Arqipeshkvi Metropolit të Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendo është solidarizuar me protestën e studentëve, veçanërisht me ata që vijnë nga familje të varfra dhe që po protestojnë për kushtet më të favorshme në sistemin arsimor.
Konferenca Ipeshkvore e Kishës Katolike në Shqipëri shpreh gjithashtu vlerësimin për mënyrën civile dhe paqësore me të cilën kjo protestë po zhvillohet.
Në deklaratën për media, Konferenca Ipeshkvore inkurajon studentët dhe institucionet arsimore dhe universitare në gjetjen e një gjuhe dialoguese për të mirën e të rinjve universitarë.
Por nga ana tjetër, Imzot George Frendo, bën thirrje për dialog, si rruga e duhur për të zgjidhur problemet.
“Nxis dhe lutem sinqerisht që qeveria dhe studentët të zgjedhin rrugën e dialogut. Është rruga e vetmja që do të garantojë paqen dhe një zgjidhje të drejtë.Pas disa ditësh të krishterët do të kremtojnë lindjen e Krishtit, dhe të gjithë shqiptarët do të kremtojnë Vitin e Ri. Çfarë domethënie do të kenë urimet tona “Gëzuar Krishtlindjet” – “Gëzuar Vitin e Ri” në këtë situatë të tensionuar?
“Le të kërkojmë rrugën e së vërtetës dhe të drejtësisë nëpërmjet dialogut më shumë sesa rrugën e konfrontimit. Dialogu është dialog, jo monolog. As është dialogu thjesht një kompromis. Dialogu përfshin një dëgjim të sinqertë, më vullnet të mirë që të gjejmë rrugën e së vërtetës dhe të drejtësisë.Dhe nxis të gjithë besimtarët e të gjitha besimeve t’i drejtohen Zotit, që të ndriçojë të gjithë ata me përgjegjësi për një zgjidhje të drejtë dhe paqësore”, vijon deklarata.























