• Latest
  • Trending
  • All

Qirjako Qirko pret në besë sponsorizuesit e festës së Flamurit në Londër

07/12/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 4 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Qirjako Qirko pret në besë sponsorizuesit e festës së Flamurit në Londër

07/12/2017
in Aktualitet, Diaspora, Opinion

Petrit Kuçana

A është e vërtetë që “filanja” punon në Ambasadën Shqiptare në Londër? –ishte pyetja e dëshpëruar e një sipërmarrësi shqiptar këtu në Londër që na tregoi se i ishin kërkuar £2000 paund për festën e Flamurit.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Më shumë ishte shtangur nga telefonata e zyrtares së Ambasadës, (pra si është e mundur t’i kërkohen para një njeriu që se ke takuar kurrë, që kurrë nuk i kanë dërguar një ftesë për në ambasadë) sesa shuma e kërkuar. Përgjigja që “do të mendohem” duket se nuk ka qenë e pëlqyeshme për zyrtaren e Ambasadës, ku nuk është parë e arsyeshme që t’i dërgohet një ftesë me rastin e festës së Flamurit.

Është hera e dytë që organizohet festa e Flamurit nga Ambasadori Qirjako Qirko, por duket  se vazhdon të qëndrojë i vendosur në llogoren e tij, se unë jam shefi dhe unë bëj ç’të dua.

Mbetet lehtësisht e kuptueshme që mungesa e fondeve dhe nevoja e organizimit të “diçkaje”, të çojnë tek ndihma që mund të japin sipërmarrësit e komunitetit dhe gjithçka deri këtu është ok.

Duket se këtë vit, për shkak të përçarjes që Ambasadori i bëri komunitetit vitin e kaluar, dhe kërkesës publike që i bëmë për një minimum serioziteti, (duke u kërkuar ndjesë të paktën atyre që i nisi për në samitin e diasporës në Tiranë, por që u konsideruan të panevojshëm në festën e ambasadës)  ua ka vështirësuar më shumë pasi pjesa dërrmuese e atyre që dhanë para vitin e kaluar, refuzuan që ta bëjnë këtë vit.

Kërkimi i ndjesës kërkon fisnikëri

Madje as edhe njëherë të vetme përgjatë një viti Ambasadori nuk i priti në ambasadë, qoftë edhe për t’u thënë faleminderit që mundësuan organizimin e festës së Flamurit.

Me një minimum serioziteti duhej t’i falënderonte publikisht. (Sot e kësaj dite askush nuk e di kush kanë qenë sponsorat e vjetshëm të Festës së Flamurit organizuar nga ambasada)

Gjithsesi u gjenden donatorë të rinj, që padyshim janë shqiptarë shumë të mirë, që e kanë konsideruar si mision atdhetar kontributin për organizimin e një feste prestigjioze me rastin e festës së Flamurit.  Por zhgënjimi nuk do të mungonte.  Fisnikëria e tyre nuk ua lejonte që të pyesnin Qirkon se pse nuk kontribuojnë sërish ata që kontribuuan vitin e kaluar, e aq më tepër të pyesnin për mirëorganizmin e festës që presupozohet që është më e madhja, më përbashkuesja, e organizuar nga ndonjë ambasadë dhe gjithçka iu la në dorë Qirkos.

Vendi tejet lulsoz (në kurrizin e sposorizuesve) mund të konsiderohej si detaj krenarie, prestigjioz për një ambasadë, për nder të flamurit. Mospjesëmarrja e shumë e shumë miqve britanikë të dëshmuar,  ishte zhgënjimi i parë i tyre ashtu si prezenca e njerëzve thuajse të panjohur apo thjesht miqve të afërt të ambasadorit apo stafit, ishte një shije jo fort e këndshme, që rezultoi me mungesën e shumë e shumë atyre që konsiderohen si personalitete të spikatura shqiptare në Britani.  (Komuniteti shqiptar i Britanisë është kaq interesant sa të gjithë i njohin të gjithë)

Ishin telefonatat “nga vendi i ngjarjes”, që vërtetuan që Qirjako Qirko kishte vendosur  t’i shkonte deri në fund egos së tij, duke përçarë kështu komunitetin shqiptar të Britanisë.  Këta sipërmarrës që kontribuuan me paratë e tyre, duhej të shijonin “gjellën e Flamurit” gatuar nga ambasadori Qirjako Qirko.

Mbase nuk duhet parë me shumë pezm që pritjen diplomatike të kishte njerëz të sapoardhur nga Shqipëria, (miq të miqve) njerëz që nuk e dinë as vetë se pse ishin aty, pasi pse jo edhe ata kanë të drejtë të festojnë kushdoqofshin, mekanikë që rregullojnë qoftë edhe makinën e ambasadorit ose të miqve të tij, pronarë lokalesh ku shijohet ndonjë drekë apo darkë e këndshme, patjetër që po, madje edhe prej atyre që konsiderohen si të rehabilituar (me vetting të pakalueshëm) që kushedi ku kanë dhënë ndonjë kontribut dhe që Shkëlqesia ka vendosur t’i ftojë.

Mungesa e pjesës tjetër ka qenë problemi. Mbase sponsorizuesit e  “darkës” as që e kishin menduar që “i jashtëzakonshmi dhe fuqiplotë” të arrinte deri në këtë derexhe, duke i klasifikuar si “të padëshiruar” për ambasadën individë dhe shoqata, që nga pedagogë që japin leksione në Universitetet më prestigjioze Britanike, e deri tek ata që çdo ditë shkëlqejnë në misionin e tyre si ambasadorë të shkëlqyer të vlerave shqiptare, në Londër apo jashtë saj.

