Britania e Madhe i ka dërguar notë proteste Surinamit për shkak të tërheqjes së vendimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës, citohet të ketë thënë ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq.
“Pa marrë parasysh se disa vende të mëdha thonë se janë miq tanë, duhet të them se njëra këto vende të mëdha, Britania e Madhe, i ka dërguar notë proteste Surinamit për shkak të tërheqjes së vendimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, citon Daçiqin B92, transmeton Koha.net.
“Na gëzon vendimi i Surinamit për tërheqjen e njohjes e po ashtu edhe qëndrimi i Guinea Bisaos që tregon se pushteti aktual është në anën e mbrojtjes së integritetit territorial dhe të sovranitetit të Serbisë”, ka thënë Daçiq.
Sipas tij, dokumenti të cilin autoritetet e Prishtinës e përdorin si argument se Guinea Bisao e ka njohur pavarësinë e Kosovës nuk ka kaluar nëpër procedurat e rregullta legale në këtë vend afrikan dhe autoritetet aktualke të këti shteti e konsiderojnë atë si të falsifikuar (mediat serbe raportuan të shtunën se ai nuk ishte me alfabet cirilik por me alfabet latin, prandaj Serbia nuk e konsideron valid – sqarim i Koha.net).
Daçiq i ka krahasuar njohjet e Kosovës me njohjet e Tajvanit dhe të Saharasë Perëndimore dikur.
“Në dritën e zhvillimeve në Katalonjë, në botë ka gjithnjë e më shumë pikëpamje që flasin për pasojat e njohjes së pavarësisë së Kosovës e Metohisë. Tajvanin një kohë e kishin njohur 70 vende, por shikoni sa është numri i tyre sot. Edhe Jugosllavia e kishte njohur Saharanë Perëndimore, por e kishte tërhequr atë njohje”, është shprehur Daçiq.
Institucionet shtetërore të Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë njoftim për notën e protestës së Britanisë Madhe drejtuar Sirunamit, për të cilën ka njoftuar ministri i Jashtëm i Serbisë.
























