• Latest
  • Trending
  • All

Paralajmëron Kurti: Nuk ka shkëmbim territoresh pa luftë

17/11/2019

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 7 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Paralajmëron Kurti: Nuk ka shkëmbim territoresh pa luftë

17/11/2019
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Kosova, Lajme

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Abin Kurti, ka hedhur poshtë idenë e shkëmbimit të territoreve, pasi thotë se prapa saj qëndron ideja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për ta ndarë Kosovën. Ai paralajmëroi gjithashtu se “një konflikti i ri midis Kosovës dhe Serbisë  nuk do të mund të lokalizohej”, pasi, siç tha ai “kundrejt Serbisë, shqiptarët veprojnë si komb dhe jo si një shtet i brishtë i Kosovës”.

Kurti tha se aktualisht nuk ka nevojë të përshpejtohen negociatat në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Në një intervistë për gazetën “Pobjeda” të Podgoricës, Kurti  tha se në vend të kësaj [insistimit për dialog me Serbinë], prioritet duhet të jetë diskutimi se çfarë është arritur në negociatat deri më tani dhe çfarë pritet.

Ai paralajmëroi se vetë të drejtojë ekipin negociator të Kosovës [si kryeministër], ku  do të përfshihen edhe anëtarët e qeverisë, opozitën dhe ekspertë të pavarur.

“Serbia i ka borxh Kosovës për agresion dhe okupim, na ka borxh kompensimin e dëmeve të luftës, fondin pensionial dhe kursimet e qytetarëve në banka, të cilat i morën. Ata kurrë nuk i kthyen artefaktet e trashëgimisë tonë kulturore, kurrë nuk i dorëzuan të dyshuarit për krime lufte. Pra, le të fillojmë me kërkesat tona, e të shohim se çfarë Serbia do të na ofrojë “, tha Kurti, përcjell Telegrafi.

Ai e hodhi poshtë idenë e shkëmbimit të territoreve, sepse, siç thotë ai, ‘prapa saj qëndron ideja e Presidentit serb Aleksandar Vuçiq për të ndarë Kosovën, dhe pastaj, përmes demarkimit të kufirit me kroatët, të ndajë Bosnjën dhe Hercegovinën, dhe  e gjithë kjo i shkon përshtati Rusisë”.

“Pas dy grusht shteteve të dështuara [të Rusisë] – në Mal të Zi dhe Maqedoninë Veriore – të kthehet nëpër dyer të  mëdha  tani përmes një konflikti të ri të armatosur midis Kosovës dhe Serbisë.  Është e qartë se ky konflikt i ri i mundshëm nuk do të mund të lokalizohej. Sidomos kur, kundër Serbisë, shqiptarët veprojnë si një komb, jo vetëm si një shtet i brishtë i Kosovës”.

“Për më tepër, nëse realizohet ideja e Vuçiqit për korrigjimin e kufirit etnik,  fitoni një problem të hapur dhe serioz në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pse? Sepse ideja e korrigjimit është një term racist, i cili në mënyrë të pashmangshme na çon në konflikte të reja etnike. Nuk ka  shkëmbim territori pa gjakderdhje! Gjithmonë do të ketë shqiptarë dhe serbë në të dy anët e kufirit. Prandaj – pranimi i demarkacionit po, por jo shkëmbimi i territorit”, tha ai.

Ai ka përsëritur se Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është pasardhësi politik i Sllobodan Millosheviqit, ashtu siç ishte Millosheviqi pasardhësi politik i Aleksandar Rankoviqit, respektivisht se “Vuçiqi në thelb i përket të njëjtës linjë të politikës ekspansioniste serbe”.

Kurti përsëriti se në marrëdhëniet me Serbinë do të insistojë në reciprocitet të plotë politik, ekonomik, tregtar dhe shtetëror.

Ai gjithashtu tha se Serbia duhet të ekstradojë Milan Radojiçiqin për shkak të dyshimeve se është përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Kurti thotë se qeveria e Kosovës mund të formohet muajin e ardhshëm. Ai  tha se me rinumërimin e votave  vetëm është duke u humbur kohë e vlefshme pasi zgjedhjet treguan vullnetin e qytetarëve për të ndryshuar dhe gjërat janë pak a shumë të qarta.

Ai përsëriti se Qeveria e re do të përfshijë përfaqësuesit serbë të Kosovës, jo përfaqësuesit e Serbisë dhe se ajo nuk do të varet politikisht nga Lista Serbe.

Sipas tij, “Lista Serbe funksionon si degë ose drejtori e qeverisë serbe, jo si parti, dhe përfaqëson interesat e Serbisë, e jo interesat e serbëve në Kosovë”.

“Si kryeministri i ardhshëm, unë jam shumë i interesuar të formoj një qeveri së bashku me serbët, atdheu i të cilëva është Kosova, pra me qytetarët e Kosovës, jo me përfaqësuesit e një shteti që nuk e njeh Kosovën dhe që lufton kundër vazhdimisht dhe kudo”, tha Kurti. 

/Telegrafi/

Previous Post

Ambasada Britanike: Tifozët anglezë të bëjnë qejf në Kosovë

Next Post

Sërish lëkundje të forta tërmeti në Tiranë dhe Bulqizë

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Sërish lëkundje të forta tërmeti në Tiranë dhe Bulqizë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.