet se ka ardhur një donacion prej 2 milionë euro nga biznesmeni.
Në faqen e Instagramit “Basketboll pa Kufij”, kanë dalë informacione se njeriu i parë i klubit të basketbollit Mornar ka vendosur të dhurojë dy milionë euro për të ndihmuar Republikën e Shqipërisë, raporton “Express”.
Pavicevic njihet si filantrop i madh dhe humanist. Muajin e kaluar ai ka ndërtuar një terren sportiv për fëmijë në qytetin e Tivarit në Mal të Zi.



















