• Latest
  • Trending
  • All

Një problem serioz diplomatik midis Shqipërisë dhe Republikës Çeke

25/09/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 29 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Një problem serioz diplomatik midis Shqipërisë dhe Republikës Çeke

25/09/2019
in Aktualitet

Shaban Murati

Kriteri kombëtar është nga kriteret bazë të diplomacisë së një shteti në ndërtimin e marrëdhënieve me shtetet e tjera. Pjesë e çështjes sonë kombëtare dhe e kriterit kombëtar është dhe duhet të jetë Kosova, interesi jetik i së cilës është interes jetik i kombit shqiptar. Kjo do të thotë që Shqipëria ka detyrimin ta mbrojë Kosovën edhe përballë shteteve jomiqësore, por dhe përballë shteteve aleate. Ndaj kur kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babis, sipas Radio Pragës, pas takimit me presidentin e vendit, Milos Zeman, në 17 shtator njoftoi se dëgjoi argumentet e presidentit çek për çështjen e revokimit të njohjes së shtetit Kosovës dhe bëri të ditur se kjo çështje do të shtrohet në një nga takimet e rregullta të zyrtarëve më të lartë të shtetit, që mbahen për të koordinuar çështjet e politikës së jashtme, sensorët tanë shtetërorë duhet të ishin ngritur në këmbë. Kemi një shkallëzim të qëndrimit jo miqësor të udhëheqësve të Republikës Çeke ndaj Kosovës, qëndrim i cili shpërtheu në 11 shtator gjatë vizitës së presidentit çek në Beograd, ku ai deklaroi në konferencë shtypi se do t’u kërkojë autoriteve ekzekutive të vendit të vet tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Fakti që kryeministri çek, i cili në datën 12 shtator deklaroi se nuk sheh asnjë arsye të revokohet njohja e Kosovës, tani gjykon se duhet ta diskutojë në një mbledhje të zyrtarëve më të lartë të vendit të vet çështjen e revokimit të njohjes së shtetit të pavarur të Kosovës, duhet të shërbejë si një alarm i madh për qeverinë dhe shtetin e Shqipërisë. Kushdo e kupton se ka lindur një problem serioz diplomatik midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Çeke. Republika Çeke është anëtare e NATO-s dhe e BE. Është një shtet aleat i Shqipërisë në Aleancën Atlantike, ku anëtarësimi i detyron  të dy shtetet, që të luftojnë për njeri tjetrin, nëse sulmohen nga një shtet i tretë. Tani udhëheqës të këtij shteti aleat dalin dhe sfidojnë në mënyrë direkte interesin jetik edhe të Shqipërisë, edhe të Kosovës, pra të kombit shqiptar, duke shtruar në tryezën çeke të koordinimit të politikës së jashtme çështjen e revokimit të njohjes së shtetit të pavarur të Kosovës.

Çfarë bie në sy në këtë kundërvënie absurde të presidentit çek apo të ministrit çek të mbrojtjes ndaj njohjes së Kosovës. Është një kundërshtim i hapur ndaj politikës atlantike të ndjekur ndaj Kosovës dhe një sfidë ndaj veprës historike humanitare të NATO-s për çlirimin dhe shpëtimin e Kosovës nga agresioni kriminal serb dhe nga gjenocidi serb në vitin 1999. Republika Çeke është vlerësuar për pjesëmarrjen e saj në aksionin e përbashkët të 19 shteteve demokratike të NATO-s në inkursionet ajrore kundër objekteve ushtarake serbe në vitin 1999. Kryeministri i Republikës Çeke, që dha votën për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në Serbi dhe që firmosi pjesëmarrjen e Republikës Çeke në aksionin e përbashkët të NATO-s, ishte pikërisht Milos Zeman, i cili tani si president i vendit bën deklarata adoleshente në Beograd se ai dashuron Serbinë, por nuk e do Kosovën, dhe do të kërkojë revokimin çek të njohjes.

Vënia në diskutim e njohjes së shtetit të pavarur të Kosovës nga presidenti apo nga forume zyrtare çeke, po ndodh në një kohë kur para katër javësh qeveritë e pesë shteteve kryesore të NATO-s, të SHBA, Gjermanisë,Francës, Britanisë së Madhe dhe të Italisë, në letrën e përbashkët drejtuar në 13 gusht qeverive të Serbisë dhe të Kosovës, vendosin si një kusht të rifillimit të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës ndërprerjen e fushatës ndërkombëtare të Serbisë për tërheqjen e njohjeve nga shtetet, që e kanë njohur Kosovën. Dhe kur Perëndimi zyrtar i vendos Serbisë këtë kusht, presidenti kontrovers i Republikës Çeke, Milos Zeman, shkon në Beograd dhe kërkon të kundërtën, duke inkurajuar Serbinë që të vazhdojë fushatën idiote juridiko-diplomatike të tërheqjes së njohjeve.

Kemi sinjalin e një situate alarmuese, kur një shtet anëtar i NATO-s si Republika Çeke i bashkohet interesave koloniale të Serbisë dhe jo qëndrimit strategjik të pesë shteteve kryesore më të fuqishme demokratike të NATO-s. Provokacioni antishqiptar dhe antiatlantik i presidentit çek bëhet në një moment delikat diplomatik, kur faktori perëndimor, SHBA dhe BE, kanë marrë një angazhim të ri për arritjen e marrëveshjes përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, të bazuar në njohjen reciproke midis tyre. Dalja e presidentit çek me kërkesën për revokim të njohjes së Kosovës dhe për shtrimine kësaj çështjeje në forumet më të larta të pushtetit në Pragë, janë jo vetëm ecje kundër rrymës atlantike dhe europiane, por edhe kalim në anën tjetër të barrikadës diplomatike e gjeopolitike me Rusinë.

