• Latest
  • Trending
  • All

Bashkurti: “Schengeni Ballkanik” është grackë për izolimin e Kosovës

12/10/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 1 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bashkurti: “Schengeni Ballkanik” është grackë për izolimin e Kosovës

12/10/2019
in Aktualitet, Dhe të tjerat, Kosova, Opinion

Ideja e krijimit të një Schengenit Ballkanik shihet për diplomatin e njohur Lisen Bashkurti si i dëmshëm dhe një ide e vjetër e Beogradit që rrjedh nga doktrinat për krijimin e Serbisë së Madhe. Ambasador Bashkurti në intervistën për Gazetën “Si” shpjegon pse një ide e tillë mund të sjellë izolimin e Kosovën. Bashkurti në fillim të viti 1992 është specializuar me grupin e parë të ambasadorëve, ku jepnin mësim një grup profesorësh nga Ministria e Jashtme gjermane. Ai është Doktor Shkencash nga viti 1992 dhe ka titullin Akademik Profesor i Asociuar nga viti 2008. Gjithashtu është autor i 22 librave shkencorë dhe mban gradën diplomatike “Ministër Këshilltar” nga viti 2002.

Z.Ambasador, tre vendet e Ballkanit, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë ranë dakord për atë që cilësohen si Schengeni Ballkanik për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të shkëmbimit të mallrave. Një ide e ngjashme për Benelux dhe Rajoni Nordik. Sipas jush cili do të jetë efekti që mund të ketë në rajon një nismë e tillë?

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Schengeni Ballkanik serbo-centrist tre palësh është një ide e vjetër me petka të reja, është një doktrinë serbo-ruse me terma euro-perëndimore, është një arrnë e re në një thes të shqyer, është një mirëkuptim propogandistik mbi një realitet kontradiktor. Është ide e vjetër sepse prej më shumë se një shekulli Serbia ka tentuar në kohë, terma dhe mënyra të ndryshme të bëhet qendër e Ballkanit. Fakti që këtë herë u takuan në Novi Sad, nuk e zbeh aspak që Beogradi është në qendër.

Doktrina e Garashaninit (Ilija Garashanin kultivues i Doktrinës së shenjtë serbe), në vitet ’40 të shekullit IX-të synonte krijimin e një Serbie të Madhe si qëndër Ballkanike. Gjatë “Krizës Lindore” 1877-1878, sërish Serbia tentoi të përfitonte nga kriza ruso-osmane që të përfitonte troje e popullsi të huaja, duke synuar të bëhej qendra politike midis Austro-Hungarezëve, Rusëve dhe Osmanëve. Mbas Luftës së Parë Botërore, kur ambiciet e Serbisë u përplasën me në periudhën post-osmane me Vjenën dhe Italinë, Beogradi inicioi Mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene, duke u bërë qendër e kësaj mbretërie trepalëshe. Në periudhën midis dy luftrave botërore, Serbia centraliste u përball me rivalitetin Kroato-Slloven federalist. Në këtë periudhë, 1929, Mbreti Serb Aleksandri I, e quajti krijesën serbe “Jugosllavi”, duke u përpjekur të gjejë kompromisin me Kroato-Sllovenët, por me qendër Beogradin.

Në këtë periudhë, midis dy luftrave botërore u ndërmorën tre Konferenca Ballkanike, me synimin “Ballkani, Ballkanasve”, si kundërvënie e fuqive evropiane, por në fakt ishte tendencë për dominime nacionalizmash ballkanikë; një prej më agresivëve ishte nacionalizmi serb. Të tre konferencat në fjalë dështuan nga rivalitetet e brendshme ballkanike dhe problemet e pakicave etnike.

Mbas Luftës së Dytë Botërore, për shkak të influencës më të madhe në Internacionalen Komuniste, Bullgaria e Dimitrovit tentoi të krijonte “Federatën Ballkanike”, ide kjo që ndeshi në kundërshtim të fortë nga Beogradi. Ishte Josif Broz Tito, themeluesi i Jugoslavisë së AVNOJ-it të mbas Luftës së Dytë Botërore, që tentoi të zgjeronte Federatën Jugosllave me përfshirjen e Shqipërisë në të. Për arsye ideologjike dhe strategjike, Stalini e ndaloi një iniciativë të tillë, duke shpëtuar Shqipërinë nga gëlltitja jugosllave.

Mbas rënies së Murit të Berlinit dhe transfromimeve politike dhe gjeopolitike në Evropën Lindore dhe BRSS, Jugosllavia u përfshi në krizë komplekse, në qendër të së cilës ishte ambicia e Beogradit për të vënë nën kontroll gjithë ish-Jugosllavinë e Titos. Millosheviçi i vuri republikat e ish-Jugosllavisë përballë alternativës kërcënuese: Ose të pranonin kontrollin centralist të Beogradit, ose të gjithë serbët, kudo që ndodheshin, do të bashkoheshin në një shtet të vetëm, në Serbinë e Madhe. Dihet se çfarë pasojash prodhoi politika e Millosheviçit.

