• Latest
  • Trending
  • All

Kadare përballë sunduesve

27/11/2018

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 20 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kadare përballë sunduesve

Kadare përballë sunduesve

27/11/2018
in Aktualitet, Edukimi, Histori, Kulture

Çerçiz Loloçi

“Kur sunduesit grinden” apo misteri i një bashkëbisedimi telefonik Stalin-Pasternak,. është libri më i fundit i Ismail Kadaresë, publikuar për herë të parë në panairin e librit në Tiranë, nëntor 2018. Midis prozës romaneske dhe sprovës letrare, diçka e ndërmjeme, vepra është mbajtur gjatë prej autorit, ndoshta tri-katër vjet dhe së paku në pesë-gjashtë dorëshkrime, megjithëse fillesat e veta i gjen qysh në vitet studentore në Institutin Gorki në Moskë apo kur shkruante “Muzgu i perëndivë të stepës”.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Në kopertinën e parë të librit është një portret i perëndisë romake Janus, rojë i portave kryesore, mbrojtës i fillimeve dhe përfundimeve, që shfaqej me fytyrë para dhe pas; njëheri është edhe Janari, muaji që tregonte fillimvitin dhe përkon me lindjen e autorit, 28.01.1936.

Ashtu si perëndia romake, autori ecën në dy kohë, në atë të tashmen dhe të atëhershmen, sheh përpara e pas, për të zhbiruar atje ku nuk shkon një mendje e zakonshme dhe për të trajtuar një thelb universal, përballjen e njerëzve të pushtetshëm të politikës me ato të letrave. Konflikti tiran-krijues është po aq i hershëm sa vetë njerëzimi ku i pari sundon me të gjitha mjetet e mënyrat, por tekefundit shndërrohet në “një nga ata”, ndërsa i dyti arrin të kthehet në ndërgjegje botërore. “Për një mbret do të mjaftonte një çast i shkurtër, një goditje thike ose ca pika helmi, kurse për poetin edhe një mijë vite do ishin pak”.

Në kopertinën e fundit jepet një shpjegim për bisedën telefonike midis tiranit më të madh Stalinit dhe shkrimtarit po aq të madh Pasternakut, të fshehur në diktaturë dhe në demokraci, ndërkohë që shfaqet edhe një personazh i tretë, në radhën e sunduesve të letrave, Osip Mandelshtam, që zë gjithashtu vend të rëndësishëm.

Në këtë libër me tri pjesë janë gjithsej edhe trembëdhjetë versione të bisedës së famshme, që në mënyrë të përmbledhur vijnë si më poshtë:

Versioni i parë, sipas arkivave të KGB-së. Telefonoi Proskebishevi, sekretari i Stalinit: Tani do të flasë me ju shoku Stalin. Stalini: Pak kohë më pare është arrestuar poeti Mandelshtam. Ç’mund të thoni për të, shoku Pasternak? Pasternaku: Unë pak e njoh atë. Ai është akmeist, kurse unë i përkas një rryme tjetër. Kështu që asgjë s’mund të them për Mandelshtamin. Stalini: Kurse unë mund të them se ju jeni një shok shumë i keq, shoku Pasternak.

Versioni i dytë, me dëshminë e shkrimtares Galina von Meck, mbesa e Çajkovskit, dashnore e dyshuar e Mandelshtamit. Stalini: Cili është mendimi juaj për Osip Mandelshtamin? Ç’të bëjmë me të? Pasternaku: Ju e dini më mirë, shoku Stalin. Stalini: Vetëm kaq mund të thoni? Kur miqtë tanë binin në fatkeqësi, ne dinim më mire të luftonim për ta.

Shkrimtarët Bobrov dhe Duvakin kanë versionin e tretë të tyre.

Stalini: Ç’mendim keni për Mandelshtamin? Pasternaku: Nuk e njoh mirë, po di që është arrestuar. Stalini: Ne shokët tanë nuk i linim në baltë.

Versioni i katërt, sipas shkrimtarit Boris Shkllovski.

