• Latest
  • Trending
  • All

MIGJENI I PASHMANGSHËM

15/10/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 2 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

MIGJENI I PASHMANGSHËM

15/10/2019
in Aktualitet, Dhe të tjerat, Kulture, Opinion

Nga Dorian Koçi

Letërsia është e pakufishme në hapësirat qiellore të saj. Në të lindin e shuhen meteorë që ndriçojnë epokat, zhyten në errësirë, ringjallen sërish ose dhe harrohen në tisin e kohës. Ky realitet i vërtetë për letërsitë e mëdha mund të mos ketë luksin të zbatohet dhe për letërsitë e vogla, por pavarësisht këtij fakti ashtu si ligjet e universit janë njëlloj për të gjithë edhe ligjet e brendshme të zhvillimit të letërsive duam nuk duam janë të vlefshme dhe për letërsinë tonë.Kur hartoheshin antologjitë e trasha të letërsisë bashkëkohore shqipe në kohën e Realizmit Socialist, dukej sikur një radhë veprash voluminoze do të ishin të përhershme, ndërsa vepra modeste në numër e Migjenit nuk do i përballonte tisit të kohës. Në të vërtetë ka ndodhur e kundërta, letërsia voluminoze e frymëzuar nga tezat e Zhdanovit(ç’paradoks, një gjeneral që pretendon se mund të prodhonte manual për zhvillimin e letërsisë) është tashmë një relike e një kohe të shkuar dhe mund të studiohet si kuriozitet sociologjik, ndërsa vepra e Migjenit vazhdon ende të jetë e freskët dhe të përcjellë mesazhe në realitetin shqiptar.Një pyetje sigurisht mund të shtrohet vetvetiu kur konstaton këtë fakt. Përse vepra e Migjenit vazhdon të mbetet e freskët? Përse vazhdon të apelojë çdo brezni shqiptare? A është problematika që ngre Migjeni aktuale dhe me këtë rast vepra e tij vazhdon të apelojë në opinionin publik apo ai si shkrimtar ka pasur një hije profetike që mund të parashikonte ngjarjet? Kjo e dyta ka pak gjasa të ngjajë, pasi as Migjeni nuk e ka pretenduar një gjë të tillë, por edhe po të kishte ndodhur vetë vepra e tij antikomformiste nuk do ta pranonte. Problematika sociale që ngre Migjeni në veprat e tij ka lidhje me emancipimin e shoqërisë, diçka që në realitetin tonë vazhdon ende të jetë problematike. Shoqëria jonë ndodhet ende në zhvillimin e saj industrial, në stadin e një kulture materialiste që dominon në çdo aspekt të jetës sonë publike ku sigurisht nuk është çudi që të gjesh sërish galerinë e personazheve të Migjenit. Luli i vocërr i Migjenit që dëshiron të ndjekë shkollën, por është shumë i varfër dhe është pothuajse zbathur mund të ketë ndryshuar vetëm në arsyen se ai mund të gjejë shumë më kollaj një palë këpucë të përdorura në tregun popullor dhe t’i shpëtojë përkohësisht mjerimit, por në thelb ai mbetet i  njëjti, i përjashtuar dhe pa shanse të barabarta si Luli i vocërr i Migjenit.Nga ana estetike, Migjeni përfaqëson një uragan të vërtetë, që vjen bashkëkohës me shkrimtarë të tjerë në botë, por dhe shumë i veçantë për realitetin e vjetër, provincial e arkaik shqiptar. Përpara se Migjeni të hyjë në poezinë shqipe, poezia shqipe në vetvete vuante nga patriotizmi folklorik (i pashmangshëm në fillimet e letërsisë shqipe të Rilindjes, por që tashmë ishte kthyer në një eter asfiksues) që përfaqësohej nga uniformiteti i vargut 8-rrokësh popullor. Rimat e detyruara, fjalët e mbushura me origjinë nga gjuhët otomane dhe greke përfaqësonin në dukje një rregull që nuk ekzistonte në botën shqiptare, një tip bejtezimi që kishte betonizuar fjalën shqip në kërkim të motiveve