Dy ditë më parë ishte 97-vjetori i Armës së Xhenjos, data e cila përkon me krijimin e kësaj arme është 20 Janar 1921.
.






Por përveç Forcave të Armatosura të cilat organizuan një ceremony modeste përkujtimore, askush nuk u kujtua për urat e shumta që janë ndërtuar në të gjithë vendin nga forcat xheniere.
Në kujtim të një batalioni model të Ushtrisë Shqiptare ndër vite, “Mapo.al” sjell këtë fotogaleri të rrallë, e cila tregon se si dikur në vitet e komunizmit forcat xheniere stërviteshin për të ndërtuar ura në rastet e luftës së mundshme…
Një nga këto ura, me profilet e urave portative të ushtrisë është sot në këmbë në fshatin Baldushk të tiranës.
Profilet e urave portative ushtria shqiptare i trasportonte dhe i montonte me supermjetin “ZIL- 157”, i cili ishte kamioni i posaçëm për të kryer veprime të tilla taktiko-teknike në rastet e situatave të vështira.
Por ashtu si profilet e urave portative edhe makinat e reja fringo, u vunë në radhën për skrap dhe sot forcave xhenjere shqiptare u duhet më shumë kohë dhe punë në montimin e urave tip “beli”.

























