• Latest
  • Trending
  • All

Viti 1968: Demonstratat, për ndryshim…

27/12/2018

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 20 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Diaspora

Viti 1968: Demonstratat, për ndryshim…

27/12/2018
in Diaspora, Histori, Kulture

Cilat janë ngjarjet që kanë shënuar shqiptarët dhe botën në vitin 1968?

Agron SHALA

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

07/11/2022

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

12/11/2021

Viti 1968 është vit i zhvillimeve të mëdha për shqiptarët. Fillimisht, vlen të përmendet Konferenca Albanologjike e mbajtur në Tiranë (17 janar 1968) dhe Simpoziumi shkencor mbajtur në Prishtinë (9-12 maj 1968), me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, ku morën pjesë studiues shqiptarë e të huaj të fushave të historisë, të letërsisë, të gjuhësisë, të folklorit dhe të etnografisë. Pastaj, ishte Konsulta e njësimit të gjuhës shqipe, e mbajtur më 22-23 prill 1968 në Prishtinë, në të cilën u konstatua se si “gjuhë letrare e shqiptarëve në Jugosllavi njihej njëzëri gjuha letrare e shtetit amë (Shqipërisë)”. Pastaj ishin manifestimet e shumta me rastin e 90-vjetorit (qershor 1968) të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të 60-vjetorit të Kongresit të Manastirit. Po më 1968 nisën diskutimet për ndryshime kushtetuese në Federatën jugosllave, me të cilat parashihej avancimi i statusit të Kosovës.

Veli Deva, Ali Shukriu dhe Tito në Brione, më 24 qershor 1968

Pas rënies së Rankoviqit në Plenumin e IV-t të KQ të LKJ-së (i njohur si Plenumi i Brioneve), gjërat nisin të ndryshojnë për të mirë për shqiptarët në Jugosllavi. Nëpër shkolla shtohet kuadri shqiptar, por ende mungonte ai i kualifikuari për çka shumë lëndë vazhdonin të jepeshin në serbisht. Revistat, si “Jeta e re” dhe “Zëri i Rinisë”, botonin shkrime historike, përfshirë ato të historianëve nga Shqipëria. Ndërsa, Redaksia e Botimeve “Rilindja” u kushtonte rëndësi veprave që flisnin për jetën dhe të bëmat e Skënderbeut.

Në këtë vit shmanget emërtimi fyes që serbët e përdorin për shqiptarët, “shiptar” ose “shiftar”, ndërsa në vend të Metohisë nis të përdoret termi Rrafshi i Dukagjinit.

Por, shqiptarët vazhdonin të ishin prapë më të diskriminuarit në Jugosllavi. Kjo ka bërë që të shpërthenin demonstratat për avancimin e të drejtave të tyre kombëtare. Demonstrata e parë u mbajt më 6 tetor 1968 në Prizren, për të vazhduar në tetor, nëntor e dhjetor në qytete tjera të Kosovës, madje në Ulqin, Preshevë e Tetovë.

Pamje nga demonstrata e 27 nëntorit 1968 në Prishtinë

Parullat që u përdorën në këto demonstrata, ishin: “Rroftë flamuri kuq e zi!”, “Rroftë populli shqiptar!”, “Duam Universitet!”, “Duam barazi!”, “Duam vetëvendosje”, “Askush të mos luajë me fatin tonë”, ”Poshtë politika kolonialiste ndaj Kosovës”, ”Viset e banuara me shqiptarë t´i bashkohen Kosovës”, ”Për të drejtat tona gjak do të derdhim”, ”Në një dorë kazmën e në tjetrën pushkën”, ”Duam Republikë”, “Duam vetëvendosje deri në shkëputje”, “LNÇ-ja nuk na solli lirinë!”, “Duam Kushtetutë!”, “Duam bashkimin e Preshevës me Kosovën!”, “Poshtë burokracia!”, “Poshtë tradhtarët!”, “Poshtë Veli Deva!”, “Rroftë Klasa punëtore!”, “Rrofshin minatorët”, “Rroftë fshatarësia”, “Rroftë rinia”, “Poshtë Fadil Hoxha”, “Rroftë vëllazëria shqiptare”, “Rroftë Adem Demaçi”, “Rroftë Kadri Halimi”, “Duam lirimin e të burgosurve politikë”…

Dhjetëra demonstrues u arrestuan dhe u dënuan; shumë nga ta u plagosën; ndërkaq u vra 17-vjeçari Murat Mehmeti – nxënës i Shkollës së Mesme Teknike në Prishtinë.

