NGA MERITA ISUFI
Jam themeluese e Platformës “Successful Mothers” e cila është një hapësire që u mundësohet te gjitha nënave te ndajnë me njëra tjetrën eksperiencën e tyre, sukseset, vështirësitë, mirënjohjet dhe lumturitë ne rrugëtimin e tyre si nëna. Pasioni im është që të jap ndikim pozitiv në motivimin e nënave, që të rrisin standardet e tyre në zhvillimin personal dhe profesional, të forcojnë vetë-besimin, vetë-dijen, vlerën dhe respektin ndaj vetes, pasi këto janë gurë themeli drejt suksesit.
Pas 20 viteve eksperiencë – studiuar, trajnuar dhe punuar me fëmijë dhe prindër, dëshira ime ishte të kaloj profesionin tim në nivel tjetër. Është përgjegjësia ime të përdor ketë platformë të ndihmoj boten, të kuptojë dhe të inspirohet nga shembujt më të ndryshëm që do ilustroj në rolin që në kemi si nëna dhe si prindër në rritjen dhe edukim e shëndetshëm te fëmijëve tanë. Prindërit janë mësuesit e parë të fëmijëve dhe sukses është kur ju bëni më të mirën e mundshme qe ta kryeni atë rolë me kujdes.
Të qënit nënë është sukses, gjithashtu një eksperiencë emocionale. Emocionet janë nga më të ndryshmet, dhe të gjitha janë të pranueshme, por duhet te jemi në kontroll të këtyre emocioneve, ti ekuilibrojmë ato, të ndërgjegjësohemi duke u kujdesur ndaj vetes për të kuptuar sa më mirë nevojat e fëmijëve. Kur kujdesemi ndaj vetës, mendjes, trupit dhe shpirtit, ne pozicionohemi në kornizën e mirëqenies dhe përdorim qenien tonë më të mirë, të krijojmë lumturi tek të tjerët. Duhet të jemi në gjendje të kujdesemi për vetën në fillim që atë kujdes dhe dashuri ta japim tek te tjerët. Të reflektojmë në ndjenjat tona dhe të gjejmë rrugen më të mirë të përballemi me çdo emocion.
Të gjitha këto arrihen me qetësi. Qetësia është elementi kryesor i suksesit. Askush nga ne nuk ka jetë përfekte. Çdo nënë, prindër ka problemet e veta, por disa njerëz dinë të japin ose gjejnë zgjidhje më të mira duke marrë përgjegjësitë që ju takojnë dhe duke i kthyer në mundësi drejt arritjeve.
Sot do trajtoj shembullin e një nëne – Ensuida Keputa, e cila u përqendrua në mundësitë, prandaj gjeti shumë zgjidhje, sepse shpesh e kemi vënë re se nëse përqendrohemi tek problemet, do të kemi më shumë probleme.
Ensuida erdhi në Angli në vitin 2000. Sigurisht si shumica e emigrantëve ajo filloj jetën nga e para. Ajo pas 6 muajsh u njoh me Ladin i cili sot është bashkëshorti i sajë dhe kanë dy fëmijë. Pra udhëtimin në emigrim te thuash e kanë bërë bashkë. Pasi bashkëshorti i sajë ishte i kompletuar nga ana profesionale, ai i dha Ensuides ndihmën dhe kohen e duhur që ajo te arrijë ambiciet e saj. Ajo shprehet “ishte ai pa u bëra unë”. Kurse unë i them se ndihma e bashkëshortit te sajë është shumë e çmuar dhe e ka lehtësuar shumë Ensuiden në rritjen e sajë personale dhe profesionale, por është vullneti, dëshira dhe pasioni që ajo kishte brenda vetës, qe e çuan ne sukses, jo vetëm nga ana profesionale, por edhe të jetë një nënë e shkëlqyer për fëmijët e saj.
Në intervistën që unë bëra me Ensuiden ne ndamë se si ka qene roli i saje si nënë në rritjen dhe edukimin e fëmijëve te saj dhe arritjet e tyre deri sot. Ajo tregon për fëmijën e parë që është vajza e sajë Klaensa se nuk ishte e lehtë në fillim, pasi ajo nuk u shkëput nga studimet në asnjë moment edhe pas lindjes së vajzës e me vonë të djalit. E kuptoj pse ajo i jep shumë merita bashkëshortit te sajë. Ai kujdesej për fëmijët që ishin në një moshë fare të vogel, vajza ishte në kopsht dhe djali vetëm 2 muajsh gjate kohës që Ensuida studionte në kolegj. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme dhe është për tu theksuar në rolin e shkëlqyer që Ladi po bënte si baba dhe si bashkëshort. Një shembull shumë i mirë i prindërve shqiptarë, pasi gjëja më e rëndësishme që ne mund të bëjmë në familje është te ndihmojmë bashkëshorten / bashkëshortin në kujdesin ndaj fëmijëve.
Sot Klaensa është adoleshente 16 vjeçe e cila sapo ka publikuar projektin e parë muzikor i titulluar “Më Mbaj” Te kompozuar nga Kldi Bahiti, qe ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar dhe është bërë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës më të bukur moderne shqiptare, që në javën e parë të publikimit. Shume shpejt kjo këngë do të dalin edhe në versionin Anglisht pasi ajo është kërkuar nga muzikantë të njohur, është realizuar dhe tani po punohet me filmimin nga Oni Sufi – Film Maker si dhe drejtues në fillimet e karrierës së saj këtu në Londër.
Pyetja ime për Ensuiden ishte se si arriti Klaensa në këtë fillim te suksesshëm të karrierës së sajë dhe cili ishte roli i tyre si prindër ?