Stalini: Ç’thuhet për arrestimin e Mandelshtamit? Pasternaku: Meqënëse më morët në telefon, le të bisedojmë për historinë, për poezinë. Stalini: Unë po ju pyes, çfarë thonë për arrestimin e Mandelshtamit? Pasternaku: Në qoftë se ju më pyesni për këtë, unë ndërkaq e kam vënë kokën nga këmbët.

Miku i vjetër i Pasternakut, Vilmonti, ka një version të pestë rreth bisedës. Pasternakut i kërkohet t’i telefonojë Stalinit. Stalini: Stalini ju flet. Po shqetësoheni për mikun tuaj Mandleshtam? Pasternaku: Miqësi të vërtetë mes nesh s’ka pasur. Më tepër e kundërta. Gjykimet tona ndaheshin. Ndërkaq, të flas me ju, këtë e kam ëndërruar gjithmonë. Stalini: Ne bolshevikët e vjetër nuk i mohonim kurrë miqtë tanë…

Gruaja e Pasternakut, Zinaida, me prirje mirëkuptimi ndaj rendit sovjetik, ka versionin e vet të gjashtë të telefonatës. Sipas saj “Borja tha se ishte habitur nga arrestimi i Mandelshtamit dhe ndonëse midis tyre s’kishte patur kurrë miqësi, ai i çmonte veprat e tij si poet i klasit të parë dhe ia njihte meritat. Ai iu lut Stalinit që brenda mundësive ta lehtësonte Mandelshtamin dhe, po të qe e mundur, ta lironte”.

Versioni i shtatë zbardhet nga Akhmatova, shkrimtarja më e mitizuar e kohës, me lidhje e njohje të shumëfishta me Pasternakun dhe Mandelshtamin. Në ditarin e saj, por edhe në rrëfimin e gruas së Mandelshtamit thuhej se “Nadia dërgoi një telegram në KQ. Stalini dha urdhër për t’u parë kjo çështje… Pastaj i telefonoi Pasternakut. Se ç’ndodhi më pas, është tepër e njohur…”. Akhmatova zbardh gjithashtu edhe bisedën tiran-poet. Stalini: Në qoftë se një mik i imi poet do të binte në burg, unë do të vija kokën nga këmbët për ta shpëtuar. Pasternaku: Nëse unë s’do të lëvizja, s’do ta merrje vesh kurrë këtë punë. Stalini: Po ai është miku juaj, po ai është mjeshtër. Apo jo? Pasternaku: Kjo s’ka shumë rëndësi. Pasternaku mendoi se Stalini donte të merrte vesh nëse e dinte apo jo vjershën e ‘ndaluar’ të Mandelshtamit. Pasternaku: Përse të flasim për Mandelshtamin, kur unë prej kohësh kam dashur të bisedoj me ju. Stalini: Për çfarë? Pasternaku: Për jetën, për vdekjen. Stalini kishte mbyllur telefonin.

Ndërkaq, Maria Bogoslovskaja, gruaja e poetit futurist Bobrov, ka versionin e vet, pra të nëntin të bisedës enigmatike Stalin-Pasternak. Stalini e kishte pyetur se ç’mendonte për Mandelshtamin dhe ky ia kishte kthyer se nuk mund të fliste për diçka që s’e ndiente.

E dashura e Pasternakut ose thënë ndryshe Lara te “Doktor Zhivago”, Olga Ivinskaja, versionin e saj të dhjetë e rrëfen në këtë mënyrë. Stalini: Ç’flitet andej në rrethet e tua letrare për arrestimin e Mandelshtamit? Pasternaku: Ju e dini, nuk flitet asgjë, sepse që të flitet duhet të ketë rrethe letrare. Por, rrethe letrare s’ka, askush nuk thotë asgjë. Sepse të gjithë kanë frikë. Stalini: Cili është mendimi yt për Mandelshtamin si poet? Pasternaku i tha se ai dhe Mandelshtami ishin poetë të drejtimeve krejtësisht të ndryshme.

