• Latest
  • Trending
  • All

Viti 1938: Gati për luftën tjetër të madhe

24/12/2018

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 31 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Viti 1938: Gati për luftën tjetër të madhe

24/12/2018
in Histori

Agron Shala

Cilat janë ngjarjet që kanë shënuar shqiptarët dhe botën në vitin 1938?

Lajme teNjejta

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

12/09/2021

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

15/06/2021

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

05/01/2021

Në Mbretërinë e Jugosllavisë u mbajtën zgjedhjet parlamentare ku fitoi Unioni Radikal Jugosllav që mori 306 nga gjithsej 373 ulëset. Ndonëse Opozita e Bashkuar e udhëhequr nga kroati Vladko Macek mori hiç më pak se 44.9 për qind të votave, serbët kishin manipuluar ligjet që atyre t’u takonin vetëm 67 ulëse. Sipas statistikave të asaj kohe, serbët përbënin 38 për qind të popullatës së shtetit, por kishin pushtet absolut, gjë që tregohet edhe me këto zgjedhje.

Që nga viti 1918 e deri në vitin 1938 – sipas të dhënave edhe nga arkivat e Serbisë – serbët i kanë djegur dhe shkatërruar qindra fshatra e mijëra shtëpi, janë vrarë dhjetëra-mijëra shqiptarë e janë shpërngulur mbi 215 mijë syresh për në Turqi. Në datat 9-11 korrik 1938, pala jugosllave dhe ajo turke pajtohen në Stamboll që në gjashtë vjetët e ardhshme të shpërngulen 40 mijë familje shqiptare nga tokat e pushtuara nga serbët. Kjo është e ashtuquajtura Konventa Jugosllavo-Turke që synonte të zhbënte shqiptarët nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Sanxhaku dhe Lugina e Preshevës.

“Hej ty t’lumtë dora o Selman Kadria/ K’shtu o po t’thonë more tan’ o Shqipnia/ Djem o si ti ka Kosova prapë/ O prapë o ndër shkie o do të marrim hak”.

Në ndërkohë vazhdonte kolonizimi i Kosovës dhe dhuna kundër shqiptarëve. Ndër zullumqarët më të mëdhenj serbë ishte Milliq Kërstiqi (Kërrsta) i cili vritet më 1938 e me vrasjen e tij lindi miti për Selman Kadrinë. Siç mbahen fshehtë shumë gjëra nga historia shqiptare, siç keqinterpretohen dhe zbukurohen shumë momente dhe detaje, i tillë është edhe rasti me Selman Kadrinë, të cilit i këndohet kënga se i dridhi eshtrat e Car Dushanit e se nga pushka e tij “me gojë hapur ka mbetë Serbia”.

Studiuesi Liman Rushiti, në veprën e tij “Kujtime për lëvizjen kaçake”, cek fakte interesante për shumë personazhe të historisë, të thëna nga dëshmitarët e kohës (që i kishte mbledhur në vitet ’70-’80 të shekullit të kaluar, e të cilat i botoi në një vepër me vlerë më 2003). Ai thotë se Kërrsta ishte vrarë pas shpine (gjë që nuk përkon me burrërinë shqiptare për çka në këngë glorifikohen ata që i dalin ballë për ballë armikut) dhe se Selman Kadria ishte njeri i besueshëm i tij, Milliqit, si nip i Kërstiqëve të Istogut – për çka i besohej edhe mbajtja e armës.

Pamje nga dasma e Zogut

Në traditën shqiptare, njeriu nuk vritet pas shpine. Ju kujtohet atentati që Beqir Valteri kishte bërë ndaj Ahmet Zogut në Parlamentin e Shqipërisë? Ndonëse kishte probleme në të folur, e thirri Zogun në emër dhe i tha: “Bëji të fala ungjit tim”! Sepse, kjo ishte tradita burrërore shqiptare e marrjes hak: për ta thirrë hasmin në emër dhe për t’ia treguar arsyen se pse po merr hak!