Se barazia në Jugosllavi nuk vlente për shqiptarët, këtë e dëshmon shkrimi i gazetares Christine Von Kohl, në ditoren “Die Presse” të Austrisë, më 9 dhjetor 1968, në të cilin serbët thoshin haptas se “të gjithë shqiptarët duhet shpërngulur në Shqipëri”!

Murat Mehmeti

Për demonstratat, pala jugosllave kishte akuzuar Shqipërinë si nxitëse. Por, për këto ngjarje nuk kishte ndonjë deklarim e qëndrim të qartë nga pala shqiptare, sidomos për statusin e Kosovës si republikë. Sidoqoftë, demonstratat e vitit 1968 ndikuan që shqiptarët pa frikë ta përdornin flamurin. Më 1970 themelohet Universiteti i Prishtinës. Ndërkaq, në vitin 1974 u miratua Kushtetuta e re që Kosovën e bëri pjesë të Federatës jugosllave. Pos kësaj, u përmirësuan edhe raportet Shqipëri-Jugosllavi, me çka u shtuan kontaktet mes krijuesve dhe intelektualëve shqiptarë të të dy anëve të kufirit.

Me këto demonstrata lindi një mit urban, se sa “tolerant” Tito ka qenë. Atëherë, po edhe sot besohet se kur Tito “rastësisht” dëgjoi se shqiptarët kanë çue krye në Kosovë, pyet se çfarë kërkojnë. “Flamurin”, i thonë këshilltarët. “Po ua jepni pra”, ishte “përgjigja” e menjëhershme dhe e lehtë e Titos. Në fakt, ai kishte thënë “studentët kanë të drejtë” për protestat studentore në Beograd, Zagreb, Lubjanë e Sarajevë, që ishin shumë të ndryshme nga ato të shqiptarëve e që kishin të bënin kryesisht me reformat ekonomike që shkaktonin papunësi dhe largime të rinisë për në Perëndim. Kërkesat e studentëve shqiptarë dalloheshin edhe nga kërkesat e studentëve të Perëndimit që më 1968 protestonin për barazi gjinore, sociale, racore, liberalizim, ambientalizëm…

Kosova më 1968 kishte 1,159,000 banorë, ndërsa Shqipëria 2,052,778. Këtë vit lindin Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj.

Shfaqja “Skënderbeu” e Lec Shllakut, në Teatrin “Skampa” të Elbasanit

Kur është fjala te flamuri, duhet theksuar se pas rënies së Rankoviqit, elita politike e Kosovës menjëherë, që më 1967, kishte iniciuar çështjen e flamurit, madje edhe në takimet që kishin me Titon. Serbët – në krye me Dobrica Qosiqin – në një mbledhje të KQ të LK të Serbisë, i kishin kundërshtuar haptazi diskutimet për rikthimin e të drejtës së përdorimit të flamurit kombëtar shqiptar, pra edhe të rregullimit të asaj të drejte me ligj dhe me Kushtetutë. Megjithatë, kjo e drejtë u aprovua në një mbledhje të Lidhjes Socialiste të Popullit Punues të Kosovës, më 4 tetor 1968, në Prishtinë. Ilaz Kurteshi, në cilësi të kryetarit të atëhershëm të LSPP-së, në fjalën hyrëse kishte theksuar se përdorimi i lirë i flamurit shqiptar është element i barazisë kombëtare. Në atë mbledhje ishin edhe Fadil Hoxha (asokohe kryetar i Kuvendit të Kosovës), Veli Deva (kryetar i LK të Kosovës), Avdi Bakalli, Ismet Gunga dhe personalitete të tjera të kohës.

