30 banorë nga Durrësit janë nisur drejt Prishtinës për tu strehuar
Qytetarët e Kosovës kanë hapur dyert e shtëpive për banorët e Shqipërisë, ashtu siç kishin bërë ata të Shqipërisë 20 vjet më parë.
Tifogrupi “Plisat” kanë mbledhur ndihma për Shqipërinë dhe u kanë dërguar në Durrës, derisa organizime pritet të ketë edhe në ditët e ardhshme, përcjell albinfo.ch.
Madje, drejt Prishtinës janë nisur edhe disa qytetarë të Durrësit.
“250 familje u furnizuan me gjërat elementare. Veshëmbathje, ushqim, higjienë, batanije dhe barna.
Tashmë morëm rrugën për Prishtinë. Rrugës nuk po kthehemi të vetëm. Bashkë me ne i morëm 30 banorë të Durrësit për t’i strehuar në Prishtinë”, thuhet në njoftim.



















