• Latest
  • Trending
  • All

SHPENDI TOPOLLAJ – MIKU I MADH I SHQIPTARËVE, DIPLOMATI I NDERSHËM DHE I DREJTË HERMAN BERNSTEIN

19/09/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 30 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SHPENDI TOPOLLAJ – MIKU I MADH I SHQIPTARËVE, DIPLOMATI I NDERSHËM DHE I DREJTË HERMAN BERNSTEIN

19/09/2019
in Aktualitet

Rreth librit monografik të autorit Mal Berisha

E lexoja librin e diplomatit Mal Berisha për një tjetër diplomat, madje edhe të një tjetër kohe, Herman Bernstein, dhe më sillej nëpër mendje ajo shakaja e Henri Kizingerit, kur thosh se: “Më telefonoi ministri i Punëve të Jashtme të Amerikës Heig dhe më ngarkoi me misionin t`u shpjegoj politikën e jashtme të qeverisë sonë kinezëve, secilit më vete”. Natyrisht që ky nobelist që afroi politikisht vendin e tij me Kinën dhe Vietnamin e dinte më mirë se kushdo, se detyra e një diplomati, e ca më shumë ajo e një ambasadori, është nga më të vështirat dhe më seriozet.

Është njëkohësisht një detyrë që përveç ndershmërisë, kërkon edhe vlera të veçanta intelektuale dhe sidomos përkushtim. Duke i pasur këto cilësi si rrallë kush, brenda frakut të tij diplomatik, ish konsulli ynë i Përgjithshëm në Stamboll dhe më pas si ambasador në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut dhe në Irlandë, Mal Berisha, në morinë e librave të tij mjaft të mirëpritur, kësaj here ka zgjedhur të trajtojë një figurë emblematike, por paradoksalisht, pak të njohur, si ajo e amerikano – hebreut Bernsteinit, i cili nga periudha 1930 deri në vitin 1933 kreu detyrën e ambasadorit të SH.B.A. – ës në Shqipërinë e mbretërimit të A. Zogut. Shekspiri diku ka thënë se: “Jeta është e shkurtër, por e vërteta rron shumë dhe arrin larg”.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

E lexoja librin e diplomatit Mal Berisha për një tjetër diplomat, madje edhe të një tjetër kohe, Herman Bernstein, dhe më sillej nëpër mendje ajo shakaja e Henri Kizingerit, kur thosh se: “Më telefonoi ministri i Punëve të Jashtme të Amerikës Heig dhe më ngarkoi me misionin t`u shpjegoj politikën e jashtme të qeverisë sonë kinezëve, secilit më vete”. Natyrisht që ky nobelist që afroi politikisht vendin e tij me Kinën dhe Vietnamin e dinte më mirë se kushdo, se detyra e një diplomati, e ca më shumë ajo e një ambasadori, është nga më të vështirat dhe më seriozet.

Është njëkohësisht një detyrë që përveç ndershmërisë, kërkon edhe vlera të veçanta intelektuale dhe sidomos përkushtim. Duke i pasur këto cilësi si rrallë kush, brenda frakut të tij diplomatik, ish konsulli ynë i Përgjithshëm në Stamboll dhe më pas si ambasador në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut dhe në Irlandë, Mal Berisha, në morinë e librave të tij mjaft të mirëpritur, kësaj here ka zgjedhur të trajtojë një figurë emblematike, por paradoksalisht, pak të njohur, si ajo e amerikano – hebreut Bernsteinit, i cili nga periudha 1930 deri në vitin 1933 kreu detyrën e ambasadorit të SH.B.A. – ës në Shqipërinë e mbretërimit të A. Zogut. Shekspiri diku ka thënë se: “Jeta është e shkurtër, por e vërteta rron shumë dhe arrin larg”.Ai ua përshkruan lexuesve amerikanë, që s`kanë asnjë dijeni për këtë vend e këta njerëz, me shumë ngrohtësi dhe me besim se shumë shpejt do të bëhet i zhvilluar si tërë popujt e qytetëruar të Evropës. Ai i fton ata ta vizitojnë këtë vend pa konflikte fetare, se po u vonuan, do humbasin shumë. Duhet ta njohin mikpritjen proverbiale dhe kostumet e bukura e të habitshme.