Mbas rënies së Milloshevicit, diktatura serbe ka rënë, por doktrina e “Serbisë së Madhe” vijon të mbetet e gjallë aktive, por e veshur me petka diplomatike dhe e kamufluar pas termave të reja, kryesisht europiane. Thelbi i politikës së jashtme të Serbisë ka ndryshuar shumë pak. Ajo vazhdon të jetë nacionalisht ambicioze, duke tentuar të rikthejë pozitat e humbura nga koha e Milloshevicit. Këto ambicie lexohen qartë në qasjen Serbe ndaj Kosovës, Bosnie-Herzegovinës, Kroacisë dhe pakicave serbe kudo që janë.

Në rrashin Ballkanik, ambicia Serbe vijon të mbetet për tu rikthyer në qëndër Rajonale me gjithë kuptimin e kësaj fjale. Për këtë Beogradi përdor gjeostategjinë bivektoriale Euro-Aziatike. “Mini-Shengeni Serbo-centrist” është pjesë e kësaj taktike të Beogradit, në të cilën u bënë pjesë edhe Maqedonia e Veriut, edhe Shqipëria.

Në këtë takim është lënë jashtë Kosova dhe vende të tjera të Ballkanit. Pavarësisht se tre shtetet në deklaratën e tyre kanë vendosur që të ftojnë në takimin e ardhshëm të 10 nëntorit, takimi i Novi Sadit shihet edhe si një lëvizje taktike e Serbisë përballë vendosjes së taksës doganore 100% që i ka vendosur Kosova. Si i gjykoni ju këto qëndrime?
Takimi i Novi Sadit është paraparë që të lërë jashtë tij Kosovën. Ky takim nuk mund të bëhej me Kosovën, për sa kohë qeveria e kaluar kishte Haradinajn kryeministër, që vuri taksën 100 përqind ndaj importeve serbe.

Por ky takim nuk mund të bëhej me Kosovën, as me qeverinë e re, pa e ditur se kush do të fitonte zgjedhjet dhe do të bëhej kryeministër pas zgjedhjeve. Takimi i Novi Sadit me qëllim që të linte jashtë Kosovën, mund të bëhej taktikisht në periudhën vakum midis qeverisë në ikje Haradinaj dhe qeverisë në ardhje Kurti.

Nxitimi për ta bërë takimin e Novi Sadit në një kohë tranzicioni midis dy qeverive në Kosovë nuk lexohet si rastësi. I dëshpëruar me Haradinajn dhe i pasigurt me Kurtin, Vuçiçi (dhe kjo është krejt e qartë) luajti me datën e takimit të Novi Sadit për ta izoluar Kosovën. Maqedonia e Veriut bëri oportunisten, duke u pajtur me të. Nuk është e qartë nëse Tirana zyrtare ra paditurisht në grackën e Vuçiçit apo u dakordua me vullnetin e saj. Mungesa e transparencës së Qeverisë Shqiptare nuk na ndihmon aspak për këtë. Por, sidoqë te jetë, as Beogradi, as Tirana, as Shkupi dhe as të trija së bashku nuk mund të flasin dhe veprojnë në emër të Kosovës dhe popullit të saj. Koha kur Beogradi, satelitët dhe serbofilët ballkanikë flisnin e vepronin në emër të Kosovës dhe popullit të saj ka mbaruar një herë e përgjithmonë.
Sa mund të ketë ndikim ideja e krijimit të një federate jugosllave në Ballkan dhe sa kjo nismë është dëmshme për Kosovën, ndërkohë që Kosova po përpiqet të arrijë një marrëveshje me Serbinë, kjo si një kërkesë e ndërkombëtarëve?
Nuk mund të krijohet kurrëfarë federate jugosllave më në Ballkan, as me doktrinat e vjetra dhe as me termat e reja, as me gjuhë diplomatike të MSA dhe as me modele Schengeni Europian. MSA e kanë firmosur dhe ratifikuar të tre këto vende.

Gjithashtu, treshja Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni e Veriut janë edhe pjesë e Schengenit. Duke qenë pjesë e MSA dhe e Schengenit, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë as çfarë shtojnë dhe as çfarë heqin mbi termat e tyre. MSA dhe Schengeni janë instrumenta normativë evropianë që rregullojnë katër lëvizjet e lira: të mallrave, shërbimeve, kapitaleve dhe njerëzve.

