Sipas tij, bllokimi i këtyre proceseve dhe bllokimi i transformimit të FSK-së do të sillte konsekuenca për Kosovën.
Ai tha se vota e komunitetit serb nuk duhet të shndërrohet në veto të Beogradit.
Hoxhaj shtoj se nëse marrim vendim në 2018 atëhere do të kemi ushtrinë në 2028 dhe kjo është shqetësuese.
Ai shtoi se për dialogun me Serbinë ka dallime sa i takon qëllimeve, dhe rezultateve te palëve, mirëpo ne po lëvizim drejt hapave të fundit të dialogut.
