klasike, derisa shfaqet Migjeni që me vargun e tij të lirë tregon dhe dëshmon kaosin e botës shqiptare. Migjeni me instinktin e një poeti të ri, e kupton se koha e klasicizmit të trashëguar nga letërsitë e mëdha pjesë të kurrikulave ku ishin formuar të gjithë ata që merreshin me poezinë shqipe ka kaluar dhe se fjala shqip kërkon ritme dhe tonalitete të tjera për të përfaqësuar më mirë botën e brendshme të njeriut shqiptar që nga sistemi i mileteve të Perandorisë Otomane po dilte në dritën e individualizmit dhe përsosjes së vet morale. Sigurisht, në gjithë këtë rrugëtim të këtij njeriu që po përpiqet të urbanizohet bën pjesë dhe solidariteti etnik, diçka që duket sikur pothuajse mungon në poezinë e Migjenit, mungesë që shpesh herë ka dhënë shkas për interpretime ekstra akademike për origjinën e Migjenit dhe influencën e kulturës së fqinjëve sllavë veriorë në poezinë e tij. Por Migjeni edhe në këtë drejtim është i veçantë. Sikur ta ketë kuptuar këtë hije dyshimi që do të ngihej mbi veprën e tij, ndërsa është duke udhëtuar drejt Torinos për të kuruar, mbi Adriatik shkruan prozën e fundit të vet që ia kushton Skënderbeut, heroit kombëtar të shqiptarëve, figura e të cilit kishte shërbyer gjatë Rilindjes Kombëtare si figurë që kishte realizuar solidaritetin etnik të shqiptarëve në rajon. Zgjedhja e kësaj figure për ta bërë pjesë të prozës së vet është vërtet interesante dhe akoma më integrues bëhet fakti nëse do të kishim ndonjë mundësi për të supozuar apo hedhur një vështrim për arsyen që e shtynte këtë shkrimtar që shkruante kryesisht dramat moderne të shpirtit njerëzor shqiptar, të shkruante rreth një figure mitike që kishte mbledhur rreth vetes kaq shumë patriotizëm folklorik. Ç’të ketë menduar vallë ndërsa kapërcente Adriatikun për t’u kuruar në brigjet përballë se ndoshta ky det që i ndante të dy brigjet kishte qenë një urë komunikimi ku kishin kaluar dhe ishin ndërsjellë, motive, ngjarje, histori, fate njerëzish të përbashkët. A po mendonte se po shkonte dhe rikthehej pasi të kishte marrë një shugurim kulturor në Europë njëlloj si Heroi që po kushtonte rreshtat e fundit?
Hamendësimet mund të jenë nga më të ndryshmet dhe sigurisht duke gjurmuar në jetën e një shkrimtari mund të gjesh monopate dhe labirinthe që të çojnë gjithkund dhe askund, por duke pasur si fill të Arianës dashurinë për poezinë dhe prozën e poetit mund të fillosh të rikthehesh në pikën kur e njeh shkrimtarin për herë të parë. Shumica e njerëzve e kanë njohur atë në rininë e tyre të hershme, atëherë kur shpirti është natyrshëm rebel dhe i lirë dhe si të tillë e ka bërë pjesë të kulturës së vet të përgjithshme, si poet antikomformist dhe si poet të rinisë. A nuk ka gjë më universale se të përshenjohesh si i tillë në memorien e një kombi? Ndaj për këtë arsye Migjeni vazhdon ende të lexohet, ndaj është nga shkrimtarët tanë më të mëdhenj që ende vepra e tij përçon kumte dhe mesazhe emancipuese, ndaj është përjetësisht i pashmangshëm nga letërsia shqipe.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025
Post Views: 64
Previous Post

MIGJENI I PASHMANGSHËM

Next Post

Haradinaj e tërheq kërkesën për pranimin e Kosovës në INTERPOL, Serbia e quan fitore

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Haradinaj e tërheq kërkesën për pranimin e Kosovës në INTERPOL, Serbia e quan fitore

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.