Ka arritur në 29 numri i viktimave deri tani nga tërmeti i fushqishëm që goditi Shqipërinë të martën me magnitudë 6.4, ndërkohë që 650 persona janë të plagosur.
Dëme të shumta janë rregjistruar në ndërtesa, shtëpi dhe godina shërbimesh kryesisht në zonën e Durrësit, Thumanës dhe Tiranës. Mbi 45 persona u nxorrën nga rrënojat e banesave dhe pallateve të shembur nga lëkundjet e forta. Dita e sotme është shpallur zi kombëtare.
Në ndihmë të autoriteteve shqiptare kanë mbërritur ekipe të specializuara nga Kosova. Italia, Greqia e shumë vende të tjera që u solidarizuan menjëherë.
Ishte ora 3:54 e mëngjesit kur Shqipëria u shkund nga goditjet e frikshme të një tërmeti, i fortë për nga intensiteti dhe i shtrirë dhe në kohë, rreth 30 sekonda.
Në harkun e pak minutave banorët jo vetëm në Tiranë, mbushën rrugët duke braktisur në panik, banesat e tyre. Mbi 250 pasgoditje disa gjithashtu të forta, të një magnitude mbi 5 gradë.
Opinion.al





















