Tanja Fajon, emri më i dashur dhe i komentuar aktualisht te ne, pikërisht për shkak të mbështetjes që po jep për liberalizimin e vizave të shtetasve të Republikës së Kosovës. Eurodeputetja në Parlamentin Evropian Tanja Fajon është shprehur gjithmonë në krahë të kosovarëve për lëvizjen e lirë
Fajon është një politikane dhe ish-gazetare sllovene, ndërkohë punon si Anëtarë e Parlamentit evropian. Ajo është anëtarë e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve
Për t’ju njohur më mirë me jetën e saj, Gazeta Metro ka përzgjedhur disa fakte për të që s’i keni ditur:
1. Fajon lindur në Lubjana, ku mori gradën bachelor në gazetari në Universitetin e Ljubljanës. Ajo ka gjithashtu gradën BA në marketing në organizata non-profit. Më 2005 Fajon mori gradën MA në studime ndërkombëtarë nga Kolegji i studimeve ndërdisiplinore në Belgjikë.
2. Fajo në lagjen ku është rritur në Ljubjanë ka jetuar me shumë shqiptarë, dhe atje nuk ka pasur një përshtypje shumë të mirë për ta, megjithatë më vonë u bind se ata janë të dashur e mikpritës:
“Unë kam jetuar në një lagje të Ljubjanës, në të cilën gjithashtu jetonin shumë shqiptarë. Nuk është se isha shumë entuziaste në atë kohë, veçanërisht kur ata më ngacmonin mua, si një vajzë e re që isha”, ishte shprehur ajo në një intervistë.
2. Eurodeputetes i pëlqenin shumë akulloret shqiptare, të prodhuara nga shqiptarët në Slloveni, madje ajo cilëson ato si më të mirat që ka provuar ndonjëherë.
3. Në Tiranë, një lokal mban emrin e saj “Fajon”, madje ajo e ka viztuar atë dhe është shprehur se ndjehet shumë mirë për respektin që i bëjnë shqiptarët asaj.
4. Si gazetare, Fajon ka punuar në “Radio Glas Ljubljane” midis 1991 dje 1995. Ajo ishte reportere për “Republika” (1993) pastaj më vonë punoi për “RTV Sllovenia” (1995–2009), dhe nga 2001 si korrespondente nga Brukseli.
















