• Latest
  • Trending
  • All

Gjeografia e korrupsionit/ Kush janë liderët e ngjashëm me Edi Ramën nëpër botë

24/02/2018

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 13 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Gjeografia e korrupsionit/ Kush janë liderët e ngjashëm me Edi Ramën nëpër botë

24/02/2018
in Aktualitet, Aktualitet, Lajme

Për t’i joshur biznesmenët italianë, Edi Rama përsëriti pak ditë më parë një krahasim që duket interesant; se shqiptarët nuk janë shumë të ndryshëm nga italianët. “Italianët këtu e ndjejnë veten si në shtëpinë e tyre. Ka një mënyrë të jetuari në Shqipëri që ngjajnë si dy pika uji me jetesën në Itali, por me ndryshimin se këtu taksat janë më të ulëta” tha kryeministri.

Kuptohet se me këtë që thotë Rama tërthorazi jep idenë se edhe ai vetë, duhet t’i ngjajë kryeministrit të Italisë, në këtë rast Paolo Gentilonit.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Krahasimi tingëllon ekzotik kur e dëgjon. Italia dhe Shqipëria nuk janë shumë larg dhe temperamenti mesdhetar i dy popujve përmendet shpesh si shenjë ngjashmërie. Çështja është që nëse krahason sigurinë, shërbimet në tërësi si spitalet, arsimi, pagat etj, kuptohet se flitet për dy botë larg njëra-tjetrës.

Raporti i Transparency International për perceptimin e korrupsionit, që u publikua këtë të mërkurë, e renditi Shqipërinë në vendin e 91 për vitin 2017.

Bazuar tek raporti i Transparency International për perceptimin e korrupsionit, Lapsi.al vëzhgoi se kush janë vendet e ngjashme me Shqipërinë dhe drejtuesit e shteteve të ngjashëm me Edi Ramën. Kultura e korrupsionit në këtë rast është kriteri i vetëm.

Siç tregon renditja, mbi Shqipërinë është një shtet me emrin Suaziland, ndërsa më poshtë vijnë me radhë Bosnje-Hercegovina, Guajana, Sri Lanka dhe Timori Lindor.

Më shumë se me Merkel, Macron, Gentiloni etj, të ngjashmit e Ramës dhe të shqiptarëve janë politikanë dhe popuj të Amerikës Latine, të Afrikës apo të Azisë.

SUAZILANDI

Mbretëria e Suazilandit është një vend i vogël në jug të Afrikës, në kufi me Mozambikun dhe Afrikën e Jugut. Me një popullsi prej 1.2 milion banorësh, Suazilandi është nga të fundit monarki absolute në botë.

Mbreti “Mswati III” u ul në fron, kur ishte 18 vjeç dhe që atëherë mbretëron bashkë me 15 gratë e tij. Në mediat ndërkombëtare citohet të ketë thënë se “demokracia nuk është e mirë për popullin tonë”. Partitë politike nuk ekzistojnë, ndërsa ministrat caktohen me dekret nga vetë mbreti “Mswati III”.

Sado i çuditshëm të duket në sytë e shqiptarëve ky vend afrikan, në raportin e perceptimit të korrupsionit, Transparency International e rendit Suazilandin më lart se Shqipërinë, pra më pak të korruptuar.

Në renditjen e korrupsionit, Shqipëria (me 38 pikë) ka një pikë më pak se Suazilandi (me 39 pikë) dhe të njëjtën vlerë me Bosnje-Hercegovinën (38 pikë).

BOSNJE-HERCEGOVINA

Bosnje-Hercegovina u vlerësua në raportin e Transparency International me 38 pikë. Ky vend po përpiqet ta marrë veten pas një luftë tre vjeçare shkatërruese, që u zhvillua pas shkëputjes nga ish Jugosllavia. Konflikti i vitit 1992-1995 shkaktoi qindra mijëra viktima dhe rreth 2 milion refugjatë. Tre grupet etnike më të mëdha janë boshnjakët, kroatët dhe serbët. Lufta la pas një infrastrukturë të dëmtuar rëndë dhe një ekonomi të dobët.

Nga marrëveshja e Dejtonit dolën Federata e Bosnje-Hercegovinës dhe Republika Serbska, secila me presidentin e vet, qeverinë, parlamentin dhe policinë.

Konflikti etnik po frenon zhvillimin dhe luan një rol kyç në nivelin e korrupsionit. Kryeministër i Bosnje-Hercegovinës është Denis Svizdiç, i cili duhet të përballet me problemet që i nxjerrin liderët serbë brenda vendit, të mbështetur edhe nga Rusia.

