• Latest
  • Trending
  • All

Një model anglo-sakson, për diversion

30/10/2017

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 7 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Një model anglo-sakson, për diversion

30/10/2017
in Aktualitet, Opinion

Azem Parllaku

Në Shqipëri, ku shteti nuk po e mund dot krimin, Edi Rama, e relativizon përgjegjësinë e tij, duke i bërë fajtorë gazetarët dhe mediat. Në shtetet e kapura nga krimi, sundimtari ka bindje që, e vërteta është veç ajo që, ai thotë se është e vërtetë. Propaganda është sektori më i rëndësishëm në shtetin e kapur nga krimi, dhe nëse ky sektor çalon (sipas konceptiti të sundimtarit), atëherë njerëzit nuk mendojnë më që qeverisja ecën vaj, dhe përgjegjës për këtë janë gazetarët.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Nën akuzë i vendos gazetarët Kryeministri i Shqipërisë, sepse ata, u japin zë të pathënave dhe kallëxojnë mizerjen sociale. “Opinioni Juaj” zoti Kryeministër përpara kujdo që të jepet, as më pak e as më shumë, është titull ekzekutiv. Dhe këtë titull ua bëni gazetarëve! Gazetarët mund të jenë pyetës të këqinj e të bezdisshëm por janë shenjëtarë mjaft të mirë, ta modifikojnë portretin, ndaj mos e dhëntë Zoti, të pësosh fatin e Silvios duke ngrënë ndonjë statujë në fytyrë. Në një vend si Shqipëria, ku Demokracia mbetet iluzion, hipokrizi, ironi, ligësi, zemërim, përçarje, sundim, dhe ku yjet ndriçojnë vetëm për oligarkët dhe politika e diktuar shpërfill të urtët, gazetarët janë të vetmit që i bëjnë diversion retorikës bajate të demagogëve.

Në një shoqëri normale, një sjellje si kjo e Ramës ndaj gazetarëve, konsiderohet dhunë, ashtu siç s’kanë vend në një shtet ligjor gazetarët shantazhues të opinionit, firmave dhe politikës. Në shoqëritë e zhvilluara demokratike, informacioni ka qenë dhe mbetet baza e komunikimit njerëzor, e në këtë kontekst mediat dhe teknologjitë e komunikimit, janë shndërruar në elementin e fuqishëm të ekzistencës së vetë njerëzimit.

Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dita e 3 majit është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen dhe rëndësinë e lirisë së shtypit dhe për t’ua kujtuar popujve dhe qeverive detyrën që kanë në drejtim të respektimit të të drejtës së shprehjes së lirë, që është e garantuar me nenin 19 të Deklaratës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut. Shoqëria njerëzore, sot është bombarduar nga informacioni 24 orë pa ndërprerje. Kronikat, lajmet, opinionet, vijnë drejtpërdrejtë nga vendi i ngjarjes, ndërsa interneti nga ana e tij është shndërruar në një pompë benzine.