Nëse këto akte normative evropiane nuk zbatohen plotësisht në Ballkan, kjo ka të bëjë me kulturën anti-juridike dhe antieuropiane të lidershipeve dhe administratave ballkanike, të cilat firmosin pa hezitim aktet juridike evropiane, por i shkelin ose i gjymtojnë në marrëdhëniet e fqinjësisë dhe të bashkëpunimit rajonal.

Prapamendimi i “Shengenit Ballkanik Serbo-Centrist” është i dëmshëm dhe i rrezikshëm për Kosovën, për Ballkanin dhe mbarë BE. Është i dëmshëm dhe i rrezikshëm për Kosovën sepse shton presionin e shteteve ballkanike mbi të, duke përfshirë mjerisht edhe Shqipërinë, për të rishikuar heqjen e taksës mbi importet serbe, pa kurrëfarë kushtëzimi në mbrojtje të Kosovës, dhe plotësisht në favor të Serbisë.

Taksa mbi importet serbe në Kosovë ishte reagim vetëmbrojtës i Kosovës përballë politikave agresive armiqësore të Serbisë. Serbia ka bllokuar dialogun me shkeljen e marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, ka penguar integrimin e Kosovës në organizatat e UNESCO-s dhe INTERPOL-it dhe ka sponsorizuar tërheqjet e njohjeve ndërkombëtare të disa shteteve kundër Kosovës. E tani, që taksa është në fuqi, është e udhës që Kosova të kushtëzojë heqjen e saj me masa konkrete kundër Serbisë. “Schengeni Ballkanik Serbo-centrist” tenton që t’i bëjë presion Kosovës për heqjen e taksës në mënyrë të pakushtëzuar, ose ta bëjë atë “fact açompli”, përmes Tiranës zyrtare.

“Schengeni Ballkanik” është i dëmshëm dhe i rrezikshëm për Ballkanin, sepse synimi dhe formati i tij do të ngjallë problemet e fqinjësisë në Ballkan dhe do të thellojë fragmentimin e tij. Duke u vënë në qendër të këtij “Schengeni Ballkanik Serbo-centrist”, Serbia do që të anashkalojë dhe jo të zgjidhë problemet serioze me fqinjët e saj. Deri tani, Serbia është gjeneruese problemesh fqinjësore dhe pengesë bashkëpunimi ballkanik. Me gjithë fqinjët, në një masë apo tjetër, dhe me gjithë Ballkanin, në një fushë apo tjetër, Serbia është vetë problemi dhe jo zgjidhja. Fakti që fqinjët e drejtpërdrejtë të Serbisë, Mali i Zi, Kosova, Bosnie-Herzegovina dhe Kroacia kanë abandonuar këtë format “Schengeni Ballkanik Serbo-centrist”, do thotë se ata i njohin mirë problemet dhe vështirësitë që ka krijuar dhe vijon të krijojë Serbia me to dhe me mbarë rajonin.

“Schengeni Ballkanik Serbo-centrist” është i dëmshëm dhe i rrezikshëm edhe për mbarë Europën. Në thelb ky lloj Schengeni Serbo-centrist tenton t’i hapë portat Rusisë. Përsa kohë politika dhe gjeostrategjia serbe është bivektorëshe Euro-Ruse, lypet të kuptohet se çdo hap i Serbisë me fqinjët, Ballkanin dhe Evropën i hap rrugën Rusisë për të depërtuar dhe për të rritur praninë dhe ndikimin në fqinjët e Serbisë, në Ballkan dhe në mbarë Evropën. Serbia ka vendosur të jetë “Kali i Trojës“ i Rusisë në Ballkan dhe në Evropë. Schengeni Serbo-centrist tenton t’i krijojë hapësirë gjeopolitike dhe gjeostrategjike Rusisë, në një kohë kur Bashkimi Evropian po ashpërson strategjinë kundër ofensivës ruse në Evropë.

Me pak fjalë, “Schengeni Serbo-centrist” është gracka e radhës e Serbisë për të izoluar Kosovën, për të dominuar fqinjët, për të fragmentuar Ballkanin dhe për t’i hapur portat Rusisë si karshillëk kundër Bashkimit Evropian. Asgjë e drejtë, e arsyeshme dhe e dobishme nuk pritet të vijë nga “Schengeni Serbo-centrist”. Ky lloj “Schengeni” është një dublim i panevojshëm në termat evropiane. Por, është shumë i dobishëm në termat Serbe-Ruse.

Post Views: 59
Previous Post

Si e arsyetojnë skandalin me Peter Handken – Sekretari i Akademisë suedeze flet për NYT

Next Post

Përse vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit mbetet gjithnjë prezente në diskursin publik të Kosovës?

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Një vlerësim i veçantë vjen për Shqipërinë nga mediumi prestigjioz amerikan CNN, i cili në një artikull të publikuar të premten...

Next Post

Përse vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit mbetet gjithnjë prezente në diskursin publik të Kosovës?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.