Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, zv.kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Çështjet Evropiane të Kroacisë, Marija Pejçinoviç Buriç, dhe ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srdjan Darmanoviç, janë takuar në ambientet e Muzeut Arkeologjik në Durrës.
“Trepalëshi i Adriatikut” si format takimi është themeluar në një takim të ministrave të Jashtëm të të tre vendeve, në shkurt të këtij viti në Split, Kroaci dhe takimi i sotëm mbahet në këtë kuadër. Pas takimit ministrat e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kroacisë, do të mbajnë një konferencë për mediat.
Sipas Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, ky takim shërben si një platformë për përpjekje të përbashkëta të hapësirës Adriatike të NATO-s, për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes tre vendeve, si dhe “për një aksion të përbashkët në interes të një rajoni më të siguritë dhe më të ndërlidhur në të gjitha dimensionet.”
Gjatë këtij takimi, ministrat e tre vendeve do të diskutojnë mbi bashkërendimin e përpjekjeve si tre vende anëtare në Aleancën e Atlantikut të Veriut për adresimin e sfidave me të cilat përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor, si dhe për projektet konkrete të vendeve në infrastrukturë, energjetikë dhe turizëm.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