Kur është fjala te Zogu, duhet thënë se duke pasë parasysh mizoritë e Kërrstës kundër shqiptarëve, ai kishte ofruar të holla për atë që e shpëton dhe e dërgon Selman Kadrinë në Tiranë. Por, këtu ndodh një akt i ultë: tradhtohet nga nipi i babës, Ramë Vuthaj, që po ashtu e godet Selman Kadrinë pas shpine me sëpatë, ndërsa sinjalizon xhandarët serbë që ta marrin. Nën torturat më barbare të kolonëve serbë, Selman Kadria vdes në oborrin e kishës ortodokse në Istog, në qershor të vitit 1938.

Torta e dasmës së mbretit Zog

Në vitin e Selman Kadrisë, Zogu që drejtonte një shtet me 860 mijë shqiptarë, ishte bërë “burrë” sepse martohet. Për martesë i duhej leja nga Papa (Geraldine ishte katolike). Thuhet se Vatikani kërkonte një martesë sipas riteve katolike – përpara martesës civile – dhe se fëmijët e dalë nga martesa duhej të rriteshin si katolikë. Por, në fund u pajtuan që jo dasma po fëmijët të rriten si katolikë e se martesa do të ishte civile.

“Martesa do të bëhet në pallatin e vjetër në Tiranë dhe ajo do të jetë tërësisht civile… Nuk ka asnjë dyshim që vëllai im dhe mbretëresha e tij do të vizitojnë Papën gjatë muajit të tyre të mjaltit për të marrë bekimin e tij”, kishte thënë për mediat britanike Princesha Myzejen, e cila më 1938 me motrat e saja bëhet e famshme, pasi udhëtojnë në Hollivud. Mediat perëndimore raportonin se producenti i famshëm, Samuel Goldwin, dëshironte që motrat e Zogut të luanin në një version të ri të filmit “Graustark” – shtetit fiktiv që përmendet në shkrimet e George Barr McCutcheonit.

Motrat Zogu

Ngjarjet më të rëndësishme në botë ishin: mbreti Faruk i Egjiptit, i dinastisë shqiptare të themeluar nga Mehmet Ali Pasha, martohet me bukuroshen Safinaz Zulficar; jepet premiera e filmit të parë të animuar me metrazh të gjatë, “Borëbardha dhe shtatë shkurtabiqët”; publikohet stripi i parë me Supermenin; në BRSS ekzekutohet revolucionari bolshevik, Nikolai Bukharin; vdes Ataturku, ndërsa Ismet Inonu bëhet presidenti i dytë i Turqisë…

Më 30 tetor 1938, regjisori Orson Welles transmeton adaptimin për radio të veprës fantastiko-shkencore, “Lufta e botëve” të H.G. Wellsit. Radiodrama kishte plot efekte tonike, narracione dhe ndërhyrje që ngjanin me edicionet speciale të lajmeve. Simulimet e tilla i bënë dëgjuesit të besojnë se marsianët kanë aterruar në Nju Xhersi dhe se janë gati për të sulmuar edhe Nju Jorkun. Linjat telefonike u bllokuan, ndërsa mijëra e mijëra dolën nga shtëpitë për të kërkuar strehim diku tjetër. Kjo radiodramë vazhdon edhe sot të jetë temë për analiza të ndikimit të mediave te masat dhe burim për shumë teori të komplotit.

