Ai ka thënë se kjo çështje nuk është partiake por interes nacional, raporton lajmi.net.
Sipas tij, Kosova është duke u vonuar në këtë çështje.
“Kjo cështje duhet të përfundojë dhe të vazhdojmë me kufirin me Serbinë. Kosova ka kufijtë e saj dhe ata duhet ratifikuar”, është shprehur Veseli.
“Po të pyetesha unë dhe të flisja me emocione si shqiptar kufirin do ta mbroja nga Ulqini e deri në Shkup por tash duhet t’i lëmë pallavrat”, ka shtuar ai.

