Fillimet në muzikë Klaensa i ka që në moshën e vogël 5 vjeçare kur ajo filloi kursin e violinës 2 herë në javë në një shkollë private. Edhe pse shkolla ishte shume larg nga ku ata jetonin, distanca nuk u bë pengesë për prindërit e Klaences që ta motivonin atë në muzikë, pasi ajo vinte nga një familje muzikantësh, ku babai dhe xhaxhai i sajë janë muzikant. Në moshën 7 vjeçare pasi Klaensa mori si dhuratë një Piano, prindërit e sajë vëzhguan se ajo u tërhoq më shumë nga pianoja, prandaj ata mundësuan që ajo të fillonte kursin e pianos të cilin e vazhdon edhe sot me shume pasion. Këtu shihet qartë se prindërit i respektuan dëshirën Klaenses në zgjedhje të asaj qe ajo pëlqeu.
Njëkohësisht ajo vazhdonte kurset e këngës pasi ajo ishte zgjedhur nga shkolla ku ajo shkonte. Klaensa ka shkruar dhe ka kompozuar disa këngë të sajë që i ka përformuar në koncertet e shkollës ku studionte, si dhe në shkollat e tjera te Islingtonit. Ajo gjithashtu ka kënduar edhe para publikut shqiptar në Londër duke e kombinuar bukur integrimin me mbajtjen e kulturës dhe traditave, gjithnjë në harmoni me ndërrimin.
Krahas pasionit për muzikën të cilën e ndjek edhe vëllai i sajë Kledi me kursin e Klarinetes, ata gjithnjë ishin të angazhuar në kurset private të Notit dhe të Futbollit, në të cilat kanë ecur shumë mirë.
Kur Ensuida studionte ne Universitet në 2007-en, ajo solli djalin e sajë Kledin në London Metropolitan University Nursery ku unë punoja në atë kohe. Unë ndihesha shumë mirë që ishte fëmija i pestë shqiptar që vinte aty pasi nënat e tyre ishin studente në Universitet. Pra këto nëna të ardhura nga Viset Shqiptare po ndiqnin studimet, vizionin e tyre, ndërkohë që rrisnin fëmijët dhe kujdeseshin për familje. Ky ishte sukses i vërtetë, sepse ato po bënin më të mirën e mundshme të tyre.
Ensuida gjate kohës që bëri Universitetin edhe punonte part time. Ajo përfundoi edhe masterin dhe sot është llogaritare në një kompani shumë të suksesshme.
Ndërsa bisedonim për arritjet e sajë si nënë, unë gjithashtu perserita kualifikimet e shumta që ajo ka marrë që kur ka ardhur në Angli dhe i thashë se ajo vërtetë duhet te ndihej krenare. Ajo më shikoi, buzëqeshi dhe tha “vërtetë paskam bërë shumë, nuk e kam vu re kaq qartë ndonjëherë”. Është shumë i kuptueshëm reagimi i Ensuides, sepse të njëjtë e bëjnë shumë nëna shqiptare. Ne si nëna në të shumtën e rasteve jemi në dispozicion të fëmijëve dhe gjithë familjes dhe hezitojmë të gjejmë kohë për veten tonë. Balancimi i karrierës me jetën familjare mund të jetë vështirësia më e madhe. Shpeshherë ndihemi fajtorë kur nuk shpenzojmë kohen që duhet me fëmijët tanë. Por shpenzimi i kohës cilësore është më i rëndësishëm sesa sasia e kohës që shpenzojmë me ta. Vërtetë fëmijët rriten shumë shpejt prandaj ne duhet të festojmë kohen me ta, dhe ta shpenzojmë kohen mençurisht.
Për shumë fëmijë modelet pozitivë qe ata ndjekin janë prindërit, mësuesit, vëllezërit, motrat, prandaj duhet të kuptojmë forcën e motivimit nga dita ne ditë. Mendo çfarë fëmijët mund të bëhen nëse të imitojnë ty si prind, or mua si mësuese. Pra, ajo çfarë duhet te bëjmë është, japim shembull që fëmijët të ndjekin.
Ne mund të reflektojmë tek vetja që të identifikojmë vlerat tona te vërteta, dhe japim shembuj tek të tjerët. Gjetja e rolit model na ndihmon të qartësojmë qëllimet dhe na motivon në rolin e nënës shembullore. Na sjell pozitivitet dhe na inspiron. Shpresoj qe te inspiroheni nga vullneti i Ensuides dhe ndarja e historisë dhe eksperiencës së sajë me ne. Unë dua qe programi im te jetë Role Model për shumë nëna.
Është e dhimbshme kur shohim bashkatdhetarët tanë në moshë shumë të re që vuajnë për mungesën e prindërve. Ne duhet që të përcjellim ndërrimin dhe të bëhemi ndërrimi që duam të shohim. Të përforcojmë harmoninë, ekuilibrin dhe dashurinë, të çmojmë fëmijët për kush ata janë, jo për çfarë ne dëshirojmë që ata të jenë.
Sa më shumë që unë u shërbej fëmijëve dhe prindërve me informacionet e nevojshme, aq më shumë e gëzuar dhe e respektuar ndihem. Lumturohem kur i ndihmoj nënat drejt suksesit, ua vë ne dukje suksesin dhe u them atyre se sa të shkëlqyera janë për çdo vështirësi qe ato e kthejnë në arritje.
Nuk e keni idenë se sa poshtë dikush mund te ndihet dhe kur lexon historinë tuaj ose komunikon me dikë, gjallërohet përsëri. Më pëlqen kur dëgjoj historitë tuaja te vështirësive dhe të arritjeve. Mos hezitoni ti ndani me ne dhe ti përcjellim tek lexuesit. Sikur edhe një person të inspirohet qëllimi i efektit pozitiv është arritur.
.