Nëse referohemi zhvillimit spektakolar në fushën e komunikimit dhe informacionit, rezulton se sot ka inflacion në këtë aspekt. Shoqëria shqiptare pas një periudhe relativisht të gjatë të totalitarizmit, ka trashëguar tipe organizimi shoqëror, ku ka dominuar modeli i shoqërive të mbyllura, që karakterizohet nga fryma e fshetësisë dhe sekretit. Po kështu shoqëria jonë post-komuniste në stadin aktual të zhvillimit të saj nuk ka arritur ende të ketë media të shkruara dhe elektronike, të ngjashme me modelin anglo-sakson të tyre. Sipas këtij modeli, drejt të cilit kanë synuar dhe kanë hedhur hapa pozitiv mediat shqiptare, (Jo) gjithmonë promovojnë paanësinë, e angazhojnë në mision gazetarë profesionistë, që pavarësisht nga ndienjat e tyre në formulimin dhe transmetimin e lajmit, të jenë të përkushtuar për ndarjen e faktit nga opinioni personal, të jenë të paanshëm në debatin publik rreth çështjeve të ndjeshme, duke patur si detyrë themelore të informojë lexuesit, dëgjuesit dhe teleshikuesit mbi gjithçka pa mbajtur anën e askujt. Ekskluviteti i informacionit edhe pse në tërësi konsiderohet “pronë” e instutucioneve, autoriteteve, organizmave, etj, përsëri janë mediat dhe gazetarët ata që, duhet të jenë të prirur t’i servirin opinionit publik një lajm, apo opinion, jo të rëndomtë, konsekuent, kurioz, të diskutueshëm, diçka që ka të bëjë me ndienjat. Media në thelb është një proçes prodhimi, një mjet i orientuar drejt një qëllimi të caktuar pse jo fisnik, që mundëson riprodhimin e fjalës së shkruar dhe pamjeve për një audiencë kërkesat e të cilës rriten ndjeshëm çdo ditë. Media për nga rëndësia dhe ndikimi që ka në një shoqëri të hapur e demokratike jo më kot është quajtur edhe pushtet i katërt. Zyrtarët janë zgjedhur nga publiku për të bërë vepra të mira, ndërsa mediat investigojnë për të gjetur pikërisht ato që, publiku do deterymisht prej zyrtarëve. Mendësia censuruese e medias në vendin tonë, kryesisht asaj on-line, duke kërcënuar bllokimin pa urdhër gjykate të saj, para disa muajsh u tentua si përpjekja e radhës e brigadave të propagandës të pushtetit. Një paradoks ky, kur mbajmë parasysh se, gjenialiteti i teknologjisë, ka shkuar shumë më larg se sa mendjet e mykura nga censura. Veçanërisht për demokracitë e brishta dhe ato në zhvillim, liria e të shprehurit konsiderohet si mjeti kryesor i llogaridhënies. Zgjedhjet rregullisht mbahen një herë në katër vjet. Qeverisja bëhet çdo ditë, ç’ka do të thotë se po çdo ditë, duhet të ketë shtyp të lirë që t’i mbajë përgjegjës zyrtarët qeveritarë dhe ata publikë. Mediat janë zhvilluar dhe janë bërë thelbësore në gjirin e shoqërive moderne, pasi përmbushin nevojat njerëzore për të marrë bashkërisht informacion e zbavitje dhe pasi përbëjnë “urën lidhëse” kulturore që bashkon persona të ndryshëm me interesa socialë, politikë dhe ekonomik të përbashkët. Por në anën tjetër megjithëse mediat e shkruara e audiovizive kanë botues e pronar , në të vërtetë ata janë pronar e botues vetem përsa i përket anës administrative, pasi lajmi e informacioni që ato percjellin tek publiku bëhet pronë e publikut porsa del nga redaksistë apo studiot e tyre. Bashkimi Europian, ku Shqipëria aspiron, mëse njëherë ka kërkuar prej kësaj të fundit, të demonstrojë se është e zotuar ndaj lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes. Kjo do të thotë të zbatojë ligjet, të përqafojë vlerat universale dhe standardet europiane të lirisë së medias. Gazetarët duhet të kenë një kod qëndrimi të përbashkët etik, të jenë të hapur dhe transparentë ndaj çështjeve të pronësisë së medias dhe ndarjeve politike. Gazetarët nuk duhet të presin që lirinë e shprehjes t’ua japë shteti pasi ajo është thelbi i profesionit të gazetarit. Në Shqipëri media duhet të heqë dorë nga “të qenit e blerë” prej elitave politike me qëllim manipulimin e medias për ndikim politik. Bashkimi Europian ndryshe nga zgjerimet e mëparshme kur në fokus ishin çështjet e administrimit të shtypit në valën e tanishme të zgjerimit me vende potenciale për anëtarësim si Shqipëria, ka nënvizuar se shqetësim është liria e medias dhe liria e fjalës. Liria e medias dhe liria e fjalës zënë vend të rëndësishëm në kriterin politik të Kopenhagës për anëtarësim në BE dhe më pas për standardet e BE-së. Garantimi i lirisë së shprehjes është aq fondamental për Shqipërinë për të pasur një demokraci solide dhe të drejtë, sa edhe garantimi i së drejtës për një gjykim të lirë dhe të drejtë, të drejtës së pronësisë, të drejtës për përfaqësim të lirë dhe të ndershëm. Liria e shprehjes dhe pluralizmi i medias janë në zemër të vlerave të BE-së, kështu duhet të jetë edhe për vendet kandidate si Shqipëria. Shumë nga ligjet në Shqipëri përputhen me standardet e mira evropiane, por zakonisht ajo që mungon është zbatimi. Mungojnë aftësitë strukturore për zbatimin e ligjeve të tilla, si ai për lirinë e informimit. Problemi i vërtetë është te sistemi juridik, i cili nuk është i fortë sa duhet. Praktikisht në vendin tonë, radiotelevizionet publike kanë një prirje proqeveritare dhe kjo u jep koalicioneve në fuqi një avantazh, sidomos gjatë periudhave zgjedhore. Shpeshherë vërehen trysni editoriale nga pronarët e disa mediave. Nuk ka munguar gjithashtu dhuna, fizike ose verbale, kundër gazetarëve dhe zërave të pavarur, gjë që çon në vetëcensurë. Informacioni është pushtet. Pak njerëz mund të përballojnë jetesën, t’iu kërkojnë llogari qeverive të tyre, dhe të edukojnë fëmijët pa një rrjedhë të shëndetshme e të lirë informacioni. Qytetarët kanë nevojë për lajme të sakta, në kohë, si dhe të pavarura të cilave mund t’iu besojnë. Liria e medias i mban shoqëritë dhe ekonomitë të gjalla, energjike dhe të shëndetshme. Kur ndërpritet rrjedha e lirë e lajmeve dhe informacionit, individët dhe shoqëritë vuajnë. Nevoja e Shqipërisë për të luftuar për një shtyp të fortë dhe të pavarur nuk është e izoluar në disa raste, nuk është vetëm qeveria që sulmon, kanos, dhe kërcënon gazetarët. Janë edhe kriminelët, kartelet e drogës, apo fraksionet politike, po kështu dhe elementët terroristë. Kur një gazetar apo media kërcënohet, sulmohet, gazetarët e mediat e tjera vetëcensurohen, e për rrjedhojë nuk raportojnë realitetin. Ndaj është domosdoshmëri që të gjithë aktorët, parlamenti shqiptar, organizatat e medias, si dhe vetë gazetarët, të ecin përpara me një përpjekje të përbashkët për të kryer ndryshimet e duhura që do të çojnë përpara lirinë e medias në Shqipëri.

Post Views: 50
Previous Post

BE reagon ndaj emërimit të të dënuarit për krime lufte në Akademinë Ushtarake të Serbisë

Next Post

Muzika shqiptare në fokusin e Financial Times: Të hipnotizon

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Muzika shqiptare në fokusin e Financial Times: Të hipnotizon

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.