• Latest
  • Trending
  • All

Tre kamionë dhe 26 milionë orë

18/10/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 2 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tre kamionë dhe 26 milionë orë

18/10/2019
in Aktualitet

Vetorn Surroi

Në mungesë të energjisë dhe ideve politike në Evropë karshi Ballkanit dhe posaçërisht në mungesë të vullnetit politik për ta integruar këtë regjion në BE në një afat më të përafërt, alternativa e krijimit të një hapësire të katër lirive në Ballkanin Perëndimor ka disa benefite, në radhë të parë politike dhe ato kanë një emërtues të përbashkët: ndeshje me realitetin.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

1.

Në vitin 2021 tre kamionistë do ta dëshmojnë nivelin bazik të lirive në Ballkanin Perëndimor. Njëri do të hyjë në Serbi nga Hungaria, me destinacion final Gjirokastrën.

I dyti do të hyjë në portin e Durrësit nga Italia, me destinacion të fundit qytetin Bijelina në Bosnjë-Hercegovinë.

Dhe i treti do të hyjë në Maqedoninë Veriore nga Greqia, me destinacion të fundit qytetin Nikshiq të Malit të Zi.

Që të tre kamionistët, duke hyrë me letërnjoftim – me kusht që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit – nuk do të ndalen nga asnjë zyrtar i cilitdo shteti nëpër të cilin kalojnë (Serbi, Shqipëri, Maqedoni Veriore, Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë e Mal të Zi) deri në destinacionin final. Nuk do të ndalen, pra, në dogana, sepse të këtilla nuk do të ketë, dhe nuk do të ndalen, pra as në vendkalime kufitare, sepse ato do të jenë më shumë punkte kontrolluese policore të trafikut rrugor, sesa vendhyrje statike kufitare çfarë janë tani.

Një ardhmëri të këtillë krejtësisht të afërt, që duhet të ndodhë brenda dy vjetësh, premtuan presidenti i Serbisë, Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Rama, dhe ai i Maqedonisë, Zaev. Të tre përsëritën një shifër që e kishin dëgjuar ritualisht në takimet e Procesit të Berlinit nga zyrtarët e Bankës Botërore, se vendet e Ballkanit Perëndimor i detyrojnë kamionistët që për çdo vit të humbasin 26 milionë orë pritje nëpër vendkalimet kufitare. Dhe, nënshkruan deklaratën për të vendosur atë që në mënyrë popullore quajtën “mini-Shengen” ballkanik, e që në fakt është synim që të krijohet një treg i përbashkët 20-milionësh i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë treg të përbashkët nuk do të lëviznin lirisht vetëm tre kamionistët e përmendur. Duke u mbështetur tek katër liritë evropiane që përbëjnë kurrizin themelues të BE-së (të qarkullimit të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe personave) një i papunë nga Podujeva do të punojë lirisht në Mostar, një e papunë nga Sombori në Vlorë dhe një e papunë nga Prilepi do të punësohet legalisht në Herceg-Novi. Ndërkohë, ndërmarrësit kosovarë do ta blejnë kombinatin e qumështit në Suboticë, investitorët nga Beogradi do të investojnë në mermerin kosovar dhe ata maqedonas do ta blejnë verarinë e Hercegovinës.

2.

Nga perspektiva e sotme, nënshkrimi i tre liderëve më shumë se projektim i mirëmbështetur i ardhmërisë mund të quhet fantashkencë.

Në mënyrë që të tre kamionistët të realizojnë udhëtimin e tyre të papenguar, që të papunët e përshkruar të punojnë me dokumentacion të rregullt brenda hapësirës 6BP (Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor) dhe që ndërmarrësit të investojnë me siguri të plotë në shtetet e këtij regjioni, duhet të ndodhin së paku këto ndryshime thelbësore.

Një, të bëhet unifikimi i sistemit doganor (deri në Union), në atë mënyrë që Serbia ta konsiderojë si pikë të veten doganore Durrësin, Maqedonia Veriore Bosanski Brodin dhe Kosova atë afër Herceg-Novit në kufirin Kroaci-Mal të Zi.

Dy, ky unifikim në trajtimin e mallrave të vlejë për trajtimin e hyrjeve të njerëzve, pra që hyrja në vendkalimin Horgosh, që ndan Hungarinë e Serbinë, të jetë hyrja e vetme kontrolli për qytetarin e Tepelenës, ashtu siç është kur hyn nga Kakavia prej Greqisë. Ose, që qytetari i Suharekës ta prezantojë letërnjoftimin e tij në Bosanski Brod, duke hyrë nga Kroacia dhe që kjo të jetë pika e vetme kontrolli deri sa të mbërrijë në shtëpi.

