• Latest
  • Trending
  • All

Kulisat/ Çfarë po luhet rreth fatit të Xhafës? Spekulimet e përgjimit dhe kandidatët për pasardhës

15/05/2018

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Kulisat/ Çfarë po luhet rreth fatit të Xhafës? Spekulimet e përgjimit dhe kandidatët për pasardhës

15/05/2018
in Aktualitet, Aktualitet, Lajme

Partia Socialiste ka mbajtur një qëndrim të dyzuar rreth përgjimeve që implikojnë vëllain ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Jo në stil, por në ambiguitet, fjalimi i sotëm i Taulant Ballës ngjante si dy pika uji me atë që Edi Rama mbajti para grupit parlamentar pas shpërthimit të skandalit Tahiri. Kryeministri atëherë tha se nuk do donte t’ besonte si të vërteta ato që thuheshin për ish-krahun e tij të djathtë, por nëse ato rezultonin të tilla, ky do të qe zhgënjimi më i madh i jetës së tij.

Pak a shumë, me një fjalor më të thjeshtë këtë mesazh përcolli sot edhe mëkëmbësi i tij. Fillimisht, Taulant Balla tha se duhej vërtetuar autenticiteti i përgjimit audio, por nuk e kurseu aspak ministrin e Brendshëm kur shtoi se ai kishte përgjegjësi morale nëse përgjimi ishte real.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

I përkthyer me dy fjalë ky mesazh tregon se ende Rama dhe PS nuk ka vendosur linjën politike që do të mbajnë rreth Fatmir Xhafës. Probabiliteti është 50% me 50% nëse do ta shesin apo do ta mbajnë.

Dhe për këtë ka arsye politike që anojnë sa nga njëra anë po aq dhe nga ana tjetër e peshores.

Arsyet për ta braktisur janë disa.

Së pari socialistët në opozitë janë tallur keqas me pretendimet se video përgjimi Meta-Prifti ka qenë i manipuluar. Ata madje as e kanë besuar për asnjë çast edhe vendimin e gjykatës së Lartë që nuk e mori për bazë materialin që shërbeu si bazë për revoltën e 21 janarit. Një kthim në pozitat e dikurshme të çiftit Berisha- Meta do t’a rrëgjonte edhe më shumë imazhin e tyre të dërmuar në publik.

Një arsye e dytë është dhe fakti se pas bërjes publike të historisë së vëllait, qëndrimi i Xhafës në post do ta rrënonte besimin e një Vettingu në polici. Askush nuk do ta besonte një proces që për të njëjtën gjë nxjerr nga radhët e uniformave blu një polic të thjeshtë, por që nuk lejon t’i hyjë një gjemb në këmbë shefit të tij më të lartë.

Nga ana tjetër Rama do të bëjë ç’është e mundur për t’a shpëtuar ushtarin Xhafa. Goditja nga opozita e të dytit ministër të brendshëm, si një njeri me lidhje familjare me trafikantët e drogës do të ngrinte para Ramës një pyetje që po artikulohet gjithnjë e më shpesh: Pse Rilindja emëron në krye të policisë, politikanë me cen në lidhje me trafiqet.

Kush e përgjoi vëllain e Xhafës?

Kjo enigmë bëhet më e fortë po të shikosh strategjinë e komunikimit që ka ndjekur opozita. Si rrallë herë PD duket tejet e strukturuar për të mbajtur të ndezur flakën anti Xhafa. Fillimisht doli dokumenti i dënimit të Agron Xhafës në Itali.

Pastaj faktet se si u shpëtua ai nga mosekstradimi në vendin fqinj.

Pa kaluar as tre ditë nga kjo, plasi bomba e përgjimit të pretenduar për lidhje të reja me trafikantët.

Të gjitha këto së bashku kanë ngritur dilemën: a ka një plan të koordinuar mes opozitës dhe faktorëve të tjerë për djegien e ministrit të Brendshëm.

Emri i parë që të shkon në mendje është ai i Saimir Tahirit. Armiqësia e tij me pasuesin është e njohur. Edhe shantazhet në drejtim të Ramës, se ai ka në dorë dokumente që mund t’ia shkallmojnë qeverisjen nuk janë më një sekret. Atëherë hipoteza se një nga njerëzit më me influencë në polici mund të ketë përdorur struktura dhe materiale të trupës që ka drejtuar për të “ndëshkuar” atë që i zuri vendin, nuk përjashtohet.

Një version tjetër është edhe rrjedhja e këtyre “sekreteve” nga ish prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla. i kërcënuar me burg si nga diplomatët amerikanë si nga qarqe pranë kryeministrit edhe Llalla mund të jetë i interesuar të japë mesazhin se nëse e shtyjnë drejt greminës ai refuzon të bjerë aty i vetëm. Edhe ai apo strukturat që ka drejtuar mund të kenë qenë në kontakt me materiale komprometuese për vëllain e Fatmir Xhafës.

Por të dyja këto pandehma nuk përjashtojnë në asnjë mënyrë, një lojë të brendshme apo ndonjë hakmarrje banale trafikantësh me njëri tjetrin.

A ka një luftë për zëvendësin e Xhafës?

Lapsi.al ka mësuar se ka një betejë të brendshme në PS, midis atyre që tashmë e konsiderojnë të prerë kokën e Fatmir Xhafës. Nga njëra anë po lobohet tek Rama për të ngritur në këtë detyrë shefin e grupit parlamentar, Taulant Balla, që edhe sot e la të hapur “përgjegjësinë morale” të ministrit të Brendshëm. Por të tjerë pretendojnë se Rama nuk e ka më luksin të emërojnë për herë të tretë një njeri qoftë edhe me hijen më të vogël të dyshimit. Prandaj, këmbëngulin ata, ai është i dënuar të bëjë një zgjedhje me zero risk, që do të qetësojë sa opinionin vendas po aq edhe ndërkombëtarët. E në këtë kuadër ka filluar të përflitet emri i ministres aktuale të Drejtësisë, Etilda Gjoni. Gjithsesi asnjë nga lëvizjet nuk ka gjasë të bëhet para rikthimit të kryeministrin nga vizita në Paris.

Previous Post

Trafiku i drogës/ Fillon zbërthimi i dosjes ‘Tahiri’

Next Post

Tmerri në Gaza/ Si u përshkallëzua konflikti që shkaktoi dhjetëra të vrarë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Tmerri në Gaza/ Si u përshkallëzua konflikti që shkaktoi dhjetëra të vrarë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.