GUAJANA

Guajana është një shtet i vogël në Amerikën Latine i populluar nga indigjenët dhe popullsinë e ardhur nga India, skllevërit e Afrikës, kinezë dhe europianë. Njësoj si Shqipëria, Guajana ka 38 pikë në raportin për perceptimin e korrupsionit.

E kufizuar nga Venezuela dhe Suriname, Guajana e fitoi pavarësinë në vitin 1966. Deri atëherë ka qenë një koloni britanike dhe sot është vendi i vetëm anglisht-folës në Amerikën Latine.

Tensionet etnike në Guajana janë konstante për shkak të përplasjeve mes banorëve me prejardhje afrikane dhe atyre indiane. Konflikti i ashpër politik ka krijuar destabilitet dhe për pasojë korrupsioni mbetet një problem i vazhdueshëm.

Pavarësisht se ka rezerva të pasura në ar dhe minerale, Guajana mbetet një vend i varfër në kërkim të investimeve të huaja. Vitet e fundit, mes Guajanës dhe Venezuelës është rindezuar një konflikt për kufirin, pas zbulimit të rezervave të naftës.

Moses Nagamootoo (shiko foton më lart) është kryeministri i Guajanas. Për momentin ai është në pozicion të vështirë për shkak të negociatave me Venezuelën në lidhje me kufirin mes dy vendeve.

SRI LANKA

Sri Lanka, shteti ishullor në jug të Indisë tërheq çdo vit mijëra turistë për bukuritë e tij natyrore, por vendi është rrënuar nga një luftë civile e gjatë, për shkak të problemeve etnike mes shumicës Sinhalese dhe minoritetit Tamil.

Pas 25 vitesh dhune dhe vrasje, konflikti mbaroi në vitin 2009. Qeveria vuri nën kontroll zonën e fundit të kontrolluar nga Tigrat e Tamilit. Gjithsesi krimet dhe vrasjet nga të dy palët ende vazhdojnë.

Ranil Wickremesinghe (foto më lart) është kryeministri i Sri Lankës. Opozita dhe lëvizja nacionaliste e ka kundërshtuar fort regjimin e tij me protesta të dhunshme, të gjitha nën sfondin e një lufte civile, ku nuk kanë munguar edhe përplasjet me armë, përfshirë edhe bombardimet me avionë.

TIMORI LINDOR

Njësoj si Shqipëria, Timori Lindor ka 38 pikë në renditjen e perceptimit të korrupsionit në raportin e Transparency International. Rruga e Timorit Lindor drejt pavarësisë ka qenë e vështirë dhe deri në maj të 2002, vendi ka kaluar disa momente traumatike. Deri në 1975, Timori Lindor ishte koloni e portugezëve, por me tërheqjen e tyre, vendi u pushtua nga Indonezia që vazhdoi shtypjen me dhunë lëvizjen për pavarësi.

Populli i këtij vendi ka vuajtur disa nga masakrat më të tmerrshme të kohëve moderne, në luftën e tyre për vetëvendosje.

Mari Alkatiri (foto lart_ është kryeministri i Timorit Lindor. Një nga momentet më të vështira të karrierës së tij politike është ajo e majit të vitit 2006, kur vendi ishte në prag të luftës civile. Alkatiri u akuzua se kishte organizuar një skuadër-vrasësish që kishin në shënjestër kundërshtarët e tij politikë.

Lapsi.al vëzhgoi rezultatet e raporteve të perceptimit të korrupsionit që nga viti 2009. Rezultatet janë katastrofike. Shqipëria ka qenë dhe mbetet lider në rajon dhe në Europë, për korrupsionin. Pavarësisht ndryshimit në renditje, jemi përherë të fundit, bashkë me Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën që kanë dalë nga lufta.

Për këto arsye, ta quash jetesën e shqiptarëve të ngjashme me atë të italianëve nuk është as interesante dhe as ekzotike. Deklarata ngjan më shumë me gënjeshtrat cinike dhe të trasha që i thuhen tribuve të pagdhendura, për t’ia zgjatur nënshtrimin.

Previous Post

U dhunua në Londër/ Vdes shqiptari, tre në pranga (Foto)

Next Post

Lubonja tregon fillimin e korrupsionit të Ramës me “kioskën e Xhatit” dhe bingo Ylli

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Lubonja tregon fillimin e korrupsionit të Ramës me “kioskën e Xhatit” dhe bingo Ylli

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.