Versioni i njëmbëdhjetë, ai i filozofit, historianit dhe diplomatit britanik Isaiah Berlin vjen sipas kujtimeve të veta pas takimit me Akhmatovën dhe Boris Pasternakun, ndërsa versioni pasardhës ka për autor studiuesin dhe ish-agjentin e KGB-së, Sollojev, me librin “Fantazma që ha bërrylat e vet”.

Versioni i fundit, ai epilogal, kuptohet se është i autorit kur thotë se Mandelshtami as ka qenë, as do të jetë ndonjëherë i vetmuar në largësinë e vet. Dhe këtu qëndron, me sa duket, ajo që, për të shmangur fjalën e bujshme ‘pavdekësi’, do ta kishim më lehtë dhe më natyrshëm për Mandelshtamin dhe për të gjithë të ngjashmit e tij, fjalën ‘pafundësi’.

Përtej versioneve të sipërpërmendura duhet thënë se mëria e Stalinit prej Mandelshtamin vinte jo vetëm nga natyra e sunduesit për kontrolluar gjithçka, por edhe nga vargjet e poetit për ‘të pagdhendurin e Kremlinit’. Këto vargje i kishte dëgjuar një ditë edhe Pasternaku dhe kishte ulëritur që të mos botoheshin asnjëherë, por edhe të mos gjendeshin askund. Tirani që e kishte mbledhur mendjen për Mandelshtamin i telefonoi Pasternakut edhe për të marrë vesh nëse ai dinte gjë për këto vargje, por edhe për ta poshtëruar në kulmin e fushatës kundër tij: aty në burg, në internim e ke vendin edhe ty!

Një situatë pak a shumë e ngjashme kishte ndodhur edhe me Pushkinin, sidomos me vargjet e tij: Një monument unë ngrita, që duart dot s’e ngrenë! Pavarësisht se krahasimi i tij me më të madhin e perandorisë u zëvendësua me Napolonin, hakmarrja ndaj tij nuk mjaftoi as me internimin, as me denigrimin e vazhdueshëm deri në fundin e trishtë të vdekjes në duel me një ushtarak francez.

Autori shkon më thellë në histori, në perandorinë romake dhe në dyshen Neroni-Seneka, ku ky i fundit, megjithëse mësues i perandorit u detyrua në fund të vetëvritej duke prerë venat në një vaskë me ujë të nxehtë. Por, makabriteti nuk mbetet vetëm këtu, për herë të parë Kadare përshkruan sadizmin e kreut të bolshevikëve, Leninin, që po aq gjakftohë sa firmoste vrasjet me përqindje të kundërshtarëve politikë, në të njëjtën mënyrë rrafshoi familjen e Romanovëve, përfshi edhe princin trashëgimtar që vdekja mund t’i vinte edhe me një gërvishtje të lëkurës.

Ashtu si Pasternaku, autori kishte pasur vërtet një telefonatë nga diktatori, thjesht një urim për një nga vjershat e tij, por nuk e kishte pyetur se çfarë mendimi kishte për Lasgush Poradecin e mënjanuar, apo për Vilson Blloshmin, Trifon Xhagjikës e Havzi Nelën, të pashkatuar e të varur deri në ditët e mbrame të regjimit diktatorial. Përkundër mizorive që vinin nga Kremlini, regjimi shqiptar ishte edhe më i pamëshirshëm, më i pandjeshëm dhe shpesh i pangjashëm me asnjë vend tjetër të gjysmëbotës komuniste.

Vetë Kadare ka qenë nën dylbinë e diktatorit, ka botuar dhe është ndaluar, ka rishkruar sërish duke besuar në republikën e letrave, ai shumë herë është gjendur në moment kritike me procesverbalin tepër sekret të hetuesisë, 24 shtator 1982 me dëshminë e Lambi Ziçishtit apo me shënimet e Enver Hoxhës pas kurthit për botimin e poemës “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”.

Post Views: 119
Tags: Kadareletërsia shqipe
Previous Post

Festa e Flamurit, Tirana mungon në Londër

Next Post

Komunat veriore të Kosovës shkëpusin komunikimin me Prishtinën

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Komunat veriore të Kosovës shkëpusin komunikimin me Prishtinën

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.