• Latest
  • Trending
  • All

Romani ‘Viljevo’ i Luka Bekavac sjell brengën e Ballkanit në shqip

02/12/2018

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 24 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Romani ‘Viljevo’ i Luka Bekavac sjell brengën e Ballkanit në shqip

Romani ‘Viljevo’ i Luka Bekavac sjell brengën e Ballkanit në shqip

02/12/2018
in Aktualitet, Kosova, Kulture, Rajoni

Viljevo është një roman për kujtesën, traumën dhe ndërkomunikimin: një triptik me tri zëra, që lidh fort historiografinë, romanin modern dhe prozën e përpunuar me kujdes, në të cilën janë shtuar tekste jashtëletrare e teknike.

Romani “Viljevo” me autor Luka Bekavac  sapo ka dalë në dritën e  botimit nga shtëpia botuese “Pegi”. Mesazhi i këtij libri me pak fjalë do të përmblidhjet në një shprehje të vetme: Forca e shtypjes është në përpjesëtim të drejtë me forcën e rezistencës e me dëshirën për liri, në Kroaci a kudo. Kjo histori përgjimesh e lufte për mbijetesë, si dhe përpjekjesh  për ringritje, mund të jetë zhvilluar gjatë verës së vitit 1943, a kurdoherë. I përkthyer në shqip nga Ben Andoni ky roman vjen si pjesë e koleksionit të librave të botuar  falë ndihmës financiare të Komisionit Europian, në kuadër të programit Creative Europe.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Viljevo është një roman për kujtesën, traumën dhe ndërkomunikimin: një triptik me tri zëra, që lidh fort historiografinë, romanin modern dhe prozën e përpunuar me kujdes, në të cilën janë shtuar tekste jashtëletrare e teknike. Pjesa hyrëse e fton lexuesin të ndjekë arratinë e dy motrave në një të shkuar të çuditshme, në fshatin slloven me emrin Viljevo. Kohën dhe hapësirën e saktë nuk di ta thotë kurrkush, ashtu sikurse vite më vonë asnjeri nuk do të dijë të shpjegojë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Në pjesën e dytë, të titulluar “Në pasmesnatë”, tregohet vijimësia e fatit të personazheve të pjesës së parë, shkruar në trajtën e një transkripti të copëzuar bisedash, plot me korrigjime, ku mes germave të ftohta ngrihen dyshimet e mëdha të boshtit të veprës. Ngjarjet e pjesës së tretë, që vendosen në Osijekun e vitit 1943, ndjekin zhurmat e një radiostacioni ilegal antifashist. Pengesat e mistershme teknike aq sa shpjegojnë tërësinë e veprës, aq edhe hapin rrugë të reja për interpretim.

Romani “Viljevo” është i vlerësuar edhe nga kritika. “Në romanin Viljevo, kategoria e kohë-hapësirës thërrmohet e bluhet në mes të fjalive, sekuencave binare dhe transkripteve të bisedave, shpeshherë fragmentare e të ndërprera me ca sekonda, duke krijuar një lloj të ri të letërsisë, që do ta bëjë lexuesin aktiv e të përfshirë në vepër.” Shkruan Marijo Glavaš. Ndërsa për Gordan Duhachek “Kjo është një histori krejtësisht e stilizuar (…). Bekavaci në këtë roman tregon zë të veçantë autorial, që kurrë nuk humbet vëmendjen e lexuesit në labirintet e historisë e të kujtesës.”   “Në këtë vepër me tematikë sa sllave, aq edhe botërore, lexuesit i është lënë në dorë çelësi i interpretimit, e ai duhet të gjejë të shkuarën e të zhbirojë në një kohë të pakohë.”, thotë Jagna Pogačnik

Autori Luka Bekavac, lindur në Osijek, Kroaci, në vitin 1976, është shkrimtar, përkthyes dhe teoricien letërsie. Ai jep mësim në Fakultetin e Shkencave Sociale në Zagreb dhe shkruan vazhdimisht artikuj për filozofinë, letërsinë e krahasuar dhe muzikën në gazeta e revista kulturore me emër. Romanet e tij, Drenje (2011) dhe Viljevo (2013), janë kandiduar për një sërë çmimesh kombëtare. Në vitin 2015, romani Viljevo u nderua me Çmimin Europian të Letërsisë për Kroacinë.