U thotë atyre që të shpejtojnë se shumë nga magjia e këtij vendi po zhduket, pasi po hyn e reja e jetës moderne. Dhe është po ky mik i yni që teksa kërkon nga qeveria e tij ndihmë për arsimin dhe bujqësinë tonë, me shumë dashuri i drejtohet në një relacion presidentit të tij me këto fjalë: “Shqiptarët janë njerëz të tillë që më mirë vdesin, sesa të kërkojnë, më mirë mbarojnë në dëshpërimin e vet, sesa të qahen… Ata janë popull tragjik, por një racë heroike…” Dua të besoj se edhe vetë udhëheqësit shqiptarë, nuk mund të flisnin më me entuziazëm për popullin e tyre. Ky ambasador i njihte mirë dhe kurrë nuk i kapërcente detyrat e tij. Mal Berisha, ky shqiptar i kulluar, dhe me kulturë superiore, ka hulumtuar gjatë rreth kësaj figure kaq interesante dhe ka gjetur mjaft materiale nëpër arkiva që tregojnë se Herman Bernsteini ishte një mbrojtës i palëkundur i aspiratave tona për liri e pavarësi. Vlen të theksohet qëndrimi i tij ndaj çdo lloj synimi për ta pushtuar, shfrytëzuar apo për të përfituar nga mundësitë që Shqipëria kishte. Ai, mban qëndrim tepër të drejtë dhe demaskues, veçanërisht ndaj planeve djallëzore të Musolinit. Ai në tërësi, e shpall dyshimin e tij për tendencat aneksioniste të fashizmit dhe të Hitlerit, aventurat e të cilëve do ta çojnë botën në një luftë tjetër botërore. Mesa duket të çmendurit e Evropës, ende nuk kanë nxjerrë mësime nga kasaphana e Luftës së Parë Botërore. Edhe diplomatët italianë e ndjekin si hije çdo lëvizje dhe çdo qëndrim të tijin. Mali, na i ka dhënë në ligjeratë të drejtë, raportimet e tyre për këtë ambasador që ata e quajnë të shqiptarizuar dukshëm në çdo veprim të tijin. Madje, aq sa i gëzohen largimit të tij, aq edhe i tremben faktit se ai duke qenë me ato talente, pra me botime librash, artikujsh, novelash dhe mundësi politike, do të vazhdojë të përkrahë këtë vend dhe të mbështesë me këshillat e tij si shpëtimtar mbretin Zog. E për më tepër, sipas tyre, ky njeri që hapi shkollën teknike dhe atë të Golemit e Kavajës, ka mundësi të sjellë edhe ndihma të qenësishme ekonomike. Kapitull më vete në libër, autori i kushton marrëdhënieve të sinqerta dhe mjaft të përzemërta me vetë mbretin.

Për më tepër, ai nuk mjaftohet me vlerësimet dhe largpamësinë e këtij burri shteti, por edhe i kërkon dhe shkruan të parën biografi të tij. Sa baltë e helm është hedhur mbi figurën e A. Zogut nga komunistët. Por si ka mundësi që një burrë kaq inteligjent, një njohës i shkëlqyer i historisë, një diplomat me përvojë, një njeri i lirë në mendime, një njeri që nuk i kursen kritikat për askënd, flet për të me aq konsideratë? Mbi të gjitha, ai vëren një mprehtësi mjaft të hollë në vështrimin e problemeve si me fqinjët, ashtu edhe kur diskutohen farsa ndërkombëtare. Është me mjaft domethënie vetëm analiza që A. Zogu i bën propozimit Briand për parandalimin e militarizimit dhe për pasojë edhe të vetë Luftës së Dytë Botërore. Ja si shprehet Zogu në bisedë me ambasadorin: “Unë kam vënë re se në këto konferenca problemet më të vështira janë ato që mbeten për t`u zgjidhur në mbledhjen e ardhshme e kështu me radhë dhe pastaj fillon akumulimi i problemeve dhe brengave më të vështira, të cilat nuk mund të zgjidhen dhe as të rregullohen, pasi vërtetë që aty nuk ka dëshira për t`i zgjidhur ato dhe për shkak se secili prej burrështetasve që shkojnë në ato konferenca është i përkushtuar t`i zgjidhë këto probleme sipas interesave të tij dhe jo nga pozicioni i mbarëvajtjes së përgjithshme.