Përballë këtyre zhvillimeve të reja negative për Kosovën, për Shqipërinë dhe për kombin shqiptar, është e papranueshme heshtja dhe mosreagimi i Tiranës zyrtare. Shqipëria ka detyrën kushtetuese dhe kombëtare ta mbrojë Kosovën në arenën ndërkombëtare çdo ditë. Duhet mbrojtur nga Serbia dhe nga Rusia, por duhet mbrojtur edhe nga filorusët dhe filoserbët, që gjëllojnë në udhëheqjet e disa vendeve ish-komuniste dhe që përpiqen të sabotojnë shtetësinë e Kosovës dhe përpjekjet e Perëndimit dhe të NATO-s për zgjerimin e njohjeve të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare si OKB.

Shqipëria duhet të ndërmerrte përçapje intensive diplomatike pranë shtetit çek aleat në NATO, duke i bërë të qartë se qëndrime të tilla antishqiptare cenojnë rëndë marrëdhëniet midis dy shteteve tona si dhe kohezionin atlantik. Unë nuk mund të kuptoj se si mund të ulesh dhe të flasësh në NATO për bashkëpunimin ushtarak me ministrin çek të mbrojtjes, që është bashkuar me presidentin kundër njohjes së Kosovës, dhe të mos e paralajmërosh se nuk mund të ketë bashkëpunim aleatësh, kur goditet shtylla kurrizore e çështjes kombëtare shqiptare. Shqipëria duhet të ndërmarrë përçapjet e saj diplomatike pranë pesë shteteve të mëdha perëndimore për të aktivizuar veprimin e tyre diplomatik në drejtim të Pragës, sepse qëndrimet e presidentit çek i kundërvihen qëndrimeve të pesë shteteve kryesore të NATO-s për shtetin e pavarur të Kosovës.

Shqipëria duhet ta ngrejë fuqishëm zërin e saj kundër fushatës së Serbisë  dhe të Rusisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës. Është e papranueshme që Shqipëria nuk është ngritur asnjëherë me deklarata zyrtare qysh kur Serbia nisi fushatën e saj ndërkombëtare për revokimin e njohjeve të Kosovës.  A nuk mund të konsiderohet e turpshme që ndaj disa mikroshteteve në Afrikë apo në Paqësor, që kanë ndërmarrë aktin absurd të tërheqjes së njohjes së Kosovës, ka protestuar Franca dhe Britania e Madhe, kurse Shqipëria nuk ka thënë gjysmë fjale?  Qeveria e Shqipërisë jo vetëm, nuk lëvizi vetë, por as nuk shprehu mirënjohje dhe vlerësim ndaj Francës dhe Britanisë së Madhe, që dërguan nota proteste në adresë të atyre shteteve, që tërhoqën njohjet e Kosovës. Lidhur me këtë në librin tim “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës” kam shkruar: “Nuk kemi dëgjuar deri tani ta shprehin këtë vlerësim zyrtarisht, por është ende koha për ta bërë këtë. Shqipëria duhet ta kishte ndjekur menjëherë shembullin francez dhe do të duhej të kishte afishuar të njëjtin qëndrim lidhur me diversionin diplomatik rus dhe serb për të nxitur disa shtete që të tërheqin njohjen e Kosovës”. (Tiranë 2018, fq.298).

A e dini se Shqipëria nuk ka bërë një protestë në Beograd dhe as e ka denoncuar publikisht fushatën e Serbisë për revokimin e njohjeve të Kosovës? Kaq mjerane është treguar Shqipëria, sa që edhe kur kryeministrja serbe demonstroi një pacipëri diplomatike duke i kërkuar me letër Shqipërisë tërheqjen e njohjes së Kosovës, Tirana zyrtare gëlltiti gjuhën e vet brenda.

Deri tani tërheqjet e njohjeve të Kosovës kanë qenë nga disa shtete periferike të gjeografisë botërore nën presionin rus dhe serb. Por tani po del një shtet anëtari NATO-s, ku është anëtare edhe Shqipëria, që planifikon të diskutojë revokimin e njohjes së Kosovës.

Duket se qarqet zyrtare shqiptare ende nuk kanë mësuar se çështja kombëtare është pjesë e funksionit, e misionit dhe e strategjisë së diplomacisë dhe të shtetit. Kosova dhe mbrojtja e interesave të saj si shtet i pavarur, përballë shteteve jomiqësore apo shteteve aleate, është detyrë primare e diplomacisë, e qeverisë dhe e shtetit shqiptar. Ndaj nuk mund të mos lindë shqetësimi rrëqethës: A do të zgjohet Tirana të mbrojë Kosovën? botuar se pari ne gazeten Dita

Post Views: 61
Previous Post

Zgjedhjet në Kosovë, BE-ja bën thirrje që procesi zgjedhor të mbahet në mënyrë të qetë

Next Post

Viti 1913: Në male shkatërruan turqit, në fusha malazezët, besimtarët myslimanë faleshin në Kishë, shqiptarët ishin një e me këngë niseshin në luftë…

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Viti 1913: Në male shkatërruan turqit, në fusha malazezët, besimtarët myslimanë faleshin në Kishë, shqiptarët ishin një e me këngë niseshin në luftë…

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.