“Rojtari i fundit”, të ndiesh historinë amerikane nëpërmjet trazimeve të një shpirti
Romani “Rojtari i fundit”, në original “Le dernier gardien de Ellis Island” I : Gaëlle Josse, vjen në gjuhën shqipe. I përkthyer nga Lorena Dedja, ky roman i botuar nga “Pegi” me ndihmën financiare të Komisionit Europian, në kuadër të programit Creative Europe flet për një histori keqardhjeje që kthehet nga e kaluara për të kafshuar dorën e atij që e ka ushqyer, me dhëmbët e mprehur nga pendesa, humbja dhe vetmia. Ngjarjet vendosen në Nju Jork, në vitin 1954.

Edhe pesë ditë kanë mbetur para se qendra e Elis Ajlënd, nëpër të cilën kanë kaluar të gjithë imigrantët nga Evropa, që nga viti 1892, të mbyllet përfundimisht. Xhoni Miçëll, nëpunësi i fundit që ka mbetur në qendër, nis të mbajë një ditar. Ai ndjen nevojën të çlirohet nga disa kujtime, të cilat vijnë me dallgë, si valët e detit që përplasen pas ishullit të famshëm. Pak nga pak, na paraqiten personazhet kryesore të jetës së tij: dy gra, dy anije, dy keqardhje. Në njërën anë, Lizi, bashkëshortja e tij e dashur, dhe në anën tjetër, Nela, imigrantja nga Sardenja, me një të kaluar të çuditshme.

Fantazma të tjera shfaqen në këtë kohë rrëfimesh e kujtimesh: një anarchist italian, një shkrimtar hungerez, një shok fëmijëri në Bruklin, e shumë të tjerë. Për imigrantët polakë, çekë, italianë e hungarezë, Amerika qe Toka e Premtuar, por edhe një zhgjëndërr drejt së cilës u nisën të vetëdijshëm turravrap. Do pranohen apo jo në Amerikë: fati i tyre varej nga përgjigjet që jepnin në një pyetësor dhe nga vendimet e një nëpunësi. Edhe përë këtë roman nuk kanë munguar velerësimet e krtikës.

“Duke përzier faktet e vërteta me ato të trilluara, autorja ka krijuar një tekst melankolik dhe drithërues.”, shkruan Livres Hebdo. Me stilin e saj të mprehtë dhe të mirëpeshuar, Gaëlle Josse na bën të kuptojmë dhe të ndiejmë një pjesëz të historisë amerikane, nëpërmjet trazimeve të një shpirti në mëshirë të demonëve të tij… Mjeshtëror dhe i domosdoshëm.  “Gaëlle Josse shkoi në Elis Ajlënd. Ajo ngjyros me ngjyra të buta e mjaft të ngrohta një gjeografi intime, kolektive, historinë e një njeriu të përzier me atë të mijëra të tjerëve.” shkruan Élise Lépine, Transfuse. Autorja Gaëlle Josse e ka nisur veprimtarinë e saj letrare si poete dhe më pas ka botuar katër romane. Secili prej tyre ka fituar disa çmime, duke përfshirë këtu edhe Çmimin Alain-Fournier më 2013 dhe Çmimin Europian të Letërsisë, me romanin “Rojtari i fundit” në vitin 2015.

Post Views: 95
Tags: letersia ballkanaseLuka Bekavacromani
Previous Post

Pirro Dhima: Grekët janë racistë ndaj të dobëtëve dhe të varfërve

Next Post

Ibrahim Rugova dhe Darka e Lamës

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Ibrahim Rugova dhe Darka e Lamës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.