Fotografi e 6 tetorit të vitit 1968, kur u lirua përdorimi i flamurit kombëtar për shqiptarët në ish-Jugosllavi. Në foto (nga e majta), janë: publicisti Bajram Mjeku dhe djali i tij i axhës, Jakup Mjeku

Lufta e Ftohtë vazhdonte ta mbante botën të ndarë në bllokun kapitalist dhe në atë komunist. Por, edhe mes bllokut komunist kishte ndarje. Shumica e shteteve ishin satelite të BRSS-së. Dy nga to kishin politika të pavarura – Koreja e Veriut dhe Jugosllavia. Ndërsa, dy shtete tjera kundërshtonin BRSS-në, por i lidhte e njëjta ideologji – Kina dhe Shqipëria.

Më 20-21 gusht 1968, BRSS-ja invadoi Çekosllovakinë, akt të cilin Shqipëria e vogël e dënoi fuqishëm. Mu për këtë, më 13 shtator 1968, Shqiptaria zyrtarisht largohet nga Pakti i Varshavës, ku ishte anëtarësuar më 14 maj 1955.

Lufta e Vietnamit ishte në qendër të zhvillimeve në botë. Në janar 1968 nis Ofensiva Tet që përfshin sulmet e Viet-Kongëve në 100 qytetet. Luftimet ishin aq të ashpra sa që gjenerali amerikan William Westmoreland përmendi përdorimin e bombës atomike. Për t’u përkeqësuar situata, u themelua edhe grupacioni komunist Kmerët e Kuq, që financimin kryesor e kishte nga Kina.

Pamje nga luftimet në Vietnam

Më 1968 nisi ngritja e Saddam Husseinit në Irak, ndërsa Mao Zedongu kërkon riedukim të rinisë urbane në fshatra, përmes lëvizjes: “Lartë në male dhe poshtë në fusha”.

Viti 1968 vlen të përmendet edhe për zhvillimet teknologjike, sepse presidenti amerikan Lyndon B. Johnson kërkon që të gjithë kompjuterët qeveritarë të mbështesnin ASCII-n. Të njëjtën politikë e vazhdoi presidenti republikan Richard Nixon, që në zgjedhjet presidenciale në SHBA të këtij viti, mundi demokratin William Westmoreland.

Këtë vit në kinema jepet premiera e një prej kryeveprave më të mëdha të kinematografisë, “2001: Odiseja hapësinore”, me regji të Stanley Kubrickut. Në BRSS këtë kryevepër kinematografike e konceptuan si garë tjetër mes Lindjes dhe Perëndimit, ndaj më 1972 erdhi “kundërpërgjigja” e tyre me filmin “Solaris” të një gjeniu tjetër të regjisë së filmit – Andrei Tarkovsky.

Më 1968 Lindin aktorët: Will Smith, Hugh Jackman, Owen Wilson, Daniel Craig, Josh Brolin… këngëtaret: Celine Dion, Kylie Minogue, Lisa Marie Presley (e bija e Elvisit)… ndërsa vdes njeriu i parë që fluturoi në hapësirë, Yuri Gagarin, dhe pas sulmit me armë edhe fituesi i Nobelit për Paqe, Martin Luther King Jr. /Telegrafi/

Post Views: 124
Tags: 1968demonstratatopera Skenderbeu
Previous Post

Tre opsionet e SHBA-së për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Next Post

VIZAT DHE SHTETRRETHIMI I VAZHDUAR PËR KOSOVARËT

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

by TheAlbanian.co.uk
07/11/2022
0

Biznesmeni me lidhje të ngushta me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, pranoi të hënën se ai kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane dhe...

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

by TheAlbanian.co.uk
12/11/2021
0

Greqi- Klodiana Çela shqiptarja që plagosi ditën e djeshme me armë zjarri mjekun grek Jorgo Neos ka dalë sot përpara gjykatës....

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Next Post

VIZAT DHE SHTETRRETHIMI I VAZHDUAR PËR KOSOVARËT

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.