Thua kërkohet shumë nga shkëlqesia që ai të kujtohej se nuk do të ishte keq që të kishte Shqiptarë të Republikës së Irlandës, nga Skocia, Manchesteri etj etj (kurrën e kurrës që nga vitet ’90 e deri më sot, asnjë ambasador nuk ka cenuar shumë ekuilibra…)

Ka një histori të bukur me Aurel Qirjon, “violinisti i parë në një grup muzikantësh shqiptarë që po njihen në gjithë botën” siç e cilësoi BBC dhe që u bë “share” edhe nga Kryeministri Rama.

Së bashku me Saz’iso bënë atë që, as që e imagjinon ambasadori që mund ta bëjë jo për 4 por as për 44 vjet të qëndrojë në këtë post. Perlat e muzikës shqiptare u transmetuan nga BBC e madje deri tek Financial Times shkori për ta, por Aureli sipas kandarit të ambasadorit “nuk qenkërka i përshtatshëm” për t’u ftuar pritjen e organizuar me rastin e festës së Flamurit. Drejtueset e Shpresa Programme fituese e çmimit të Mbretëreshës, fituese e çmimit “Shqiponja e Artë në Samitin e Diasporës”, e gjithëpranuar si shoqata më e madhe shqiptare në Britani, Qirkoja nuk ka denjuar t’i ftojë në Festën e Flamurit, (organizuar me paratë e shqiptarëve të këtushëm), e madje as të shkonte vetë, apo të dërgonte ndonjë nga stafi kur flamuri me shkabën dykrenore do të ngrihej në një nga minibashkitë e Londrës.

Shkëlqyen me mungesën e tyre të gjithë ata Shkëlqesia i konsideroi “të tjerë”, pra jo të sojit të tij, pedagogë, avokatë, baristerë, fitues çmimesh të ndryshme, sipërmarrës të jashtëzakonshëm, shumë e shumë britanikë miq të shqiptarëve. Thjesht panë që kjo nuk ishte pritja me rastin e festës së Flamurit, po i ngjante një festë private, punë qokash…

Çfarë do të ndodhte që me një të njëqindën e shumës së grumbulluar (sipas informacionit zyrtar ambasadës janë rreth £9000. Ndërkohë po presim faturën) të rezervohej një pritje gjatë gjithë ditës së Ambasadë?

Këtë e di vetëm Shkëlqesia.

Që të mbledhë paratë e shqiptarëve dhe të organizojë festë ku të përçajë shqiptarët këtë e ka bërë vetëm Qirjako Qirko.

Mbetet i gjashti ambasador që presim dhe përcjellim dhe vërtet ndjejmë keqardhje që perceptimi i “të plotfuqishmit” që mund të bëjë ç’të dojë me ambasadën vazhdon të mbizotërojë nën drejtimin e tij.

Komuniteti mbase nuk ia din as emrin, pasi prej rreth dy vitesh përveçse ndonjë qoke, nuk është parë të bëhet ndonjë gjë prej tij.

Më shumë qarkullojnë në rrjetet sociale ndonjë valle e tij, në ndonjë lokal ku kërcet mishi e rakia e kënga tallava, sesa ndonjë aktivitet për të cilin mund të mbahet mend.

Mbase Qirjako Qirko së paku duhet të kujtohet t’i falënderojë këta shqiptarë të mirë që e nxorën faqebardhë, për festën e Flamurit tek ata 2-3 ambasadorë që erdhën atë natë.

(Ku ishte (përfaqësuesi) Marshalli i Mbretëreshës? Sa ambasadorë apo diplomatë të huaj ishin?  Eh mbase kërkohet shumë….)

Me një minimum serioziteti duhej të falënderonte të paktën privatisht këta sponsorizues të kësaj mbrëmje, ashtu si ata të vitit të kaluar që u harruan, se aq kishte, (eh historia e lumit dhe e kalit).

Nuk besohet tashmë se një ndjesë publike do të mund të “shëronte” prerjen në besë, që u bëri qoftë atyre që dhanë para për festën e Flamurit, por që me paratë e tyre përçau komunitetin, ata që dhanë para vitin e kaluar (ka histori të turpshme Ambasada madje edhe me ata që nuk pranuan që të kontribuojnë) apo ata delegatë të vitit të kaluar, që i nisi në Samitin e Diasporës dhe nuk i ftoi në Ambasadë dhe lista vazhdon e vazhdon…

Kushedi çfarë mrekullie duhet të bëjë Qirjako Qirko do ta nxirrte sadopak veten nga qerthulli i ambasadorit të leshtë, që në shqip përkthehet si zyrtaruc i mjerë, dhe që duhet fisnikëri të kuptohet, se posti i Ambasadorit nuk do të thotë se ai është Pronari i Ambasadës, pasi paguhet nga taksapaguesit shqiptarë, asgjë më shumë se një mysafir i përkohshëm…

Posti i ambasadorit më shumë se detyrë është mision. Ndoshta pakkush do të donte ta kujtonte Ambasadorin kur të mbaronte mandatin e tij, si ambasadori i qokave, apo që i hiqte bukur vallet.

 

 

 

 

Tags: edi rama
Previous Post

Thaçi për liberalizimin e vizave: Shteti më proevropian në Ballkan është lënë më i izoluari në Evropë

Next Post

Lidhja Arabe takim të jashtëzakonshëm për Jerusalemin

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Lidhja Arabe takim të jashtëzakonshëm për Jerusalemin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.