Raportimet e mediave, për “Luftën e botëve”

Bota ishte në prag të një Lufte tjetër të Madhe. Gjermania aneksoi Austrinë dhe Sudetenlandin në Çekosllovaki. Në Austri gjermanët ndërtuan kampin e parë të koncentrimit në Mauthasen, ndërsa Hermann Goring i quajti çekosllovakët “racë e tmerrshme e xhuxhëve” që “shqetësojnë racën njerëzore”. Këtë vit pasaportat e mëparshme të hebrenjve u shpallën të pavlefshme dhe ata që kërkonin të rejat për emigrim u shënohej shkronja “J” (për “Jude”, pra hebrenj). Shumë nga ta, në këtë kohë, u pajisën me pasaporta shqiptare. Më 9-10 nëntor 1938, ndodh ajo që do të njihej si Nata e Kristaltë apo Nata e Xhamave të Thyer (meqë thyhen dritaret e lokaleve të hebrenjve). Ky veprim i nxitur nga grupet paramilitare SA, ishte akt pogromi. Gjithçka thuhet se ishte reagim për vrasjen e diplomatit gjerman Ernst vom Rath, në ambasadën gjermane në Paris, nga 17-vjeçari Herschel Grynszpan. Pronat e hebrenjve shënjoheshin dhe shkatërroheshin. 91 hebrenj u vranë dhe 30 mijë u arrestuan dhe u dërguan në kampe.

Pamje nga Nata e Kristaltë

Në vitin 1938 lindën aktorët Natalie Wood, Christopher Lloyd, Elliott Gould dhe Oliver Reed; balerini Rudolf Nureyev; këngëtarët Kenny Rogers, Ben E. King dhe Nico (manekinia dhe aktorja që ka luajtur në filmat e Federico Fellinit dhe Andy Warholit dhe që u bë më e famshme me kult-rok grupin Velvet Underground); politikani që do të jetë Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan; Moguli i mediave (themeluesi i CNN-it), Ted Turner…

Ndër shqiptarë lind aktorja Antoneta Papapavli; gjuhëtari Emil Lafe dhe shkrimtari i madh për fëmijë, Rifat Kukaj, jeta e të cilit tregon se sa mizor ishte sundimi serb. Kukajt, më 1945 do t’ia vrisnin babanë me disa anëtarë tjerë të familjes. Kur më vonë, shkrimtari Faruk Tasholli do ta pyeste se a e mban mend babanë, Rifat Kukaj do t’i thoshte: “Po, e mbaj mend si të vdekur. Ia kam pa gjurmën e plumbit tek i ka hyrë në njërin tamth dhe i ka dalë në tjetrin”!.

Rifat Kukaj

Më 1938 vdes Branisllav Nushiqi, një nga dramaturgët më të mëdhenj të Serbisë që, si shumë “serbë” tjerë të mëdhenj, ishte vllah. Nushiqi – të cilin disa “shkencëtarë” shqiptarë duan ta përvetësojnë, meqë për ta e ka mbiemrin Nushi dhe është me origjinë nga Gjakova – ka qenë konsull i Serbisë në Prishtinë, në kohën e Perandorisë Osmane. Ai ka shkruar një libër për Kosovën, ndërsa për shqiptarët ka thënë: “Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë”. /Telegrafi/

Branisllav Nushiq

Post Views: 121
Tags: 1938Ahmet Zogu
Previous Post

Shqiptaro-amerikani i parë në Këshillin Bashkiak të New York-ut

Next Post

Kongresi i Durrësit, çfarë ndodhi 100 vite më parë

Related Posts

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

by TheAlbanian.co.uk
15/06/2021
0

“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo...

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

by TheAlbanian.co.uk
05/01/2021
0

Frank Shkreli Kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve, njëri prej mbështetevse më të dalluar në Kongresin amerikan të të...

Konferenca e Bujanit dhe rezoluta ideologjike për vetvendosje e bashkim me Shqipërinë – Nga Jusuf Buxhovi

by TheAlbanian.co.uk
03/01/2021
0

Përkujtesë historike Konferenca e Bujanit, e mbajtur nga 31 Dhjetor 1943 deri më 2 Janar 1944, paraqet një ngjarje të...

Next Post

Kongresi i Durrësit, çfarë ndodhi 100 vite më parë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.