Ai ka thënë se një kërkesë zyrtare ende nuk është bërë zyrtare, por që sipas tij Amerika gjithmonë ka qenë e përfshirë në dialog.
“Nuk është paraqitur edne ndonjë propozim zyrtar për ndryshimin e formatit të dialogut. Ne nuk duhet të flasim ëprrala, Amerika gjithmonë ka qenë disi prapa skenave gjatë këtij dialogu”, theksoi Daçiq, transmeton lajmi.net
Këto deklarime ministri serb i bëri pasi morri pjesë në konferencën e Këshillit Atlantik në Uashington.
Ai theksoi se SHBA ka politika për stabilitet në Ballkan, dhe është e interesuar për ndikim rus.
“Unë kam insistuar se nuk ka stabilitet nëse SHBA-ja nuk ka një interes të përbashkët”, theksoi ai.
Ndryshe në konferencë me titull “Formimi i së ardhmes së Ballkanit në epokën e pasigurisë”, ka marrë pjesë edhe Behgjet Pacolli.















