Numri i madh i zëvendësministrave nga qeveritë e kaluara ishte kundërshtuar edhe nga vetë Ramush Haradianj e Fatmir Limaj sa ishin në opozitë.
Ky i fundit kishte propozuar që në atë kohë të ketë edhe protesta për ta kundërshtuar numrin e zëvendësministrave në kohën e Qeverisë Isa Mustafa që ishin mbi 50.
Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj.
Në kohën sa ishim në opozitë së bashku me Haradinajn e Limaj ne kundërshtonim numrin madh të zëvendësministrave. Limaj kishte propozuar edhe protesta për këtë gjë”, ka thënë Molliqaj gjatë seancës së Kuvendit.
Kryeministri Haradinaj deri tani ka emëruar 67 zëvendësministra.

