Kjo është arsyeja përse unë mendoj se shtetet e Bashkuara të Evropës, siç i propozon Briandi, do të mbeten vetëm një ëndërr boshe, një gjest madhështor, i ndërmarrë me qëllim që Franca, kur të vijë ajo ditë, të realizojë përpjekjet e saj për të bashkuar Evropën, me qëllim që të sjellë paqen.” Asnjëherë H. Bernstein nuk harron të theksojë se shqiptarët janë pasardhës të Skënderbeut, dhe që edhe sot e kësaj dite ata vishen me të zeza për vdekjen e këtij heroi të papërsëritshëm. Ai thekson se për të, në vitin 1873 ka shkruar edhe vetë poeti amerikan, pedagogu i Harvardit Henri Uodsuërth Longfellou, dhe më vonë i ardhuri në Shqipëri më 1908 – tën Charles Telford Ericksoni i cili e niste kështu poemën e tij: “Ti dorën nuk e zgjate drejt skeptrit njollagjak, / As i trishtë nuk kërkove të shprishurën kurorë, / Përballë i dole që vetë të merrje hak, / Ndaj atij tirani djemrrëmbyes e idhnak, / Që dheun tënd kishte shtënë në dorë.” Mal Berisha vë në dukje se qëllimi i shkruarjes së këtij libri ka qenë të ndërthurrë tri shtete, pra tre popuj, që kupton veç atij shqiptar dhe amerikan edhe popullin hebre që aso kohe kishte mjaft probleme, pasi jo vetëm luftohej paturpësisht, por edhe bënte përpjekje të jashtëzakonshme për t`u organizuar si gjithë shtetet e popujt e tjerë të botës. Kjo popullsi semitike me Abrahamin në krye, ishte vendosur në Palestinë tetëmbëdhjetë shekuj para lindjes së Krishtit dhe ende persekutohej e përndiqej. Kishte ardhur koha që vepra e Mojsiut për bashkimin dhe organizimin e tyre të përsëritej.

Herman Bernstein vërtetë ka lindur më 21 shtator të vitit 1876 në Vladislavov të Lituanisë dhe ka gjetur atdheun e tij të dytë qysh nga mosha gjashtë vjeçare në Amerikë, por e di mirë fatin e trishtë të popullit të tij, dhe bën çmos të japë ndihmesën e vet. Dhe ka të drejtë që ndihet krenar se është pasardhës i atij populli sa të zgjuar aq edhe trim. Lexoja pasazhet e këtij libri, kushtuar si mbrojtjes nga shqiptarët dhe qeveria e tij kur nazistët me shokë i terrorizonin, ashtu edhe veprës së Bernsteinit në favor të tyre dhe më kujtohej ajo që na sjell historiani Jozef, kur tregon për ngjarjen e Masadës. Konsulli romak Flaviusi në krye të 8 – 9.000 mijë ushtarëve e rrethon kështjellën në kodër ku ishin 960 banorë hebrej, nga të cilët vetëm 200 ishin ushtarë. Duke e ditur se ata do të luftonin deri në fund, romakët ngritën dheun gjashtëdhjetë metra me qëllim që të mundësonin përdorimin e dashit për të shpartalluan portën e kështjellës. Kur e panë se nuk kishin shpëtim, për të mos u turpëruar duke u dorëzuar, hebrejtë vendosën të vdisnin; ndaj dhjetë prej tyre i vranë ushtarët e shtrirë para grave dhe fëmijëve, pastaj si shtinë shortin, njëri vrau nëntë të tjerët dhe veten e tij. Thuhet se vetëm dy gra shpëtuan gjallë, duke ikur me gjithë fëmijë, nëpër kanalet e ujësjellësit poshtë pallatit, si për të treguar heroizmin që kishte ndodhur. Edhe ne shqiptarër duhet të ndihemi mirë për gjithë sa bëmë për ta, dhe që kjo vepër u njoh dhe u propagandua nga vetë Bernsteini. Siç e përmenda më sipër, mendoj se ka qenë një zgjidhje mjaft e mirë që autori M. Berisha ka përfshirë diçka nga krijimtaria, intervistat dhe korrespondenca e Bernsteinit, pasi kjo e plotëson rëndesën që figura e tij kishte. Ndofta nuk është vendi të ndalemi posaçërisht në të, por duhet theksuar se ai qe një shkrimtar i mirëfilltë, që nuk e ndau detyrën si diplomat nga taleni letrar e gazetarsk, por duhet vënë në dukje se gjithçka ai shkroi që nga Ajnshtaini, Drajzeri, Weizmani, Cecili, Trocki, Papa Benedikti XV – të, Moisiu, Andrejevi, Rodeni, Ellisi, Bergsoni, Meçnikovi, Show, e deri te Leon Tolstoi, pa folur për të tjerë, më kujtojnë atë që dikush thosh për markezin e akuzuar si zhirondin Mari Zhan Antuan Kondorse: “Dashuria për njerëzimin gjallon dhe zbukuron çdo faqe të shkrimeve të tij”. Dhe jam i lumtur që këtë e konstatoj edhe te diplomati dhe njeriu i mrekullueshëm dhe tepër i ditur, modesti Mal Berisha, që jep shembullin sesi duhen nderuar të gjithë ata që bënë sa mundën për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Post Views: 129
Previous Post

“Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

Next Post

Vendimi për Tahirin në mediat botërore

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Vendimi për Tahirin në mediat botërore

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.