Tre, barasvlefshmëri të sistemeve juridike në mënyrë që leja e punës e muratorit të Malishevës në Novi-Sad, e mësueses të Uzhicës të punësuar në Gjilan dhe e elektricistit të Manastirit të punësuar në Podgoricë, të nënkuptojë edhe sigurimin social dhe atë pensional, të pranueshëm nga vendi i prejardhjes dhe nga vendi i punësimit.

3.

Realizimi i vetëm këtyre tri pikave nënkupton së paku dy kapërcime konceptuale. Një, se kemi të bëjmë me gjashtë vende që e respektojnë njëra-tjetrën si të barabarta, kanë një nivel të përafërt vlerash e qëndrimesh dhe synimesh, të mbështetura në një nivel krahasimisht të përafërt zhvillimi socio-ekonomik. Dhe dy, se këto shtete janë të gatshme për ndërtim të institucioneve të përbashkëta që do të rregullojnë hapësirën e “katër lirive” ballkanike.

Por, siç është evidente, nuk kemi të bëjmë me vende të barabarta. Serbia nuk e njeh Kosovën si të tillë e rrjedhimisht nuk e bën (për shkak të Republikës Serbe) as Bosnjë-Hercegovina. Për më tepër, nuk kemi të bëjmë me nivel të përafërt vlerash e synimesh të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kosova, një shtet i kapur, ende jeton me konflikt të papërfunduar me Serbinë, në të cilën ende ekziston narracioni publik e institucional që çoi në okupimin e Kosovës më 1989, aparteidin e vendosur atëherë dhe tentimin për gjenocid më 1999. Bosnjë-Hercegovina ende funksionon në bazë të një marrëveshjeje armëpushimi (Dayton) e jo një sistemi kushtetues-juridik të vetin.

Dhe, vijimisht, është vështirë të paramendohet në ardhmërinë kaq të afërt (2021) se si baza e shënimeve të policive të gjashtë vendeve përbashkohet në një apo se ministritë e gjashtë shteteve vendosin një institucion koordinues. Nëse Serbia angazhohet që Kosova të mos jetë pjesë e përbashkësisë institucionale të policive në Interpol – pra të mos ndajë shënime me Argjentinën, Korenë Jugore dhe Tunizinë – si mund të angazhohet për përbashkësi institucionale të policive në nivel të 6BP?

Për më tepër, si do të zgjidhet lëmshi i marrëveshjeve për tregti të lirë? Sot shtetet e 6BP janë formalisht në një hapësirë të tregtisë së lirë me Moldavinë në CEFTA. Pastaj, çdo njëra ka marrëveshje me BE-në e gjatë këtij muaji Serbia bëhet pjesë edhe e Unionit Ekonomik Euro-Aziatik. A do të konsiderohet malli i Uzbekistanit që hyn lirisht në Serbi më 2021 mall që hyn lirisht edhe në shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor?

4.

Nuk besoj se tre kamionistët e këtij rrëfimi do të kenë sukses më 2021. Ata do të jenë pjesë e humbjes së mëtejme të 26 milionë orëve në vit nëpër kalime kufitare, sepse këto kalime kufitare janë indikatorë të gjendjes së shteteve, si dhe marrëdhënieve mes shteteve e popujve e ato nuk janë të mira.

Por, megjithëkëtë, mendoj se nuk është një iniciativë që do hedhur apo ndalur. Në fakt, në mungesë të energjisë dhe ideve politike në Evropë karshi Ballkanit dhe posaçërisht në mungesë të vullnetit politik për ta integruar këtë regjion në BE në një afat më të përafërt, alternativa e krijimit të një hapësire të katër lirive në Ballkanin Perëndimor ka disa benefite, në radhë të parë politike dhe ato kanë një emërtues të përbashkët: ndeshje me realitetin. Realitet është se integrimi në BE nuk është fare i afërt për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe realitet është se ato janë të detyruara të bashkëpunojnë edhe pa e pasur fare perspektivën e integrimit evropian.

Qeveria e re e Kosovës do të përputhet me lindjen e një politike të re, që mund të ndikojë edhe në “dialogun”. Më saktësisht, në formulën si të rregullohen marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë brenda kontekstit të katër lirive evropiane në Ballkan.

Post Views: 51
Previous Post

Një bombë letrare kundër fashistit Peter Handke: Gjermania nderon me çmimin më të lartë letrar Sasha Stanishicin, një anti-Handke

Next Post

Albin Kurti në Londër, takime me zyrtarë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Albin Kurti në Londër, takime me zyrtarë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.